Me Biçikletë nga Brukseli në Zagreb

Javën e kaluar Kroacia festoi përvjetorin e njëzetenjë të pavarësisë.

Vitin e ardhshëm, përpos përvjetorit të pavarësisë, ish-republika jugosllave do të festojë edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në të njejtën kohë, me biçikleta kryesisht “Audax” – të përshtatshme për terrene të vështira, një grup i vogël entuziastësh tëçiklizmit do të nisen nga Brukseli për në Zagreb për të shënuar antarësimin e Kroacisë në BE.

“Iu deshën 10 vjet Kroacisë për t’u bërë pjesë e BE-së, do të na duhen 10 ditë për të shkuar me biçikleta nga Brukseli ne Zagreb”, thotë Thomas Moens, iniciator i idesësë udhëtimit, njëkohësisht çiklist amator.

I apasionuar pas njerëzve, gjuhëve dhe kulturës së Ballkanit Perëndimor, Moens po përgatitet për udhëtimin më interesant të jetës së tij.

Si student i historisë së Ballkanit në Universitetin e Gentit dhe njohës i serbo-kroatishtes, antarësimin e Kroacisë në familjen evropiane ai e sheh si hap të rëndësishëm për rajonin dhe për BE-në në përgjithësi.

“Për shumë njerëz këtu në perëndim Kroacia ende asocohet me luftrat në Jugosllavi. Është mirë që gjërat po ndryshojnë”.

foto  
Thomas Moens  

 

Thomas Shpreson që pas Zabrebit, nga Brukseli të niset edhe për Prishtinë, Sarajevë, Beograd e Shkup.

Ideja për të bërë diçka të tillë i erdhi natyrshëm. Nuk është hera e parë që udhëton drejt Zagrebit. Ka vizituar pjesën më të madhe të Kroacisë dhe Vojvodinën. Është fascinuar me spontanitetin e jetës, dinamikën joperëndimore të jetës dhe raportet ndër-njerëzore.

Por, herën tjetër Thomas nuk do të udhëtojë me aeroplan. Ai po bën gati tendën, hartat, pajisjet shtesë të biçikletës dhe gjërat tjera të nevojshme për të siguruar gjumin e nevojshëm përgjatë 10 ditëve.

Një makinë të vogël gatimi do ta ketë me vete dhe thotë se deri vitin e ardhshëm do tëmësojë të gatuaj.“Shumica e meshkujve në  Belgjikë janë po aq tekanjoz dhe të paaftë në kuzhinë sa meshkujt ballkans”, thotë duke ironizuar me raportet gjinore në të dyja vendet.

Shumë njerëz e pyesin nëse iniciativa e tij financohet nga ndonjë institucion i BE-së apo Kroacisë. Thomas thotë se po e bën krejt për qejf. Për të është një përvojë ndryshe dhe interesante.

Përpos të dashurës së tij më origjinë kroate, atij i kanë rrëmbyer zemrën edhe ajvari, sarmat, rakija, mezet dhe peshku i zgarës në Split.

“Shpresoj që Zabrebi të mos jetë destinacioni i fundit i zgjerimit të BE-së. Do të doja shumë ta bëja të njejtën për Sarajevën, Prishtinën, Beogradin apo Shkupin”.
Ai ka hapur një llogari në twitter “Balkan Express” përmes së cilës mundohet t’i bëj reklamë iniciativës së tij.

“Për momentin është e sigurtë që do të nisem edhe vetëm. Por është një grup i vogël i të rinjëve nga Ballkani dhe Belgjika që mund të më bashkangjiten”.

Megjithatë, deri në vitin e ardhshëm ai pret që grupi i tij i vogel të gjejë edhe dashamirë të çiklizmit dhe udhëtimeve jo konsumeriste gjatë rrugës, që do t’i ofronin shoqëri apo edhe akomodim disa orësh.

Përgjatë 1500 kilometrave, sa është edhe distanca ndërmjet Brukselit dhe Zagrebit, ciklistët do të kalojnë në afërsi të Stutgardit, Munihut, Vienes dhe Ljubljanës, por Thomas ende nuk ka plan në cilat qytete do të ndalojnë më tepër.

Por ai është i bindur se më shumë njerëz do t’i bashkohen iniciativës së tij dhe zgjedhjen do ta marrin më vonë.“Mendoj se do të udhëtoj përmes Vjenës, jo vetëm pse është qytet i mahnitshëm, por kjo vijë udhëtimi do të më ndihmojë të kapërcej Alpet e vështira”, thotë Moens.

“Jam i lumtur për këdo që do të vijë me mua. Përndryshe do ta bëj edhe fillikat vetëm…ka kohë që e kam menduar ta bëj”.

Arritja ne Sheshin Jelavic te Zagrebit është synimi më i mirë që i ka vënë vetes. Me të arrirë në Zagreb, “trofe” do të jenë “pleskavica” dhe rakija. 

Ai ndihet krenar për traditën belge tëçiklizmit dhe dëshiron që gjesti i tij të jetë edhe një promovim i çiklizmit në rajon. Sipas tij, Ballkani ka një natyrë mahnitëse me potencial për t’u bërë destinacion çiklistësh, por shton se infrastruktura atje le shumë për të dëshiruar.

Në vendet e ulta, biçikleta është transporti më i përdorur. Belgjika ndërkaq është ndër vendet me më së shumti kategori të garave tëçiklizmit.

Ciklisti më i mirë belg i të gjitha kohrave, Eddy Merckx, i njohur si Kanibali, ka fituar të tre turet e mëdha tëçiklizmit – Tour de France, Giro d’Italia dhe Vuelta Espana.