Furra “Pronto”

1. ENT. FURRË BUKE. DITË.

Bukëshitësi, një burrë rreth 50 vjeçar, i lyer i tëri me miell. Në kokë mban një kapele të bardhë furraxhish. Cingëron telefoni dhe ai përgjigjet. Ai flet nën hundë.

BUKËSHITËSI:

Pronto!

ZËRI I:

Hej, amico, qysh je allahile? 

BUKËSHITËSI:

Hej, maestro, mirë, mirë, tu shitë bukë.

ZËRI I:

A po të shitet buka?

BUKËSHITËSI:

Po, po shitet. E ha bukën fortë ky mileti jonë, hehehe!

ZËRI I:

E mileti jonë nuk zgjedh shumë, ha çdo gjë. Është milet i mirë he na rroftë!

BUKËSHITËSI:

Na rroftë!

ZËRI I:

A po më doket a të paska ndryshu zani? Po fol si nër hun’.

BUKËSHITËSI:

Po, mu kanë mbush me mill, bre shef. 

ZËRI I: 

Valla bre i piiiip nane je. I futë hundët kudo ti, edhe ne thes të millit. 

BUKËSHITËSI:

Heheheheh! Po, po duhet o shef i dashtun. Pa e futë hunën s’mun po nxjerr kurrgja.

ZËRI I:

Ani, ani veç fute ti, por mos le edhe ty me ta futë t’tjerë. E ruju prej atij vëllait tan’, se ai naj futë të dyve.

BUKËSHITËSI:

Na e futë me lënë na, hehehe! Po, ti a harrove që unë jam ai i piiiip nane, që nuk lá kujt pa ia futë, por me ma futë s’munet kush.

ZËRI I

Po, po e di çka je ti, por ruju se po ti djeg buktë ai.

BUKËSHITËSI merr erë:

O shef vallahi diçka po vjen një erë, po më doket mu djeg buka. 

ZËRI I:

E të thash se unë ja nij erën larg.

BUKËSHITËSI:

Valla bre shef edhe ti je i piiip nane.  Tung se ika se era shkrumë.

Bukëshitësi e lëshon telefonin dhe vrapon jashtë. Duke dalë cingëron telefoni përsëri.

BUKËSHITËSI bërtet andej nga dalja:

Hej, kshyrni more buktë se na u djegën!

Afrohet te telefoni dhe përgjigjet.

ZËRI II:

Pse more i piiip nane nuk e çelë teefonin? Çka hamamin po bën?

BUKËSHITËSI:

Hehehe! Bukë po bëj për pop’llin e untë.

ZËRI II:

Po futja more pop’llit, po çomi nja 5 bukë se diqëm uni e s’kemi hangër qe katër sahat.

BUKËSHITËSI:

A ta shti edhe pak suxhuk n’to?

ZËRI II:

Shtin qa t’dush, veç shpejt e mos u vono se vallahi t’baj suxhuk ty masanej.

BUKËSHITËSI:

Heheheh! U kry shef, menjëherë. 

ZËRI II:

Edhe thuj atij që i pjek buktë le ti pjek mirë se krejt qull’ po i len.  S’asht kah të ngon hiç.

BUKËSHITËSI:

O more shef, po unë jam ai i piiip nane që krejt venin e mbaj me bukë. E buktë ja bahen qysh tham unë ja hiç.

ZËRI II:

Vallahi bani mirë se vi unë aty e ia piiip nanën atij e ty e krejtëve! Edhe shpejtë nismi buktë te unë edhe nja dy pyca.

BUKËSHITËSI:

U kry shef!

E lëshon telefonin, fshinë djersët nga balli.

Ben Apolloni

 

BUKËSHITËSI:

Uh, banditin e nanës, të mbetshin në fyt!

Derisa ai del pas banakut ku merr një qese dhe i futë bukët e ndërkohe thërret me ia sjell dy pizza, në furrë futet një vajzë e re, me take të larta që ecën sikur në “këmbë të huaja”. Ajo kur flet i zgjatë zanoret dhe tërë kohën fut gishtat në hundë dhe “I pastron”.

BUKËSHITËSI:

Pronto! 

VAJZA:

Mirëdita, qysh jeeeni? A jeeeeni miiirë?

BUKËSHITËSI:

Mirë, mirë. Urdhno kojshike?

VAJZA:

M’paska marr malli mer ardhë me ble bukë te ju… sa eraaaaa e mirë që vjeeeen, hëëëëëmmmm!

Në furrë hyn bukëpjeksi që i sjell dy pizza.

BUKËPJEKËSI:

Shef bre na myti era e vycysë. Duhet me pastru.

BUKËSHITËSI:

Hajt se i pastrojmë, mos na shurdho!

I le pizzat dhe del.   

VAJZA:

Ë,ë,ë… sa mirë ia bane. ( Fut gishtat në hund dhe llomin që nxjerr e hedh me anash. Dëgjohet zhurma e një xhami që thyhet andej nga ajo hedh llomin).

BUKËSHITËSI:

Ke hup bre kojshike. Prej  se ia nise me shku aty n’kodër i harrove kojshitë e moçëm. 

VAJZA:

Jo bre kojshi, nuk harrohen kojshitë e moçëm edhe dashuria e parë.

BUKËSHITËSI:

Hë, a paske provu dashurinë, a? 

VAJZA:

Jo, more kojshi shfarti… hala jam e virgjër unë.

BUKËSHITËSI:

Ja, kojshike hiç s’po besoj. 

VAJZA:

Ë,ë,ë,ë,ë…he bre kojshi qe m’knaaaaqe. Po mos besofsh, hajde e veeeeti krejt kolegtë e mi që m’kanë prooooovu e ata ma s’miri t’kallxojnë që jaaaaam e virgjër.

Cingëron telefoni. Bukëshitësi e merr telefonin.

BUKËSHITËSI:

He kuna lodhen më këto telefona, bre. Pronto!

ZËRI II:

O ti piiip nane, edhe sa duhet me pritë për qato pyca e qato bukë, a?

BUKËSHITËSI:

Tu ardhë janë, shef. Janë nis. 

ZËRI II:

Ishalla mrrijnë ma shpejtë se vallahi vi unë atje e të ha ty, si bukë.

Bukëpjekësi e lëshon telefonin. Duket shumë i frikësuar. Vajza i afrohet e shikon. I merr erë. Ai largohet. Shihet që pantollat e tij të bardhë janë zverdhur prapa.

VAJZA:

Kojshi, koke zhyyytë mbrapa.

BUKËSHITËSI:

Eh, duhet me i ndërru uniformat na furraxhitë. Në ditë të sotit nuk ban me vësh sene t’bardha.

Dritat fiken. Duartorkitje e fishkëllima miratimi nga ana e spektatorëve. Në lozhën e teatrit shihet drejtori që grimcon thonjët dhe qesh ndër vete. Publiku me fara nëpër dhëmbë e cigare në gojë duartrokasin. Aktorët dalin në skenë sipas radhës- rëndësisë së tyre ne shfaqje. Publiku duartroket me adhurim. Duartrokitjet janë aq të forta sa duket sikur u bien daulleve. Cigaret e farat u bien për tokë. Drejtori zgërdhihet në lozhën e tij.

2. EXT. PARA TEATRIT. NATË.

Publiku i knaqur del nga teatri. Dalin duke folur e duke bërtitur. Largohen të gjithë. Qetësi. Kalim kohor.

3. EXT. PARA TEATRIT. NATË.

Pas 20 minutave. Nga teatri shihet që del tym. Njerëzit shohin andej dhe nuk bëjnë asgjë. Nga teatri fillon të dal flakë. 

4. ENT. ZYRË E DREJTORIT TË TEATRIT. NATË.

Drejtori futet në zyrë me nxitim. Dhe me telefonin që mban në dorë flet me dikë.

DREJTORI që ka një të folur artificial:

Alo, alo… Shërbimi i zjarrfikësve. Ju lutem, teatri ynë po digjet.

ZËRI I ZJARRËFIKËSIT:

Pse po digjet?

DREJTORI:

Sepse… patëm një shfaqje shumë të mirë sonte, të mrekullueshme, që e ndezi publikun por si duket ishte aq e mirë sa e ndezi edhe teatrin krejt.

ZËRI I ZJARRËFIKËSIT:

Mirë shumë. Urime!

DREJTORI:

Faleminderit! Por ju lutem të intervenoni e ta fikni zjarrin se do të na bëje shkrumb e hi. Do të behët katrahurë fare.

ZËRI I ZJARRËFIKËSIT:

Jo, mos keni dert se sa i dëgjuam lajmet në TV dhe thanë se do të bie shi e shiu e shkymë zjarmin… mos u bëni merak hiç.

5. EXT. PARA TEATRIT. NATË.

Teatri digjet, kurse njerëzit vetëm e shikojnë. Drejtori është mes turmës. 

DREJTORI:

Ah, gjithmonë e kam ditur që nuk duhet tu besojë lajmeve, gazetave… Nuk do të bie shi.

Teatri digjet. Kuadri ngadalë errësohet.

FUND