Kusturica Film për “Trafikimin e Organeve” në Kosovë

Kusturica thotë se filmi do të jetë i inspiruar nga librat e romancierit rus Fjodor Dostojevski megjithëse do të përqendrohet në atë që ai e përshkruan si “një nga çështjet më të mëdha të këtij shekulli”.

“Çështja e heqjes së organeve njerëzore, akti më brutal dhe shenja më e madhe e një kthimi në kohërat pagane”, tha Kusturica për agjencinë e lajmeve Tanjug të dielën.

Heqja e dyshuar e organeve në Kosovë u bë një skandal ndërkombëtar pas publikimit të raportit në dhjetor të vitit 2010 nga DickMarty, ish-raportues i të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës.

Raporti pretendon se disa elementë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës HashimThaçi, kishin trafikuar organet e të burgosurve gjatë luftës në fund të viteve të 90-ta.

Një hetim nga ana e një task force speciale të Bashkimit Europian ka filluar në vitin 2011, megjithatë asnjë akuzë nuk është ngritur deri më tani. 

“Kusturica është regjisor që shkruan skenarë për qeverinë serbe dhe ka përkrahur regjimin e Millosheviqit

Shtatë shqiptarë dhe dy të huaj janë duke u ndjekur penalisht në një rast tjetër në Kosovë për dyshimin se kishin joshur dhurues të varfër organesh në klinikën Medicus në Prishtinë me premtimin e rremë se do të paguheshin deri në 15.000 euro, duke hequr kështu veshkat e tyre dhe shitur ato te pacientët e pasur në nevojë.

Kusturica’persona nongrata’ në Kosovë?

Kryetari i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, Lirak Çelaj, ka reaguar ashpër ndaj lajmit që Kusturica do të xhiroje film lidhur me trafikimin e organeve, duke thënë se “ai nuk mund të quhet një artist” dhe duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

“Kusturica është regjisor që shkruan skenarë për qeverinë serbe dhe ka përkrahur regjimin e Millosheviqit. Ai duhet të ndëshkohet si ‘persona nongrata’ në Kosovë”,  tha Çelaj për Koha Ditore të premten.

Ai argumentoi se shoqëria e kosovare duhet të reagojnë fuqishëm ndaj asaj që ai e përshkroi si propagande anti-shqiptare e Kusturicës.

Kusturica ka folur në lidhje me filmin e propozuar disa herë gjatë javës së kaluar, duke thënë që ideja është qëpjesa më e madhe e skenave të xhirohen  në Rusi pasi shumica e komplotit ndodh atje përderisa  skenat e Kosovës do të filmoheshin diku tjetër. 

“Disa madje përpiqen të paraqesin popullin serb si shumë më gjenocidal se Gjermania në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është propagandë vicioze

“Ideja për filmin erdhi  nga një skenar që vajza ime kishte shkruar në një kohë kur të gjithë ne nuk mund të besonim çfarë kishte ndodhur  ndërsa më vonë filluam ta kuptojmë se kjo është ndoshta çështja më e madhe e shekullit,” tha ai.

Ai shtoi se ai në këtë film do t’i duhet të punojëpër tre vitet e ardhshme për shkak se “ky është një projekt i madh dhe kërkon përgatitje të mëdha dhe investime”.

Gjatë një ligjërate për studentët e Universitetit të Nishit më 27 mars, Kusturica ka thënë se Kosova ishte një temë e madhe dhe e paprekur  për letërsinë dhe filmin.

Ai gjithashtu u ankua se shumica e filmave paraqesin imazhin e errët të Serbisë në botë – “edhe Hollywood-i ka bërë filma me yjet e mëdha të filmit siç janë Richard Gere dhe Penelope Cruz, për të mos përmendur filmin Angelina Jolie ‘Në tokën e gjakut dhe mjaltit’”.

Sipas tij, të gjithë këta filma kanë dështuar pasi “është e pamundur që puna e madhe artistike të bazohet në fakte false”.

“Disa madje përpiqen të paraqesin popullin serb si shumë më gjenocidal se Gjermania në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është propagandë vicioze. Nuk dua t’i mbroj krimet e askujt, duke përfshirë edhe ato serbe, por unë nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të krahasojë ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore me ato që kishin ndodhur gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë”, përfundoi Kusturica.

Aktualisht Kusturica po përgatitet për xhirimin një filmi tjetërme titull “Dashuria dhe lufta”, në të cilin do të aktrojë Monica Bellucci si dhe vetë Kusturica.

Shkrimi bazohet në raportimet e BIRN-it, Tanjug-ut dhe Kohës Ditore.