Hidhen Poshtë Akuzat Kundër Bob Dylanit

Gjykata franceze të mërkurën ka refuzuar një ankesë të regjistruar nga Këshilli i Kroatëve në Francë, për intervistën e Dylanit dhënë revistës së njohur “Rolling Stone” të versionit frëng.

Gjykatësi ka vendosur se këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan nuk kishin dhënë leje që komentet e tij të publikohen në magazinë.

Në intervistën kontestuese, muzikanti 72 vjeçar kishte nxitur debat të ashpër në Kroaci, pasi kishte krahasuar kroatët me supremacistët e bardhë amerikanë dhe nazistët gjermanë gjatë bisedës për politikën amerikane.

Duke komentuar për tensionet e vazhdueshme në marrëdhëniet e afro-amerikanëve dhe të bardhëve, Dylan tha: “Nëse ke një zot të robërve apo [Klu Klux] Klanin në gjakun tuaj, të zinjtë e marrin vesh atë… Sikur Çifutët që mund të ndjenjë gjakun nazist dhe serbët mund të ndjejnë gjakun kroat”.

Ky koment për kroatët tërhoqi reagime të shumta të lexuesve, duke bërë që disa të akuzojnë muzikantin për njohuri të pamjaftueshme të historisë dhe politikave në Ballkan.

Dylan ka mbajtur dy koncerte në Beograd, njërën në vitin 1991 dhe tjetrën më 2010. Dy vjet më herët, Dylan mbajti koncert edhe në Zagreb.