Foto: Ilustrim

Zënka në ‘Facebook’ Përfundon me Përleshje Fizike

Policia e Kosovës njofton për një incident që ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit dje rreth orës 16:30.

Sipas raportit të përditshëm policor, tre të dyshuar pas një zënke të filluar në rrjete sociale janë përleshur edhe fizikisht.

Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur dhe mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka edhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si “lëndim trupor”.