Nuk Pėrgjigjen pėr Nderimin e Ali Podrimjes

nga  Donjeta Demolli
© Tė drejtat autoriale

Nė tubimin komemorativ kushtuar Ali Podrimjes dy ditė pas vdekjes sė tij, vitin e kaluar, kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės Hivzi Islami thoshte se poeti meritonte t’i ngrihet njė monument nė qendėr tė Prishtinės. Zotimin pėr njė iniciativė tė tillė, ASHAK kishte synuar ta ēonte deri nė fund. Njė gjė tė tillė e kishin menduar dhe planifikuar ta bėnin edhe PEN Qendra e Kosovės, anėtar i sė cilės ishte vetė Podrimja, dhe Grupi i Artistėve tė Kosovės. PEN-i kishte angazhuar skulptorė nga Kosova pėr tė krijuar njė monument pėr nder tė shkrimtarit mė tė njohur tė Kosovės. Por, realizimi i nderimit ngeci nė letrat qė institucionet “nuk i pranuan”. Edhe kur i pranuan, nuk u pėrgjigjėn.

Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės kishte deponuar njė kėrkesė nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit dhe njė nė komunėn e Prishtinės. Nga e para kėrkonte mbėshtetje pėr realizimin e monumentit, ndėrsa nga komuna e Prishtinės sigurimin e njė lokacioni pėr vendosjen e bustit. Kėrkesat ishin dorėzuar nė muajin shtator tė vitit 2012, por deri mė tash asgjė s’ka ndodhur. 

Tė premten, pak ditė para njėvjetorit tė vdekjes sė poetit, ASHAK botoi nėntė vėllimet e veprės sė plotė tė Ali Podrimjes, mbi njėzet e pesė libra tė autorit, botime e ribotime, variante e plotėsime.  

Redaktori i kėtyre ribotimeve tė pėrmbledhura ėshtė Mehmet Kraja ndėrsa redaktor pėrgjegjės i botimeve Ali Aliu.  

“Jemi nė pritje tė pėrgjigjes pėr tė cilėn mendoj se do tė jetė pozitive. Hivzi Islami

Edhe nė kėtė tubim, ASHAK-u pėrsėriti kėrkesėn pėr ngritjen e njė monumenti pėr Ali Podrimjen. Gjithashtu, kėrkoi qė njė institucioni me rėndėsi tė madhe kulturore dhe kombėtare t'i vihet emri i tij.

“Jemi nė pritje tė pėrgjigjes pėr tė cilėn mendoj se do tė jetė pozitive”, tha kryetari Hivzi Islami. 

Por, nė fakt, akademia ende nuk ka pėrgjigje. 

Lendita Juniku Pula, sekretare e akademisė, tha pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se asnjėri nga kėto dy institucione ende nuk i janė pėrgjigjur kėrkesės. 

“Pėrveē zotimit tė kryetarit tė akademisė, nė mbledhjen pėrkujtimore ne kemi dėrguar edhe dy kėrkesa zyrtare komunės sė Prishtinės dhe ministrisė sė kulturės mė 26 shtator tė vitit 2012”. Pasi nuk kishin marrė pėrgjigje, Juniku Pula thotė se nė njė takim me kryetarin e Komunės, Isa Mustafa, i cili ėshtė anėtar i akademisė, ia kanė pėrsėritur kėrkesėn. “Ai na tha se do tė merr parasysh kėtė gjė”. 

“Vitin e ardhshėm, nė pėrvjetorin e vdekjes, do tė ishte e pėrshtatshme qė, bashkė me promovimin e kompletit tė veprave dhe tė inaugurimit eventual tė bustit tė Ali Podrimjes nė ndonjė lokacion tė pėrshtatshėm tė qytetit tė Prishtinės, tė bėhet edhe emėrtimi i njė institucioni prestigjioz kulturor ose i njė veprimtarie kulturore me emrin e poetit Ali Podrimja”, thuhet ndėrkohė nė kėrkesėn adresuar ministrisė. 

"Nė pėrvjetorin e vdekjes, do tė ishte e pėrshtatshme promovimi i kompletit tė veprave, inaugurimit eventual tė bustit dhe emėrtimi i njė institucioni prestigjioz kulturor. Juniku Pula 

Komuna thotė se njė kėrkesė e tillė nuk u ka mbėrritur asnjėherė. Ajo thotė se tė gjitha kėrkesat pėr sigurim tė lokacionit drejtohen nė drejtorinė e urbanizmit  dhe se “aty nuk ka kėrkesė pėr njė gjė tė tillė”. Zėdhėnėsi, Asdren Osaj, i pyetur nėse kėrkesa ka shkuar nė departamentin e kulturės ose nė zyrėn e kryetarit, pėrsėriti se “nuk gjendet njė kėrkesė e tillė nga akademia”. 

“Pėr ta realizuar kėtė [ndėrtimin e bustit], komuna e Prishtinės do tė duhej tė caktonte lokacionin, por njėkohėsisht tė japė edhe kontributin e saj nė ngritjen e bustit dhe pėr rregullimin tė infrastrukturės pėrcjellėse”, thuhet ndėrkaq nė kėrkesėn dėrguar Zyrės sė Kryetarit tė Prishtinės, Isa Mustafa. 

Institucioni tjetėr i cili ka pranuar po tė njėjtėn kėrkesė, ministria e kulturės, konfirmon se kėrkesa u ka shkuar nė shtator tė vitit tė kaluar. 

“Nė shtator tė vitit tė kaluar kemi marrė njė kėrkesė nga ana e ASHAK me tė cilėn ėshtė kėrkuar qė tė nderohet poeti i njohur Ali Podrimja pėrmes njė monumenti, njėkohėsisht jemi informuar qė pėr kėtė gjė ėshtė kėrkuar edhe nga komuna e Prishtinės mbėshtetja dhe lejet e nevojshme”, tha Shkelzen Dragaj, kėshilltar i ministrit.

"Vitin e kaluar kemi marrė njė kėrkesė nga ana e ASHAK, qė ėshtė kėrkuar tė nderohet poeti i njohur Ali Podrimja pėrmes njė monumenti, Shkelzen Dragaj

Por, ministria nuk kishte marrė mundin tė kthente pėrgjigje ASHAK-ut. Ministria thotė se ėshtė e gatshme tė japė mbėshtetje pėr tė nderuar figurėn e poetit, por pėrgjigje nuk kishte kthyer asnjėherė. 

Ajo thotė se pret komunėn pėr caktimin e lokacionit. 

“Ministria ėshtė e gatshme tė japė mbėshtetjen pėr tė nderuar figurėn e Ali Podrimjes dhe presim qė tė ketė njė rrugė mė tė qartė pėr projektin nė fjalė pasi qė tė mirret edhe konfirmimi nga komuna e Prishtinės”, thotė Dragaj. 

Artistėve u mbetet monumenti i nderimit tė Podrimjes nė mungesė tė pėrgjigjes

Njė monument nė formė tė pendės i realizuar nė mėnyrė moderne qė paraqet flakėn e krijimtarisė sė Podrimjes, rreth tetė metra i lartė, ka mbetur nė oborrin e ateliesė sė skulptorit Luan Mulliqi. 

Kėtė monument e kanė punuar Grupi i Skulptorėve tė Kosovės qė, nė bashkėpunim me PEN Qendrėn e Kosovės, kishin kėrkuar nga Qeveria dhe Ministria e Kulturės mbėshtetje pėr tė vendosur atė diku nė oborrin e Universitetit tė Prishtinės. 

Me qėllim nderimin e poetit tė shquar tė Kosovės, ky grup i intelektualėve kishin punuar nė monumentin ku ėshtė gravuar njė varg i Podrimjes ku thuhet “Kryesorja jetėn ta jetosh pa e vrarė. Lum Lumi”.  

“Grupi i Skulptorėve e ka kryer punėn e vet, modeli ėshtė i gatshėm prej 8 metrave, vetėm ka mbetur tė shkrihet nė bronz,Mulliqi. 

Luan Mulliqi, i cili ėshtė njėri nga iniciatorėt e veprės, thotė se kėrkesa ėshtė neglizhuar nga institucionet. Ata kishin bėrė kėrkesė nė qeveri dhe ministri tė kulturės por ende nuk kanė marrė pėrgjigje. 

“Grupi i Skulptorėve e ka kryer punėn e vet, modeli ėshtė i gatshėm prej 8 metrave, vetėm ka mbetur tė shkrihet nė bronz”, thotė Mulliqi. 

Ata janė nė pritje tė mbėshtetjes prej 60 mijė eurove, sa do tė kushtonte shkrirja nė bronz e monumentit. 

As pėr kėtė iniciativė institucionet e Kosovės nuk janė treguar tė gatshėm pėr ta mbėshtetur. 

I kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė, Arianit Bytyqi, Drejtor i Zyrės pėr Informim i Qeverisė sė Kosovės, tha se nuk di pėr njė kėrkesė tė tillė. Ai i tha gazetės tė kontaktojė me ministrin Memli Krasniqin pėr ēėshtje tė kulturės, edhe pse vetė kėrkesa thuhet ka shkuar direkt nė qeveri. 

Ministria e Kulturės pranon se ka marrė edhe kėtė kėrkesė tė tillė, por as kėsaj nuk i ėshtė pėrgjigjur. 

“PEN Qendra mbėshtetet nė vazhdimėsi nga MKRS. Kėtė vit pėr aktivitetet dhe punėt e saj i janė ndarė 10 mijė euro”, tha Shkelzen Dragaj, kėshilltar i ministrit. 

Pavarėsisht kėsaj, Ministria nuk u ka kthyer pėrgjigje PEN-it dhe Grupit tė Artistėve pėr veprėn nė fjalė.

PEN-i ka dėrguar kėtė kėrkesė nė muajin qershor dhe qėllimi i tyre ishte qė kėtė monument ta inauguronin nė njėvjetorin e vdekjes sė poetit.  

“Fatkeqėsisht pas luftės tė gjitha qeveritė kanė njė mungesė tė madhe nė konsumimin e ideve tė intelektualėve dhe krijuesve”, thotė Luan Mulliqi. 

“Kryesisht idetė shkojnė nga njerėzit e politikės, qė kanė forcė me i shty ato pėrmes mjeteve publike financiare qė i disponojnė. Por kur vjen fjala tek kėrkesat e intelektualėve pėr nderimin e poetit mė tė madh qė ka pasur Kosova, nuk janė nė gjendje tė mbėshtesin”.

Poeti Ali Podrimja u gjet i vdekur mė 21 korrik tė vitit tė kaluar nė njė zonė malore, katėr kilometra larg qytetit Lodeve, ku po merrte pjesė festivalin e poezisė

“Voix de la Méditerranée” nė Francė. 

“Isa Mustafa do tė duhej tė angazhohej personalisht”

Artan Muhaxhiri, ligjėrues i sociologjisė sė kulturės, thotė se nė fakt do tė ishte ēudi dhe mrekulli qė nė Kosovė njė projekt i rėndėsishėm kulturor tė kryhej pa komplikime, pa vonesa dhe pa akuza tė ndėrsjella. 

“Rrugėt qindramilionėshe dhe sheshet dhjetramilionėshe ndėrtohen pa mė tė voglin problem procedural, mirėpo projektet kulturore qė kėrkojnė resurse minimale financiare dhe hapėsinore bllokohen me vite pėr shkak tė mosmarrėveshjeve dhe mungesės sė interesimit institucional”, thotė Muhaxhiri. 

“Loja neveritėse burokratike me monumentin nė nderim tė Ali Podrimjes ėshtė njė pėrbuzje qė i bėhet artistit tonė tė madh. Ky monument do tė ishte kthim i njė pjese tė vogėl tė borxhit tė cilin e kemi ndaj veprės sė tij tė madhe artistike”.  

“Loja neveritėse burokratike me monumentin nė nderim tė Ali Podrimjes ėshtė njė pėrbuzje qė i bėhet artistit tonė tė madh.Artan Muhaxhiri

Muhaxhiri shton se kėrkesa zyrtare nuk do tė duhej tė ishte pengesė nė kėtė rast dhe se kjo do tė mund tė zgjidhej brenda pesė minutave nėse do tė ekzistonte vullneti.

“Me dy telefonata - njėrėn nė drejtorinė e urbanizmit dhe tjetrėn nė sekretariatin e akademisė - do tė ishte kuptuar si qėndron puna me kėrkesėn pėr lokacion”, shton ai. 

“Nėse pėr asgjė tjetėr, vetėm pėr hir tė faktit se ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Isa Mustafa do tė duhej tė pėrfshihej personalisht nė kėtė ēėshtje dhe t’ia dedikonte pesė minuta ish-kolegut tė ndjerė - njėrit prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė kulturės bashkėkohore shqiptare”.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Kalendari Kulturor 
    10 Tetor 2014
      Nuk ka ngjarje te ardhshme
     
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Blloku nė Kuvendin e Bllokuar
    Shiko arkivėn