Hashim Thaçi 'Gjarpëron' Drejt Presidencës

Teksa kryeministri në largim, Hashim Thaçi po pretendon për t’u bërë kreu i ardhshëm i shtetit të Kosovës, ai mund të kërkojë që të ndryshojë rolin e tij dhe të forcojë rolin e zyrës së tij.

Më 2 dhjetor, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri në largim Hashim Thaçi përkujtoi Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Bashkëpunimi në momentet më të rëndësishme të historisë sonë më të fundit,” shkroi ai.

Mesazhi Thaçit u shoqërua me një foto të dy burrave në konferencën e Rambujesë në vitin 1999, dështimi i të cilës shërbeu si një shkak për fushatën e bombardimeve të NATO-s. Në atë kohë , Thaçi , një i ri 30 vjeçar , i papërvojë, ishte një udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Rugova kishte vite që mundohej për një ndarje paqësore nga Serbia.

Këta dy nuk vlerësoheshin shumë mes vete- dhe kishin agjenda shumë të ndryshme – por trashëgimia e Rugovës si babai i kombit është shumë e fuqishme. Pesëmbëdhjetë pas, kjo Thaçi është duke përfituar nga kjo trashëgimi, teksa po synon zyrën e mbajtur dikur nga Rugova, i cili vdiq në 2006.

Përmes një marrëveshje koalicioni me partinë e themeluar nga Rugova, Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së, Thaçi po përgatitet t’ia dorëzojë i zyrën e Kryeministrit Isa Mustafës, ish-kryetarit të Prishtinës. Ndërsa Thaçi ka gjasa të bëhet kryetar kuvendi, e është raportuar  se qëllimi i tij është i presidenca.
Ndërsa mandati i presidentes Atifete Jahjaga përfundon në 2016, koalicioni PDK-LDK do të ketë gati një shumicë prej dy të tretash në parlament, duke i mundësuar Thaçit të bëhet president edhe më shpejt.

Pas zgjedhjes së Jahjagës -së në 2011, të arritur përmes një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ambasadori i atëhershëm amerikan Christopher Dell, ka pasur thirrje që presidenti të zgjedhet drejtpërdrejt në vend se të zgjedhet nga parlamenti. Por duke parë koalicionin, kjo duket e pamundur të ndodhë, pasi që zgjedhja në Parlament shikohet si një rrugë më e sigurt se zgjedhjet e drejtpërdrejta

Edhe pse Presidenti i Kosovës shpesh është përmendur në një post ceremonial, në të vërtetë, ky post ka mjaft fuqi reale – veçanërisht në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare. Dhe me partinë e Thaçit si bllokun më të madh në parlament, ndikimi i tij ka gjasa të rritet edhe më tej edhe në qoftë se ai nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi vetë qeverinë.

Besa Luzha nga zyrja e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë thotë se Thaçi do të përpiqet ta rritë pushtetin e presidencës.

“Unë besoj se Hashim Thaçi nuk do të jetë i kënaqur me një pozicion të tillë kështu që ai do t’i shtojë më shumë kompetenca postit të presidentit. Ai do të përpiqet të bëjë postin e presidentit edhe më të rëndësishëm se që është tani,” tha Luzha.

Nuk ka qenë sekret se Thaçi ka kërkuar që të lëvizë nga zyra e Kryeministrit, pas dy mandateve.

“Unë mund t’ju siguroj për një gjë, se PDK-ja do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por unë nuk dua për të kandiduar për kryeministër”, kishte thënë Thaçi për gazetën Epoka e Re në 2012, pak kohë pasi Kadri Veseli, ish kreu i i UÇK-së dhe më pas j krahu i intelegjencës së PDK-së, SHIK, u bashkua me partinë.

“Z. Veseli dhe një pjesë e mirë e lidershipit të PDK-së kanë kapacitete të mëdha për udhëheqje  ekzekutive, presidenciale dhe legjislative,” tha Thaçi, duke nënkuptuar planet e tij për presidencën.

Për Thaçin, Presidenca mund gjithashtu të jetë një mundësi për të ndërtuar veten e tij si një figurë më shtetërore dhe të distancohet nga dy mandatet e tij, gjatë të cilave është përballur me kritika për paefektshmëri, skandale të korrupsionit dhe zhvillim të ngadaltë ekonomik.