Vërejtjet Rrezikojnë Ligjet e Rëndësishme

Brenda një muaji Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar tri ligje në Gjykatën Kushtetuese nën pretendimin se shkelin kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht është dërguar parashtresa që ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ratifikimin e marrëveshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës e dorëzuar më 4 korrik, disa ditë më vonë, më 19 korrik, është dorëzuar ligji për amnisti dhe më 1 gusht është dërguar ai për buxhet.

VV-ja beson se këto ligje janë kundër kushtetuese sepse deputetët nuk kanë respektuar afatin kohor për dërgimin e rendit të ditës anëtarëve të komisionit, se deputetëve i është cenuar e drejta për të dërguar amendamente dhe se ligji është proceduar pa dokumentacionin përcjellës siç është deklarata buxhetore. 

“Tri kërkesat e VV-së janë nënshkruar nga rreth 13 deputetë, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të Lëvizjes për Bashkim dhe deputetë të pavarur.

Parashtresat janë siguruar në Gjykatën Kushtetuese përmes së drejtës për qasje në dokumente publike, pas refuzimit të Vetëvendosjes për të lëshuar to. Zëdhënësi Erzen Vraniqi nga VV-ja nuk ka pranuar të ofrojë kopje të tyre nën arsyetimin se do t’i publikojnë “kur të vjen momenti”. 

Tri kërkesat e VV-së janë nënshkruar nga rreth 13 deputetë, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të Lëvizjes për Bashkim dhe deputetë të pavarur. 

Ligji për aministi është nënshkruar nga Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Afrim Kasolli, Afrim Hoti, Liburn Aliu, Albana Gashi, Albana Fetoshi, nga deputeti i pavarur Emin Gerbeshi dhe nga deputetët e Lëvizjes për Bashkim Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli.

Florin Krasniqi, nuk ka nënshkruar kërkesën për shpalljen e ligjin për amnisti dhe atij për buxhet si kundërkushtetues por ka nënshkruar atë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi dhe zyrtarë tjerë nga VV-ja nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës për arsyet e mosnënshkrimit të këtyre dy kërkesave.

Në parashtresën për ligjin për buxhet nuk figuron as emri i deputetit të lëvizjes Vetëvendosje Afrim Hoti por deputeti i pavarur Muhamet Mustafa beson që ka shkelje të Kushtetutës dhe ka mbështetur iniciativën.

Hoti thotë se e ka nënshkruar por se mund të jetë gabim teknik. Në kopjen që posedon gazeta nuk figuron emri i tij. Ndërsa Mustafa i tha gazetës se i është bashkuar kësaj iniciative sepse ka konsideruar se [ligji për buxhetin] është zgjidhje që çrregullon sistemin ekonomik dhe fiskal të Kosovës. 

Gjykata Kushtetuese ka 60 ditë afat që të vendosë lidhur me kërkesat e Lëvizjes Vetëvendosje, bazuar në nenin 43 të ligjit për gjykatën kushtetuese. Kështu, i bie që vendimet të merren deri në fillim të tetorit.

Dy vjet më parë, Behxhet Pacolli u detyrua të lëshonte postin e Presidentit vetëm 36 ditë pasi ishte zgjedhur pikërisht për shkak të shkeljeve procedurale të bëra nga parlamenti i vendit gjatë zgjedhjes së tij dhe të evidentuara nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit deri më tani ka gjetur shkelje kushtetuese edhe në ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, ligjin për ligjin për bankat dhe institucionet mikrofinanciare dhe ligjin për shëndetësi. Kështu, këto ligje është dashur të përmirësohen nga deputetët.

Amnistia: Dërgimi me vonesë i rendit të ditës

Më 8 korrik 2013 parlamenti miratoi ligjin kontrovers për amnisti që u kundërshtua nga shoqëria civile përmes protestave.  

Ky ligj ofron amnisti ndaj atyre që kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues, atyre që kanë bërë thirrje për rezistencë dhe atyre që kanë kryer veprën penale të huliganizmit deri më 20 qershor të këtij viti. 

Kërkesa prej 15 faqesh e Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për amnisti kërkon që kushtetuesja të vlerësojë nëse është shkelur kushtetuta në aspektin procedural dhe përmbajtjesor. (shih parashtresën)

Sipas Vetëvendosjes, deputetët kanë bërë shkelje të rregullores së punës gjatë procedimit të projektligjit për amnisti.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion ku duhej të kalonte ky ligj se pari, e caktuar po më 8 korrik, nuk ishte organizuar dhe mbajtur ashtu siç kërkohet me rregulloren e punës sepse projektligji ishte sjellë në komision nga qeveria një ditë më herët.

“Me këtë rast, edhe njëherë është bërë shkelja e nenit 65 paragrafit 4 të rregullores së punës në të cilën kërkohet që së paku katër ditë pune para mbledhjes së thirrur të jetë siguruar i gjithë materiali për shqyrtim”, thuhet në kërkesën e VV-së.

“Deputetët kanë bërë shkelje të rregullores së punës gjatë procedimit të projektligjit për amnisti. VV

Në rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, paragrafi 4 i nenit 65, nuk rregullohet jo çështje. Neni flet për përfshirjen e shoqërisë civile gjatë draftimit të projektligjeve. Çështja e afatit kohor për dërgimin e rendit të ditës është e rregulluar me nenin 64 të rregullores, ashtu sikur thotë Vetëvendosja, pra anëtarët e komisionit njoftohen jo më vonë se katër ditë pune para se të mbahet mbledhja me rendin e ditës.

Deputetja Albulena Haxhiu thotë se përdorimi i nenit 65 është “gabim teknik” dhe se kjo “realisht nuk paraqet ndonjë gabim substancial”.

“Mendoj që më e drejtë do të ishte që të vlerësohen shkeljet përmbajtjesore dhe flagrante që i janë bërë Kushtetutës”, shtoi ajo.

Vetëvendosje interpreton se ka pasur shkelje procedurale edhe kur Kuvendi ka proceduar projektligjin “duke mos marrë parasysh shqyrtimin i cili duhet të bëhet nga komisioni raportues” dhe se për shkak të afatit të shkurtër kohor “deputetëve i është cenuar e drejta për të dërguar amendamente”. 

Nga ana përmbajtjesore, Lëvizja Vetëvendosje pretendon se me këtë ligj është shkelur e drejta e barazisë para ligjit dhe e drejta në mjete juridike, që garantohen me neni 3 dhe 32 të Kushtetutës së Kosovës. E drejta në mjete juridike nënkupton edhe të drejtën e qytetarëve që ndër të tjera të ushtrojnë padi.

Me ligjin për amnisti do të falen veprat penale të kryera ndaj individëve dhe kështu viktimat nuk do të kenë mundësi që të kërkojnë dënime për kryesit e veprave penale.

Po ashtu, me këtë kërkesë pretendohet se është shkelur e drejta për zgjidhje efektive [të rasteve para organeve shtetërore], për t’u mbrojtur nga diskriminimi dhe e drejta për proces të rregullt gjyqësor, që garantohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Marrëveshja ka implikime buxhetore”

Më 27 qershor në Kuvendin e Kosovës u ratifikua ligji për marrëveshjen e parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Vetëvendosje pretendon se edhe gjatë aprovimit të këtij ligji janë bërë shkelje.

Kur deputetët duan të paraqesin një projektligj në seancë gjyqësore, ai duhet të përmbajë shkresën shpjeguese për objektivat që synon t’i realizojë ligji, deklaratën për ndikimin buxhetor dhe deklaratën për përafrimin dhe për harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Deklarata buxhetore i ka munguar këtij projektligjit bazuar në kërkesën e VV-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ratifikimin e marrëveshjes. 

Ajo është e nevojshme, sipas tyre, sepse është e qartë që ligji do të ketë implikime buxhetore. 

“Duke pasur parasysh… se është paraparë integrimi i strukturave paralele të sigurisë dhe gjyqësisë nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja ka implikime buxhetore”, thuhet në kërkesën e VV-së parashtruar Kushtetueses.

VV-ja argumenton edhe se është shkelur rregullorja e punës edhe kur ky projektligj është proceduar për votim në seancën plenare pa kaluar në komisionin e përhershëm për Buxhet dhe Financa si dhe atë për Punë të Jashtme.

Sipas Vetëvendosjes, deputetët kanë shkelur nenin 60 të rregullores që parasheh që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare i nënshtrohet vetëm një shqyrtimi dhe nenin 57 që projektligji duhet të shqyrtohet nga katër komisionet e përhershme. 

“Duke pasur parasysh… se është paraparë integrimi i strukturave paralele të sigurisë dhe gjyqësisë nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja ka implikime buxhetore. 

Kuvendi i Kosovës nuk është përgjigjur  në pyetjen e gazetës nëse ky projektligj ka kaluar në katër komisionet e përhershme përpara se të procedohet në seancë plenare.

Ndërsa në kërkesën e VV-së për ligjin për buxhet nuk përmenden shkelje procedurale.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 ndan një shumë të buxhetit të Kosovës për katër komunat serbe.

Sipas projektligjit të sfiduar në Kushtetuese, “të gjitha paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan… ndahen për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit që do të krijohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian  në Kosovë në një Bankë Komerciale”.

Por mjetet që mblidhen nga doganat apo TVSH-ja u takojnë të gjitha komunave dhe qytetarëve të Kosovës dhe nuk bën që ato para të shfrytëzohen vetëm nga katër komuna, thotë deputeti Muhamet Mustafa.

Kushtetuesja pezullon ligjin për amnisti

Gjykata Kushtetuese pasi ka pranuar ligjin për amnisti ka kërkuar nga Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi që brenda 30 ditësh të dorëzohen “komentet përkitazi më kërkesën e parashtruar [për amnisti]”.

Gazeta e posedon shkresën drejtuar Krasniqit dhe ajo  mban datën 22 korrik dhe është e nënshkruar nga Enver Hasani. (shih letrën)

Kuvendi nuk ka kthyer përgjigje nëse ka dorëzuar këto komente në Kushtetuese.

Tri ditë më vonë, një shkresë tjetër i është dërguar edhe Presidentes me të cilën i është kërkuar që të mos publikohet ligji për amnistinë.

“Çdo përpjekje për ta publikuar Ligjin për Amnistinë dhe për pasojë fillimin e zbatimit të tij në praktikë, paraqet një akt jo kushtetues, të pavlefshëm dhe joekzistent” thuhet në letrën e Hasanit drejtuar presidentes Atifete Jahjaga më 25 korrik. (shih letrën)  

“Gazeta e posedon shkresën drejtuar Krasniqit dhe ajo  mban datën 22 korrik dhe është e nënshkruar nga Enver Hasani.

Bazuar në kompetencat e saj Jahjaga mund të nënshkruajë ligje, të kthejë ato në Kuvend dhe të mos nënshkruajë fare. Në rastin e fundit ligjet hyjnë në fuqi automatikisht pas tetë ditësh.

Që nga viti 2011 Presidentja e Kosovës ka kthyer në Kuvendin e Kosovës katër ligje përkatësisht ligji për policinë, për pensionet e pjesëtarëve të forcës së sigurisë së Kosovës, kodin penal të Kosovës dhe ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.

Ndërsa ajo ka vendosur të mos nënshkruajë ligjin për noterinë, për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, për marrëveshjet ndërkombëtare, ligji për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, për buxhetin e Kosovës për vitin 2012, për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, për teatrot, për arsimin dhe aftësimin për të rriturit dhe ligjin për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” dhe për asambletë e tjera.