Kuvendi i LDK-së-Vendim Pro ose Kundër PDK-së

Këtë të diele, partia e cila një kohë ka kontribuar shumë për shoqërinë e Kosovës, është duke u ballafaquar me një proces garues e cila do të vendos nëse do të vazhdoj tatëpjetën që ka marr, sidomos pas hyrjes në koalicion me PDK-në, apo do të reflektoj për të siguruar elektoratin e saj, duke përfshirë edhe votuesit ende të pavendosur, për të votuar këtë parti në të ardhmen.

 Përgjatë kësaj periudhe, LDK e ka shndërruar veten në një subjekt bllokues për skenën politike të Kosovës. 

Që kur humbi pushtetin më 2007, kjo parti nuk arriti të rreshtohej as në krahun e pozitës (duke shërbyer vetëm si patericë e PDK-së, 2007-2010) dhe as nuk arriti të luaj rolin e opozitës (gjatë periudhës 2011-2014) gjë që u reflektua në mungesën e kohezionit për t’i dhënë shoqërisë një dimension tjetër politik, duke iu nënshtruar shumë herë thirrjeve të ambasadave perëndimore dhe duke iu nënshtruar partisë në pushtet. 

Pra, kështu, LDK-ja bllokoi edhe hapësirën opozitare e të qenurit një opozitë e cila është e aftë t’i rezistoj qeverisë, duke humbur mundësinë për të ofruar një alentrativë më të mirë dhe shpresë për qytetarët e pakënaqur; dhe as nuk arriti të fitojë pushtetin! Paradoks eklatant!

Duke e marrë në konsideratë kontributin e ҫmuar të kësaj partie në periudhën e para-ҫlirimit, më duhet të potencoj edhe ndikimin që pati kjo parti ndaj rrjedhave politike përgjatë periudhës së pas-ҫlirimit, sidomos periudhës së pas-pavarësisë. Kjo periudhë politike ishte katastrofike jo vetëm për partinë por edhe për shoqërinë e shtetin. Pse? Për shkak të mungesës së kohezionit demokratik, përkatësisht për shkak të mungesës së mendësisë demokratike, mungesës së vënies në zbatim të praktikave demokratike ashtu siҫ përcakton statuti i saj duke kulmuar kështu në të ashtuquajturën kuvendin e karrigeve. 

Kjo ndodhi si rrjedhojë e konflikteve të brendshme të cilat ishin akumuluar në heshtje dhe të cilat filluan të vijnë në pah pas vdekjes së liderit themelues. 

Kuvendi i karrigeve është një moment kritik politik, ku iu mundësia krimit të organizuar që të vijë në pushtet. 

Pra, kjo e fundit përdori metodat më makabre, si shantazhin, kërcënimet, fyerjet dhe vrasjet politike dhe LDK e shpërbleu me shtrimin e trasesë për të ardhur në pushtet, përmes përҫarjes së saj. 

Pra LDK është fajtore që PDK erdhi në pushtet. LDK është, në të njejtën kohë, fajtore që PDK arriti të inskenoi vjedhjen industriale të votave! Arsyja qëndron në faktin që kjo parti as nuk i rezistoj kësaj vjedhjeje përmes protestave, duke vazhduar aktivitetin e saj, në heshtje – pra as opozitë e as pozitë. 

Dhe e treta që është më me rëndësi – LDK është fajtore që ia mundësojë vazhdimin mandatin për të tretën herë PDK-së, me hekjen dorë nga projekti i shumicës opozitare që kishte synim ҫlirimin e shtetit nga kapja. 

Pra ua mohoi mundësinë edhe antarësisë së PDK-së, që ka vullnet të mirë për shtetin që duke u zhvendosur në opozitë, të mund të filloj procesin e reformave, pastrimit dhe dekriminalizimit të partisë.

Se që është kthyer kjo parti kundër vetës dhe që PDK ka arritur t’a shndërroj atë në leckë tregon edhe rasti i zgjedhjeve lokale. 

Shpend Ahmeti arriti t’a rrëzoj nga pushteti LDK-në edhe me votat e PDK-së dhe partive tjera që nuk ishin të kënaqura me pushtetin e LDK-së, pushtet i cili vetëm riciklohej dhe nuk i bënte mirë kryeqytetit. 

Dihet që PDK-së i interesonte patjetër që LDK të humbte udhëheqjen e kryeqytetit, si bazën kryesore të elektoratit të saj, pasi që në vigjilje ishte edhe momenti tjetër kritik, kur po afrohej data e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. 

PDK e dinte qartë që në qoftëse LDK e humbë primatin në Prishtinë, atëherë gjasat do të rriteshin që të siguroj fitoren në zgjedhjet parlamentare. 

Pas zgjedhjeve lokale, për interesa të saja të cekëta politike pra, jo për të mirën e përgjithshme të qytetit, asambleistët e PDK-së u rreshtuan me kryetarin e ri të komunës në mënyrë që të dëmtojnë sa më shumë që është e mundshme LDK-në. 

Kur përfunduan zgjedhjet parlamentare, PDK doli e para, fal klientelizmit pra. Tani, me përҫarjen e BLLOKUT, dhe me futjen e LDK-së në qeveri për interesa krejtësisht meskine, PDK tani i thotë LDK-së që të bëhen bashkë dhe t’a luftojnë kryetarin e ri të Prishtinës për shkak që suksesi i kryetarit të ri përbën rrezik politik për të dyja partitë. Pra, pasi që e dëmtoi në Prishtinë tash e ka kthyer në leckë për të dëmtuar udhëheqjen e kryetarit të ri. Pra nën doktrinën “për inati të vjehrrës, m’dekt djali”. 

LDK është subjekti që mund të përbëjë rëndësi substanciale në skenën politike: ose për të mirë, ose për të keq. Kjo për shkak të fuqisë politike në Kuvend. Deri më tani, janë tre periudhat e lartëpërmendura kritike, në të cilat kjo parti ka shkaktuar tronditje të madhe politike në Kosovë. Sipas sondazheve të brendshme që kjo parti ka bërë, tatëpjeta e LDK-së tani është kthyer në teposhtëz vertikale e cila supozohet që ka renditur këtë parti si partinë e tretë më të madhe në skenën politike nga pozicioni i dytë që kishte para se të nënshkruante marrëveshjen me PDK-në!

Megjithatë, të dielën, delegatët demokratë, të cilët kanë arritur të kuptojnë se në ҫfarë qorrsokaku është futur kjo parti, e kanë mundësinë që të ndryshojnë trajektoren e rënies së lirë, duke mundësuar rilindjen e kësaj partie, pra duke mundësuar ardhjen në skenë të një lidershipi të ri e energjik, vizionar dhe kreativ, për t’i ofruar shtetit një alternativë e cila do të lëvizte atë nga humnera drejt normalitetit, si kusht për zhvillim e përparim. Këtë, delegatët demokratë e kanë të qartë. Vetëm se ju ka mbetur të rezistojnë ndaj forcave të cilat momentalisht gëzojnë pushtet dhe të cilët më së shumti kanë frikë se do të rrëzohen. Ata nuk kanë rrugëdalje tjetër. Ose do të rrëzohen, dhe partisë e Kosovës do të filloj t’i kthehet normaliteti; ose do të fitojnë, e që Kosova dhe partia do të vazhdojnë rënien e lirë vertikale vështirë të kthyeshme!