Pesë Librat që nuk do të Vdesin Bashkë me Marquez-in

“Njëqind Vjet Vetmi” – 1967

Libri “Njëqind Vjet Vetmi”  në mënyrë kronologjike tregon për shtatë gjeneratat e familjes Buendia në fshatin imagjinar të Macondo-s. Kjo përrallë e ciganëve profetikë dhe incestit në dashuri, ka qenë një “bestseller” i menjëhershëm. Kjo e bëri Márquez-in të famshëm, ndërsa letërsinë latino-amerikane globale.

“Vjeshta e Patriarkut”- 1975 

Márquez ka shpenzuar 10 vjet duke bërë kërkime për diktaturat e ndryshme nëpër botë, prej Pinillas deri tek Trujillo dhe prej Franco-s tek Peron-i dhe më pas u përpoq të harrojë çfarëdo që kishte dëgjuar dhe lexuar, duke krijuar një histori të veten të titulluar “Gjenerali i Universit”. Romani hapet me zbulimin e të vdekurve tiranë në pallatin presidencial që janë “më të vjetër sesa të gjithë njerëzit dhe kafshët në tokë apo det”, përpara se të eksplorojë moralin dhe paralizën politike në atë që autori e quajti një “poemë të vetmisë dhe fuqisë”.

“Dashuria në Kohën e Kolerës”- 1985

Frymëzuar nga martesa e gjatë e prindërve të tij, “Dashuria në Kohën e Kolerës” rrëfen dashurinë e Florentino Arizos dhe Fermina Dazas që pengohet nga martesa e Ferminas me një mjek që përpiqej të çrrënjoste kolerën, dashuri kjo që u ringjall tek 60 vjet më vonë. 

“Gjenerali në Labirintin e Tij”- 1989

Kjo ngjarje e muajve të fundit të jetës së Simon Bolivar që pati çliruar Kolumbinë nga sundimi spanjoll në fillimet e shekullit XIX, shkaktoi një stuhi kur o botua për herë të parë në Amerikën Jugore. Duke përshkruar udhëtimin e liderit revolucionar nga Bogota në Kolumbi , García Márquez pikturon portretin e një burri i cili është i dërrmuar fizikisht e mentalisht, duke reflektuar  kështu kujtimet e tij të konflikteve dhe përpjekjeve.

“Historia e një Rrëmbimi”- 1996

García Márquez gjithmonë ka vazhduar të punojë si gazetar dhe kjo ia ka mundësuar atij të mbajë lidhje me botën reale. Këtu ai shqyrton një shpërthim të kidnapimeve të organizuara nga tregtari kolumbian i drogës Pablo Escobar në vitet ’90. 

Shkrimi bazohet në raportimin e The Guardian