Vojislav Sheshel gjatė luftės nė BosnjėSipas deklaratės sė partisė sė tij, Vojislav Shesheli, i cili po pret pėr gjykimin pėr krime lufte nga ICTY, ka kėrkuar njė ekzaminim tė ri mjekėsor qėkur shėndeti i tij u pėrkeqėsua.
Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime nė ish-Jugosllavi, ICTY, tha se shėndeti i Sheshelit nuk ka ndryshuar, por se nuk mund tė japin komente tė tjera, sepse Shesheli ka ndaluar qė tė dhėnat e tij mjekėsore tė bėhen publike.
Sidoqoftė, Kėshilli Kombėtar Serb pėr Bashkėpunimin me Tribunalin e Hagės thotė se Shesheli ėshtė ekzaminuar nga mjekėt tė hėnėn dhe se ėshtė duke marrė njė terapi tė re.
Mė parė, mė 27 mars, Serbia dėrgoi njė garanci tė pakėrkuar pėr njė lirim tė tij tė pėrkohshėm deri sa tė shqiptohet dėnimi.
Rasim Lajiq, shefi i Kėshillit Kombėtar Serb pėr Bashkėpunimin me Tribunalin e Hagės, i cili i dėrgoi njė letėr garancie ICTY-s, tha se mori njė konfirmim se ICTY do tė ketė nė konsideratė garancinė nė rast se Shesheli dorėzon njė mocion pėr lirim tė pėrkohshėm.
Sipas Lajiqit, nė pėrgjigje tė garancisė sė Kėshillit, gjyqtari kryesues Antaonetti prezantoi dy opsione pėr lirimin e mundshėm tė Sheshelit.
Nėse Shesheli kėrkon tė lirohet sėrish, ICTY do tė kontaktojė Kėshillin pėr tė ditur nėse Serbia ende ėshtė e pėrgatitur tė japė garanci qė Shesheli do tė kthehet nė gjykatė pėr dėnimin e tij.
Opsioni i dytė ėshtė se komisioni i shėndetėsisė i ICTY-s do tė japė njė raport pėr efektin e qė paraburgimi i mėtejshėm do tė ketė nė shėndetin e Sheshelit, i cili pastaj do tė pėrdoret si bazė pėr lirimin e tij.
Deri mė tani, Shesheli nuk ka kėrkuar tė lirohet, konfirmoi ICTY pėr BIRN-in.
Mė parė, gjatė argumenteve tė tij mbyllėse tė prezantuara mė 24 mars, Shesheli kėrkoi t’i jepet lirim i pėrkohshėm, por kjo kėrkesė u refuzua duke qenė se nuk kishte garanci se do tė kthehej nė paraburgim nė ICTY.
Duke qenė se zgjedhjet nė Serbi janė vendosur tė mbahen mė 6 maj, dhe fushata ka nisur, disa vėzhgues besojnė se nėse kthehet nė Serbi, Shesheli mund t’i bashkohej partisė sė tij pėr tė kandiduar pėr zgjedhje.
Tashmė, ėshtė nė listėn e zgjedhjeve parlamentare, ndėrsa bashkėshortja e tij, Jadranka, ėshtė kandidate pėr presidente nga Partia Radikale Serbe.
Sidoqoftė, ICTY mund ta ndalojė Sheshelin tė marrė pjesė nė politikė, dhe nė kėtė rast shteti do tė duhej tė raportonte nė ICTY pėr aktivitetet e tij ditore.
Vojislav Shesheli u akuzua nė 2003 nga Tribunali i Hagės pėr persekutime nė baza politike, racore dhe fetare, si dhe pėr dhunim tė zakoneve tė luftės gjatė konflikteve nė ish-Jugosllavi, nga 1991 deri mė 1993.
Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhėruar spastrimin etnik tė joserbėve nga territoret e Kroacisė lindore, Bosnjės dhe Hercegovinės dhe provincės serbe tė Vojvodinės.
Shesheli ka qenė nė paraburgim qė nga 24 shkurti 2003, kur u dorėzua vullnetarisht nė Tribunalin e Hagės.
Ky artikull fillimisht ėshtė publikuar nė "Drejtėsia Tranzicionale nė Ballkan"
www.balkaninsight.com/al/page/drejtesia-tranzicionale-ne-ballkan-ballina
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)