Auditori Propozon Konkurs pėr Bordin e Drejtorėve tė AKP-sė

nga  Donjetė Hoxha
© Tė drejtat autoriale

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė sė Privatizimit po hyn nė javėn e tetė tė operimit pa tre anėtarė, pėrfshirė kryetarin, pas dorėheqjeve qė ndodhėn nė javėn e tretė tė muajit maj tė kėtij viti. Bordi refuzoi edhe njė kėrkesė tė Gazetės Jeta nė Kosovė pėr tė pasur qasje nė transkriptet e takimeve tė drejtuara nga Blerim Rexha me arsyetimin se ato mund t’i kėrkojė vetėm drejtėsia. Komisioni parlamentar pėr zhvillim ekonomik, qė mbikėqyrė AKP-nė, ende nuk ka pranuar nga qeveria emrat e nominuar. Ndėrkohė Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm rekomandon qė qeveria e kuvendi tė pėrzgjedhin anėtarėt e bordit tė drejtorėve tė agjencisė nėpėrmjet konkursit tė hapur.

Qeveria e Kosovės ende nuk ka nominuar emrat e anėtarėve tė rinj qė do tė mund tė zėvendėsojnė ish-kryesuesin Blerim Rexha dhe dy anėtaret e dorėhequra nga Bordi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

Rexha dha dorėheqje mė 16 maj tė kėtij viti pas dorėheqjeve nga bordi tė pėrfaqėsues amerikane Bernadete Robert dhe drejtoreshės tjetėr nė bord Dardane Peja.

Komisioni parlamentar pėr zhvillim ekonomik ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė bėjė propozimet pėr anėtarėt e ri nė bord por ekzekutivi ende nuk ka lėvizur drejt plotėsimit tė  trupit tė drejtues tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore.

“Ne i kemi dėrguar me shkrim qeverisė njoftimin pėr vendet vakante dhe kemi kėrkuar qė tė fillojė procedura e rekrutimit dhe zgjedhjes se anėtarėve tė rinj tė bordit”, thotė Zenun Pajaziti, kryesues i komisionit parlamentar qė mbikėqyrė punėn e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

Qeveria, sipas tij, pritet qė tė sė shpejti tė dorėzojė nominimet nė komision.

“Unė shpresoj qė sė shpejti do t’i kemi propozimet nga qeveria dhe ne si komision do t’i trajtojmė dhe t’i pėrcjellim nė seancė tė kuvendit”, thotė Pajaziti.  

"Shpresoj qė sė shpejti do t’i kemi propozimet nga qeveria dhe ne si komision do t’i trajtojmė dhe t’i pėrcjellim nė seancė

Zyra e Kryeministrit nuk ka dhėnė pėrgjigje pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė kur ėshtė pyetur pėr kėrkesėn qė i ėshtė bėrė nga komisioni parlamentar.

Ēėshtja e nominimeve tė anėtarėve pėr bord tė AKP-sė nuk ėshtė e sqaruar nė ligjin pėr Agjencinė Kosovare tė Privatizimit.

Ligji nuk pėrcakton qartė se kush duhet tė jetė nominues i anėtarėve tė kėtij trupi drejtues, pėrveē se ėshtė decidive qė emėrues ėshtė Kuvendi i Kosovės.

Por, Zyra Ligjore e Kuvendit tė Kosovės i jep tė drejtė Zyrės sė Kryeministrit qė tė bėjė nominimet. Zyra Ligjore e Kuvendit nuk pėrmend asnjė nen tė ligjit pėr AKP-nė qė e mundėson kėtė por bazohet nė praktikat e deritanishme tė propozimit tė anėtarėve tė bordit.

ZAP: Pėrzgjedhja e Bordit tė AKP-sė tė bėhet nėpėrmjet konkursit tė hapur

Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm, nė raportin pėr punėn e AKP-sė pėrgjatė vitit 2012 qė ėshtė publikuar kėtė muaj, i rekomandon qeverisė dhe kuvendit tė Kosovės qė tė hartojnė dispozita tė qarta ligjore pėr propozimin e anėtarėve tė Bordit tė AKP-sė.

“Ligji i AKP pėrcakton qartė kriteret pėr emėrim dhe mandatin e BD mirėpo nuk pėrcakton pėrgjegjėsinė dhe mėnyrėn e zbatimit tė procedurave lidhur me shpalljen dhe dorėzimin e propozimeve tė caktuara pėr kandidatėt pėr emėrim nga Kuvendi”, thuhet nė raportin e ZAP-it.

Auditori i Pėrgjithshėm rekomandoi Qeverinė e Kuvendin qė tė hartojė dispozita qė pėrcaktojnė qartė afatet kohore pėr pėrzgjedhjen e anėtarėve tė BD nė mėnyrė qė mos tė ketė zbrazėtira nė funksionimin e agjencisė.

“Procedura pėr pėrzgjedhje tė anėtarėve tė BD duhet tė parasheh qartė hapjen e konkursit, zhvillimin e procesit tė vlerėsimit tė kandidatėve dhe nxjerrjen e kandidatėve tė propozuar pėr emėrim nga Kuvendi”, theksohet nė raport.


"Procedura pėr pėrzgjedhje tė anėtarėve tė bordit duhet tė parasheh qartė hapjen e konkursit".

Pėrfillja e kėtij rekomandimi, sipas Pajazitit, mund tė bėhet pas pėrmirėsimit tė ligjit dhe tė definimit tė qartė tė kritereve.
 
“Tani pėr tani kjo mund tė bėhet vetėm me mirėkuptim nė mes tė kuvendit dhe qeverisė”, thotė Pajaziti.

Zyra e Kryeministrit nuk komentoi rekomandimin e ZAP-it kur u pyet nga Gazeta Jeta nė Kosovė.

Bordi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit aktualisht kryesohet nga Skėnder Komoni qė ka pozitėn e zv/kryesuesit.

Anėtarė tjerė janė Haxhi Arifi dhe Maja Milovanovic si dhe dy ndėrkombtarėt Hubert Warsman dhe Mohamed Omra.

Ligji pėr Agjencinė Kosovare tė Privatizimit specifikon qė bordi i kėtij institucioni mund tė mbajė mbledhje edhe me 5 anėtarė por jo tė gjitha vendimet mund tė merren me kėtė pėrbėrje.

Pika 4 e nenit tė Ligjit pėr AKP-nė thotė se “Bordi konsiderohet se ka kuorum nėse janė tė pranishėm sė paku pesė drejtorė, sė paku njėri ndėr tė cilėt duhet tė jetė drejtor ndėrkombėtar”.

Por, pėr tė vendosur lidhur me pagesat qė kryen agjencia, siē ėshtė shpėrndarja e 20 pėrqindėshit pėr punėtorėt, si dhe pagesat ndaj kreditorėve tė mundshėm nevojitet vota e tre anėtarėve ndėrkombėtarė tė bordit.

Pėr kėtė ēėshtje ka ngritur shqetėsim anėtari i kėtij bordi Haxhi Arfi.

“...Pa kompletimin e bordit dhe veēmas anėtarit ndėrkombėtar, shpėrndarja e 20 pėrqindėshit  gjegjėsisht pjesa e mbetur pėr punėtorėt e Kosovės, nuk bėhet pasi nė kėtė rast kėrkohet vota afirmative e 3 pėrfaqėsueseve ndėrkombėtarė nė bordin e AKP-sė”, thotė Arifi.  

“Pa kompletimin e bordit, shpėrndarja e 20 pėrqindėshit gjegjėsisht pjesa e mbetur pėr punėtorėt e Kosovės, nuk bėhet"

Ligji pėr AKP-nė parasheh qė Qeveria e Kosovės tė bėjė edhe nominimin e anėtarėve ndėrkombėtarė tė cilėt mandatohen mė pas nga Kuvendi.

Arifi deklaron se mė 24 maj tė kėtij viti i ka dėrguar shkresė kryeministrit Hashim Thaēi ku i ka kėrkuar  nominimin e  pėrfaqėsuesve qė mungojnė nė bordin e AKP-sė.

Ai pohon se ende nuk ka marrė ndonjė informatė pėr ndonjė propozim tė mundshėm nga ana e Qeverisė.

“…Deri mė tani nuk kemi ndonjė informatė tė tillė sa i pėrket kompletimit tė bordit tė AKP-sė”,  thotė ai.

Arta Gosalci, zyrtare pėr informim nė AKP, thotė se bordi i drejtorėve vazhdon tė kryej detyrat e rregullta dhe pėrgjegjėsitė qė ka nė bazė tė kornizės ligjore nėn udhėheqjen e zėvendėskryesuesit tė bordit.

“Bordi ka mbajtur dy mbledhje tė rregullta qė nga dorėheqja e tre anėtarėve nė maj 2013. Mbledhjet janė mbajtur mė 23 maj 2013 dhe mė 27 qershor 2013”, thotė Gosalci.

Agjencia Kosovare e Privatizimit nė dy mbledhjet e fundit ka marrė vendime qė ndėrlidhėn me administrimin e ndėrmarrjeve shoqėrore, aprovimin e transaksioneve tė shitjeve nėpėrmjet likuidimit e privatizimit si dhe aprovimin e buxhetit e tė raportit tė punės

“Nė kėto dy mbledhje janė marrė vendime tė ndryshme sipas rendit tė ditės tė paracaktuar, pėrveē vendimeve qė ndėrlidhen me nenin 15.2.7 tė Ligjit pėr AKP-nė”, thotė Gosalci.

Ky nen parasheh kryerjen e pagesave ndaj kreditorėve e pronarėve tė ndėrmarrjeve shoqėrore tė cilat duhet tė bėhen nga tė ardhurat qė rezultojnė nga aktivitetet e agjencisė.

AKP: Mbledhjet e kryesuara nga Rexha - konfidenciale

Bordi i Agjencisė Kosovare tė Privatizimit refuzoi kėrkesėn e Gazetės Jeta nė Kosovė pėr tė pasur qasje nė procesverbalet e mbledhjeve tė kryesuara nga Blerim Rexha, sipas ligjit pėr qasje nė dokumente publike.

“Bordi i Drejtorėve nė mbledhjen e mbajtur me datė 27 qershor 2013 ka shqyrtuar dhe ka vendosur qė t’ua refuzojė kėrkesėn pėr kopjet e procesverbaleve tė takimeve tė bordit ku ka kryesuar z. Blerim Rexha me arsyetimin se njė dokument i tillė konsiderohet i natyrės konfidenciale dhe sipas dispozitave ligjore lėshohet vetėm sipas kėrkesės sė organeve kompetente tė drejtėsisė”, thuhet nė pėrgjigjen e Bordit tė AKP-sė.  

"Njė dokument i tillė konsiderohet i natyrės konfidenciale dhe sipas dispozitave ligjore lėshohet vetėm sipas kėrkesės sė organeve kompetente tė drejtėsisė".

Ish- kryesuesi i bordit Blerim Rexha nė letrėn njoftuese tė dorėheqjes mė 16 maj tė kėtij viti kėrkonte falje ndaj qytetarėve tė Kosovės dhe deputetėve. Rexha thoshte se nuk kishte mundur tė zbatonte rekomandimet e deputetėve pėr rritje tė transparencės dhe ndryshimit tė modelit tė privatizimit.

“… AKP duhet tė ndėrrojė qasjen ndaj pronės, aseteve qė privatizon dhe menaxhon. Kjo ėshtė e padiskutueshme. Sigurisht se kjo sfidė kėrkon njerėz tė rinj”, kishte deklaruar Rexha.

Dorėheqje nga bordin e para pati dhėnė pėrfaqėsuesja amerikane  Bernadette Roberts mė 13 maj 2013.

Ambasada Amerikane nė Kosovė njoftonte se Roberts ishte e pakėnaqur me udhėheqjen qė i bėhej agjenicsė por nuk  konkretizonte se ēfarė vendime kundėrshtonte pėrfaqėsuesja amerikane.

“... Ėshtė e domosdoshme qė qeveria tė angazhojė individė kompetentė dhe etikė pėr tė zhvilluar njė proces tė drejtė dhe transparent tė privatizimit, nga i cili pėrfiton Kosova si e tėrė dhe jo interesat individuale”, thuhej nė pėrgjigjen e ambasadės amerikane dhėnė Gazetės Jeta nė Kosovė.

Dy ditė pas dorėheqjes sė saj, nga pozita e anėtares sė bordit u tėrhoq edhe njė pėrfaqėsuese vendore Dardane Peja.

Ajo pati deklaruar se rrethanat e krijuara e kishin shtyrė tė marrė kėtė vendim, por nuk kishte  konkretizuar se me ēfarė nuk pajtohej lidhur me punėn e bordit.

“Largimi i tyre ėshtė padyshim si pasojė e keqinformimit nga individė tė caktuar, brenda dhe jashtė AKP-sė”, thoshte Rexha pėr largimin e dy anėtarėve tė bordit tė AKP-sė.

Tė gjitha dorėheqjet mbeten ende nė thelb njė mister pėr publikun.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Jahjaga nė Akademinė Ushtarake West Point