Romani Për Luftën e Dytë Botërore i Sjell Nobelin Për Letërsi Autorit Francez

Modiano, 69 vjeçar, është fëmijë e një babai hebre italian dhe një nëne belge të cilët u takuan në Paris gjatë okupimit gjerman, një histori e cila ndikoi në shkrimet e tij. I botuar në vitin 1968, romani i tij i parë “La Place de ‘Etoile” (Sheshi i Yjeve) ekzaminon anti-semitizmin me një thjerrëz satirike.

Modiano fitoi “për artin e kujtesës me të cilin ai evokoi fatet më të pakapshme të njeriut dhe zbuloi jetën botërore të okupimit”, tha Akademia Suedeze sot në një deklaratë të publikuar në ueb- sajtin e saj.

Librat tjerë të Modianos janë “Missing Person”, “Night Rounds” dhe “Trace of Malice”.

Vitin e kaluar, Çmimin Nobel për Letërsi e mori Alice Munro, tregimet e të cilës flasin për jetët e brendshme të kanadezëve të saj. Fitues në dekadën e fundit ishin edhe shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa në vitin 2010 dhe autori turk Orhan Pamuk në vitin 2006.

Çmimi 1.1 milion dollarësh është themeluar në bazë të vullnetit të Alfred Nobel dhe për herë të parë u dha në vitin 1901. Nobel, zbuluesi suedez i dinamitit, gjithashtu vendosi shpërblime edhe për arritjet në mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.

Madiano është fituesi i 107-të i çmimit për letërsi. Fitues të tjerë të njohur të këtij shpërblimi janë edhe shkrimtarët John Steinbeck, J.M. Coetzee and Naguib Mahfouz.