Bota Mbron Performuesit

Foto: state.gov | Larry Hagman nė rolin e J.R. Ewing, Seriali Dallas. Foto: state.gov | Larry Hagman nė rolin e J.R. Ewing, Seriali Dallas.
nga  Artan Mustafa
© Tė drejtat autoriale

Dyzetetetė shtete, pėrfshirė SHBA-nė, kanė nėnshkruar njė traktat pėr forcimin e mbrojtjes sė tė drejtave tė performuesve audio-vizualė - qė konsiderohej njė nga fushat mė tė pambuluara moderne.

J.R.Ewing si dhe problemet e tij me familjen e biznesin pritet tė rikthehen nė ekranet televizive amerikane pėrmes serialit Dallas, i njohur nga vitet 1978 dhe 1991.

Dallas, How I Met Your Mother, Kafeneja Jonė dhe mijėra vepra tė ngjashme tani rregullohen me Traktatin e Pekinit, qė rezultoi nga njė konferencė multilaterale e pėrmbyllur mė 26 qershor nė kryeqytetin e Kinės, njėrit prej tregjeve mė tė mėdha me probleme tė keqpėrdorimit tė pronės intelektuale. 

Traktati i fut performuesit audio-vizualė pėr herė tė parė brenda kornizės ndėrkombėtare tė sė drejtės sė autorit, thotė Agjencia Botėrore pėr Pronėn Intelektuale (WIPO).

Performues janė cilėsuar aktorėt, kėngėtarėt, muzikantėt, valltarėt dhe personat tjerė qė aktrojnė, kėndojnė, prodhojnė recitojnė, luajnė, interpretojnė ose nė ndonjė formė tjetėr performojnė vepra letrare, artistike e tė folklorit.

Nėnshkruesit kanė thėnė se e kanė ndėrmarrė iniciativėn pėr tė vendosur njė balance midis tė drejtave tė performuesve si dhe interesit mė tė gjerė publik, duke nisur nga arsimimi, kėrkimi dhe qasja nė informacion.

Sipas WIPO-sė, Traktati i Pekinit do tė forcojė tė drejtat ekonomike tė aktorėve filmikė si dhe performuesve tjerė dhe mund t’iu krijojė atyre mė shumė tė ardhura si dhe mundėsi pėr tė mbrojtur veprat e tyre nga keqpėrdorimi.

“Pėr herė tė parė kjo do t’iu sigurojė performuesve mbrojtje nė ambientin digjital dhe nga pėrdorimi i pautorizuar i performancave tė tyre nė televizione, filma e video”, tha WIPO.

Traktati i plotė mund tė gjendet nė kėtė dokument, nė gjuhėn angleze. 

Ndėr tė tjera, ai u jep performuesve mbrojtje pėr sė paku 50 vjet qė nga data kur vepra e tyre ka marrė formė. 

Performuesit gėzojnė tė drejtėn morale qė tė identifikohen si performues tė shfaqjeve tė tyre, qė tė kundėrshtojnė shtrembėrimin, gjymtimin ose format tjera tė modifikimeve tė veprave tė veta.

Ata do tė gėzojnė tė drejta tė plota tė autorizimit tė shfaqjeve tė tyre pėrfshirė tė transmetimit dhe komunikimit tė veprave tė paplota si dhe tė transmetimit tė shfaqjeve tė pėrfunduara.

Po ashtu, performuesit kanė tė drejtė tė plotė tė autorizimit tė bėrjes publike tė versioneve origjinale dhe kopjeve tė veprave tė tyre pėrkatėse pėrmes shitjes ose transfereve tjera tė pronėsisė. Ata gėzojnė tė drejta ekskluzive edhe pėr tė autorizuar ripodhrimin direkt ose indirekt tė kėtyre shfaqjeve.

Drejtori i Pėrgjithshėm i WIPO-sė, Francis Gurry, tha se ky zhvillim i rėndėsishėm nė tė drejtat e autorit ėshtė rezultatet i sistemit multilateral. “Traktati i Pekinit ėshtė njė hap i madh nė mbylljen e vakumit nė sistemin e tė drejtave ndėrkombėtare pėr performuesit audio-vizualė dhe reflekton natyrėn bashkėpunuese tė sistemit multilateral”, tha ai.

Nė konferencė merrnin pjesė pėrfaqėsues tė 156 shteteve, 6 organizata ndėrqeveritare dhe 45 ojq. Deri mė tash 122 shtete e kanė nėnshkruar aktin final tė traktatit, ndėrsa 48 e kanė nėnshkruar vetė traktatin.

Blogeri i Shtėpisė sė Bardhė, Quentin Palfrey, tha se delegacioni amerikan kishte luajtur njė rol udhėheqės nė negocimin e traktatit qė e quajti “si hap tė madh pėrpara nė mbrojtjen e tė drejtave tė aktorėve tė filmit dhe televizionit nė gjithė botėn”.

“Traktati do tė ndihmojė mbrojtjen e tė drejtave tė performuesve nga pėrdorimi i paautorizuar i shfaqjeve tė tyre nė televizione, filma e video”, shkroi ai.

Sipas Departamentit Amerikan tė Shtetit, ka rreth 150,000 aktorė profesionalė nė industrinė e performancave audio-vizuale nė kėtė shtet.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn