Vrasja Që Rrëqethi Veriun

Vrasjet qe ndodhën në veri të Kosovës, ngritën krahasime të menjëhershme.

Në vitin 2011,  polici kosovar Enver Zymberi pësoi me jetë duke u qëlluar nga një snajper gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për marrjen e kontrollit ndaj pikëkalimeve me Serbinë.

Audrius Senavicius, doganier lituanez, ishte viktima e 19 shtatorit i cili vdiq pas të shtënave në njërin prej dy automjeteve të Eulex-it, që po vazhdonin rrugën për në pikën kufitare.

Por ekzistojnë dallime te dukshme pas këtyre dy incidenteve.  Vrasja e Zymberit ndezi një valë tensionesh ndërmjet serbëve në veri të Kosovës, pas të cilave u ngritën barrikadat dhe filluan përleshjet me forcat paqeruajtëse të NATO-s, përderisa pas vrasjes së Senavicous-it, situata ishte relativisht e qetë. 

“Njerëzit janë të frikësuar dhe hutuar lidhur me situatën. Biljana Trajkoviq

Përderisa asnjë i dyshuar në lidhje me sulmin e fundit nuk u arrestua, po ashtu nuk u zbulua as motivi i kryerjes së një akti të tillë, ndjenja e frikës në mes të serbëve që jetojnë në veri është më se e dukshme.

“Njerëzit janë të frikësuar dhe hutuar lidhur me situatën,” thotë Biljana Trajkoviq, studente e Psikologjisë ne Universitetin e Mitrovicës. 

“Të gjithë ne e kemi në mendje vrasjen e doganierit të Eulex-it, por askush nuk flet për këtë”.

Veriu i Kosovës i cili kufizohet me shtetin e Serbisë dhe banohet nga shumica e komunitetit serb është në kulminacion të transformimit politik.Nga paratë e Qeverisë serbe përgjatë 14 vjetëve të fundit, është mbajtur një shtet de-facto i ndarë.

Por, kësaj periudhe po i vie fundi pas marrëveshjes së prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me të cilën Serbia e njohu autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj, si shkëmbim i sigurimit të autonomisë lokale për serbët e Kosovës. 

“Vdekja e policit të Eulex-it ka ndikuar negativisht në situatën në veri”, thotë Oliver Ivanovic, politikani serb nga veriu dhe ish sekretar i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën.

“Qytetarët janë të frikësuar duke marrë parasysh vrasjen e një polici të Eulex-it dhe pyesin veten se çfarë do të jetë situata për një qytetar të thjeshtë?“ Kjo situatë do të përmirësohet vetëm nëse do të gjendet kryesi i veprës”, shtoi ai. 

Vrasja e 19 shtatorit është një rikujtim i fortë se çështja bazike e sigurisë edhe më tej mbetet e paadresuar, në një regjion i cili është shndërruar në atë famëkeq dhe të paligjshëm që nga konflikti i cili përfundoi më 1999 në Kosovë. 

“Vdekja e policit të Eulex-it ka ndikuar negativisht në situatën në veri. Oliver Ivanovic 

“Ajo që ka ndodhur në veri, vrasja e fundit, nuk është aspak në dobi të serbëve, ose për pjesën tjetër joshqiptare të popullsisë që jeton ne veri”, thotë Dejan Simiceviq, një qytetar nga veriu i Mitrovicës. 

“Vetëm sa e bën situatën edhe më të vështirë”, shton ai. “Shpresoj se policia do të gjejë vrasësit dhe të zbardhë rastin, që diçka e tillë të mos përsëritet më. Shpresoj të kemi paqe njëherë e përgjithmonë në Kosovë.”

Misionji europian Eulex të premtën ofroi deri në 27 mijë e 500 euro shpërblim për ata që do të japin informata që çojnë në zbardhjen e vrasjes së doganierit të EULEX-it Audrius Senavicius.

Vrasja e doganierit të EULEX-it, erdhi në momentin kur marrëveshja e prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po kalon testin e saj më të madh. 

Më 3 nëntor, qytetarët e komunave të veriut për herët të parë do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të organizuara nga Qeveria e Kosovës.

Një numër i madh i serbëve në veri janë kundër marrëveshjes, dhe pritjet për një pjesëmarrje të konsiderueshme janë të ulëta. Ivanoviq thotë se në rastin me të mirë 15 deri 20 për qind të votuesve do të marrin pjesë në zgjedhje.

Për të shprehur averzionin e tyre ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit, protestues nga veriu u mblodhën të mërkurën në Mitrovicë me qëllim që të nxisin qytetarët të bojkotojnë zgjedhjet. 

Zeljko Tvrdisiq, gazetar i cili jeton në Mitrovicë, dyshon se vrasja e policit të Eulex-it do të ketë ndonjë ndikim në pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje apo në rezultate.

“Ajo që ka ndodhur në veri, vrasja e fundit, nuk është aspak në dobi të serbëve. Dejan Simiceviq

Në fund të fundit, qytetarët thonë se zvogëlimi i incidenteve të dhunës varet nga vënia e kryesve te veprave pranë organeve të drejtësisë. 

Jelena Markoviq, gazetare nga veriu dyshon se vrasësi do të gjindet ndonjëherë.

“Hetimi sigurisht se është në proces e sipër, por në 10 vjetët e fundit shumë vrasje apo tentim vrasje kanë mbetur të pazbardhura dhe kryesit e këtyre veprave nuk u gjeten kurrë”, thotë ajo.

“Kam frikë se e njëjta do të ndodhë edhe më këtë rast”.