Kur Filluam tė Shikojmė Kush Ēfarė Ėshtė...

Bekim dhe Branka Fehmiu nė njė mbrėmje, si tė martuar, nė Beograd.Bekim dhe Branka Fehmiu nė njė mbrėmje, si tė martuar, nė Beograd.
nga  Jeton Musliu
© Tė drejtat autoriale

...pikėrisht atėherė ndodhi ajo qė ndodhi nė ish-Jugosllavi, thotė Branka Petriq-Fehmiu, gruaja e aktorit mė tė madh shqiptar tė ndjerit Bekim Fehmiu, nė njė intervistė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. Dhe, tregon ajo, aktori e parandiente gjakderdhjen qė mė 1982 teksa i shkruante njė letėr nga Prishtina.

E veshur me shijen e njė zonje qė vazhdon tė luajė nė teatėr, me pallto, shall e kapele krem, me pak vonesė, Branka Petriq-Fehmiu vjen nė “Zvezdara Teatar”.

Ėshtė teatėr i vogėl por me prestigj. Branka ka luajtur aty shpesh ndėrsa herėn e fundit, nė njė shfaqje tė dhėnė vitin e kaluar. Ende luan, por tani ėshtė nė moshė, 74 vjeēe -- aq sa jetoi Bekim Fehmiu -- dhe prandaj i ka reduktuar paraqitjet.

Me vete ka marrė kapelėn e aktorit nė rolin kryesor te “Skupljači Perja” i njohur nė shqip si “Mbledhėsi i puplave” dhe njė revistė tė kohės qė mban titullin “Pėrgjithmonė” nė ballinė me foton e Bekim Fehmiut.

Ėshtė ai roli i hokatarit cigan qė tregon pėr jetėn e kėtij komuniteti - alkoolin, dhunėn, kėngėn e dashurinė - dhe qė ofron atė pamjen e tij tė paharrueshme, tė delirit, kur hedh puplat e mbledhura nga kamioni...Thonė se edhe nė njė ndejė krejt tė zakonshme, shumė vjet mė vonė, nė Prishtinė, e pati thyer gotėn njėjtė si nė film me tė dėgjuar kėngėn “Xhelem, xhelem...”.

foto 
Kapela nga "Mbledhėsi i puplave" 

 

“Ky film ia hapi rrugėt nė botė”, thotė Branka, duke shpjeguar pėrzgjedhjen qė kishte bėrė. Kapela ėshtė e nėnshkruar prej aktorėve tjerė qė kishin luajtur nė film, mė 1967. Filmi kishte marrė disa ēmime nė festivalin Cannes.

“Kur u kthye nga Cannes e patėn pritur si hero”, kujton Branka. “Tėrė Jugosllavia ishte gėzuar pėr suksesin e filmit”.

Atėherė, Bekim Fehmiu ishte 31 vjeē. Por sado e madhe fama qė po i vinte me shpejtėsi, ai u martua me Brankėn, vetėm njė vit mė vonė, dhe e njihte qė para se tė shkonte ushtar.

Ofertat pėr politikė:

Shumė gjėra janė treguar pėr Bekim Fehmiun, por asnjė njeri nuk e ka njohur atė mė mirė se ajo.

Nė librin e dytė “Shkėlqimi dhe Trishtimi”, qė ėshtė vazhdim i auto-biografisė sė botuar nė tetor tė kėtij viti, Bekim Fehmiu pėrmend se ka pasur oferta nga parti politike pėr t’iu bashkangjitur atyre.

A dinit ju, Branka, pėr ē’parti bėhet fjalė?

“Nuk e di”, thotė ajo. Tė jepet pėrshtypja se ndoshta edhe po ta dinte nuk do tė kish treguar. Sepse ajo prezanton njė foto tjetėr pėr Bekimin.

“Nuk donte (v.j. tė hynte nė politikė). Donte tė ishte tėrėsisht i lirė”, thotė ajo.  “Nuk dėshironte t’i pėrkiste askujt”.

Me tė njėjtin shpjegim ajo pėrgjigjet edhe pėr arsyet se pėrse Fehmiu, i cili aktroi nė shumė gjuhė e vende, nuk luajti kurrė ndonjė rol nė shqip. 

“Nuk duhet shikuar kėtė si pėrbuzje. Nuk ka pasur rast”, thotė Branka. “Absolutisht se ai ėshtė shqiptar. Por po harroni se ne kemi qenė nė Jugosllavi. Ai u ka takuar tė gjithėve”.

“Kur filluam tė shikojmė se kush ēfarė ėshtė, ndodhi ēfarė ndodhi”, reflekton Branka, pėr zhvillimet dezintegruese nė Jugosllavi qė pasuan duke filluar mė 1989.

foto 
Branka Petriq-Fehmiu 

 

Madje, thotė Branka, Fehmiu e ka ruajtur me xhelozi emrin dhe identitetin e vetė shqiptar.

“Shumė herė kanė dashur t’ia ndėrrojnė emrin”, kujton Branka, duke pėrmendur rastin kur producenti italian Dino Laurentiis i kishte thėnė se duhet ta ndryshojė emrin, qė t’i vendoset shkronja ‘R’, sikurse te Marlon Brando, Merlin Monro e shumė aktorė tė njohur tė asaj kohe, “sepse nė Hollywood kėshtu funksionon...”. 

“Tri herė i kanė thėnė, por nuk ka pranuar”, tregon ajo pėr rrethanat e angazhimit nė filmin “Avanturisti”. “Xhirimet janė ndėrprerė dhe Bekimi u ka thėnė se nuk ndryshon emrin, e nėse nuk duan, le ta ndėrrojnė aktorin. Nė fund ata lėshuan pe”.

Aktori gjithmonė jep nga shpirti i tij. E vjen njė ditė kur pret qė edhe tė tjerėt t’i japin vendin e merituar. Branka shpreson se kjo ka ndodhur me Fehmiun dhe shton se ai ka arritur gjithēka nė jetėn e tij. “Por ai thoshte se duhet kėrkuar shumė nga vetja, e nga shoqėria, rrethi e shteti mos kėrko asgjė”.

Tango:

Aktrimi ishte profesioni i Bekim Fehmiut, por kėrcimi tango, thotė Branka, ishte pasioni i tij.

“Kėrcente shumė bukur tango”, tregon ajo. “Mė bėhet se shqiptarėt dinė nė pėrgjithėsi tė vallėzojnė mirė”.

Ajo tregon se aktori madje kishte edhe oferta qė tė shkonte nė njė shkollė vallėzimi nė Argjentinė dhe qė ta linte aktrimin.

“Mė ka mėsuar edhe mua”, thotė Branka. “Pastaj sukseset dhe gėzimet i kemi festuar duke vallėzuar sė bashku”.

foto 
Ky njeri dinte tė ta mėsonte tangon 

 

Pėrveē marrėdhėnies sė tij si aktor me publikun, ai ishte edhe njė burrė qė e bėnte gruan tė ndihej mirė.

“Kishim njė jetė normale”, thotė ajo. “Por nuk ka fjalė qė e pėrshkruan saktėsisht jetėn pas tij. E as nuk dua t’i gjej ato fjalė”.

Ka vetėm njė gjė tė cilėn ajo do tė donte ta bėnte nė tė gjallė tė burrit. “Ndoshta sikur tė isha mė e vendosur e tė udhėtoja mė shumė me tė”.

Anija:

Branka Petriq-Fehmiu rrudhė fytyrėn kur reflekton pėr ato familje qė thonė se gjithēka nė jetėn e tyre ėshtė vetėm “mirė, mirė, mirė”.

“Jeta jonė ishte si anija e cila lundron me velė dhe nganjėherė duhet t’i japėsh me lopata”, thotė ajo.

“Ndonjėherė ajo dukej sikur do tė fundosej, por ne gjithmonė kemi arritur ta ēojmė deri nė port - e aty ajo rregullohet qė tė lundrojė sėrish nė jetėn e bukur”.

Nė kėtė anije, ishte edhe njė spirancė. “Ajo ishte dashuria qė Bekimi kishte”.

foto 
Familja e re Fehmiu 

 

Ky ėshtė pėrshkrimi i saj pėr aktorin i cili nė filmin “Avanturisti”, nė anglisht, nė njė skenė i thotė babait tė tij “gėzuar pėr patriotizmin” e ky i fundit ia kthen “pėr vashat e kuajt”. Si i biri, si babai. Mė vonė, nė stilin e njė maēoje, ai paraqitet nė shtrat duke vendosur telefonin mbi prapanicėn e njė femre tė bukur dhe duke shikuar nė dorėn e saj pėr tė parė se sa ishte bėrė ora.

“Mė kanė lodhur duke mė pyetur se e kam qenė xheloze ndaj Bekimit…”, thotė ajo, duke u ēuditur me kėso pyetjesh. Jeta, nė vėshtrimin e saj, nuk ėshtė dhe nuk duhet tė jetė thjesht lineare.

Por pėr tė dėshmuar dashurinė qė Bekimi kishte pėr tė, Branka thotė se shumė burra u thonė grave ta ndryshojnė mbiemrin kur tė martohen. “Ai mė pati thėnė ‘bėj ēka tė duash…ke luajtur qe tetė vjet nė teatėr me emrin e vajzėrisė’”, kujton Branka, e cila nė dokumente mban mbiemrin Petriq-Fehmiu.

Nėna:

Bekim Fehmiu ka dashur shumė tė krijojė njė karrierė ndėrkombėtare, thotė gruaja e tij, por po ashtu ka punuar pėr rehatinė e nėnės.

“Shkonte te ajo kurdo qė i jepej mundėsia”, thotė Branka. “Ėshtė ngutur t’ia ndėrtojė edhe shtėpinė”.

“Mė vjen keq qė vetėm nuk kam arritur tė mėsoj shqip...sa herė shkoja, tė gjithė flisnin serbisht”.

Tani Branka Petriq-Fehmiu jeton vetė me djalin e vogėl, Hedonin. I madhi, Uliksi, jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

foto 
Bekim Fehmiu me djemtė Hedonin dhe Uliksin 

 

“Jam e bekuar qė kam dy fėmijė”, thotė Branka pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “Bekimi donte dymbėdhjetė, por i thash se duhet tė jemi tė lumtur me dy. Ndoshta mė vjen keq qė nuk patėm tre fėmijė”.

“Mahnitem se si ka mundur qė nėna e tij tė jetė komandant i mirė e tu dhurojė dashuri tetė fėmijėve qė kishte!”, thotė ajo

Shkoi i vendosur edhe nė vdekje:

Nė korrik 2010, Bekim Fehmiu i dha fund jetės duke u vetėvrarė me revole. Sipas amanetit tė tij, hiri i qe hedhur nė lumė nė Prizren.

“I dha fund jetės ashtu sikur qė jetoi”, thotė Branka. “Ishte i vendosur e kurrė me dy mendje”.

Kėshtu, thotė ajo, kishte vepruar edhe nė momentin kur vendosi tė mos aktrojė mė nė teatėr. Nė vitin 1987, braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” nė Beograd. Dhe nga ai moment nuk doli kurrė mė nė skenėn e teatrit.

“Folėm mė parė pėr anijen. E hodhi spirancėn dhe kaq. Mbaroi”, thotė Branka.

Nė librin “Shkėlqimi dhe Trishtimi”, Fehmiu elaboron braktisjen e skenės, tregon Branka. 

“Shkruan se nė vitet e 80-ta po fillon njė propagandė e madhe anti-shqiptare. Atėherė e braktisi skenėn kurse nė vitet 90-ta edhe karrierėn ndėrkombėtare nė film”.

Nė kėtė kohė, Branka dhe ai i kishin larguar fėmijėt e tyre nga Serbia pėr t’iu shmangur shėrbimit ushtarak dhe luftėrave qė kishin shpėrthyer nė ish-Jugosllavi.

“Ka pasur besim tė madh nė njeriun si njėri, e pėr njė moment, filloi t’i rrėnohet ai besim”, kujton Branka.

“Thoshte se fjala pėr aktorin ėshtė gjithēka”. Por i ndodhur nė pozitė kur nuk mund tė ndryshonte asgjė dhe i bindur se nuk do ta dėgjonte askush, Fehmiu zgjodhi heshtjen.

“Vetėm kur shkoi nga kjo botė, njerėzit e kuptuan domethėnien e heshtjes sė tij”.

foto 
Me mbesėn, Nika 

 

Branka thotė se e ruan njė letėr tė shkruar nga aktori nė vitin 1982, kohėn kur ai kishte shkuar ta vizitojė familjen nė Prishtinė.

“Ai parashikon se do tė ketė gjakderdhje dhe se do tė ndodhė diēka e tmerrshme”.

Kjo letėr nuk ėshtė pėrfshirė nė librin e botuar javė mė parė me kujtimet e Bekim Fehmiut. “Nuk e publikuam sepse gjatė leximit tė librit, mund tė gjesh gjėra tė pėrafėrta me letrėn”.

Branka thotė se Bekim Fehmiu e donte “jashtėzakonisht shumė” popullin e tij shqiptar. Thotė se ka lėnė shumė gjėra prapa, tė cilat do tė donte t’ia dhuronte Prizrenit nėse nė kėtė tė fundit merret ndonjė nismė pėrkatėse.

“Kur jam duke pėrzgjedhur fotografi pėr ekspozitė apo librin, them me vehte ‘..ah more Fehmi sa nė telashe me kė lėnė, mė ndihmo, ēfarė tė bėj’”, shprehet ajo.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 9 Komentet)

     Kalendari Kulturor 
    01 Gusht 2014
      Nuk ka ngjarje te ardhshme
     
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gjilani para dhe pas shiut
    Shiko arkivėn