Mungojnė Tetė Nota Verbale

Ilustrimi: AvistiIlustrimi: Avisti
nga  Njomza Salihi & Edona Peci
© Tė drejtat autoriale

Tetė vende qė kanė njohur Kosovėn nuk kanė dorėzuar notat verbale nė Qeverinė e Kosovės. MPJ-ja pohon se njė prej arsyeve ėshtė se disa vende tė vogla nuk kanė ditur se si dėrgohet njė notė verbale. Lobimi pėr njohje vazhdon tė pėrballet me akuza pėr moskoordinim tė zyrtarėve shtetėrorė tė ngarkuar me punė tė jashtme ministrit Hoxhaj e zv/kryeministrit Pacolli. “Kanė njė mungesė totale tė dijes pėr marrėdheniet diplomatike dhe funksionimin e tyre mes shteteve”, pohon ish-ministri i punėve tė jashtme Hyseni.

E plotėsuar mė 4 korrik 2013

Ministria e Punėve tė Jashtme konfirmoi gjatė javės sė kaluar se numri i vendeve qė njohėn shtetėsinė e Kosovės ka kaluar 100-shin. 

MPJ-ja njoftoi se Egjipti dhe El Salvadori, njohja e 101-tė, janė dy vendet e fundit qė kanė konfirmuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt tė vitit 2008. 

Por, Qeveria e Kosovės nuk ka pranuar kaq nota verbale nga vendet qė kanė konfirmuar se e njohin pavarėsinė e Kosovės. 

Vetėm 92 nota verbale- njė dokument qė formalizon marėdhėniet diplomatike, janė pranuar nga autoritetet nė Kosovė. 

Enver Hoxhaj, ministėr i Punėve tė Jashtme, nė njė intervistė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė deklaroi se i kanė tė gjitha notat verbale, pėr secilėn njohje qė i ka ardhur Kosovės.

Gazeta Jeta nė Kosovė, ka parė tė gjitha notat verbale qė kanė arritur nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, pas kėrkesės qė i ėshtė bėrė asaj, pėr qasje nė dokumentet publike.

Prej 100 shteteve qė e kanė njohur Kosovėn [ditėn e premte-para njohjes nga El Salvadori] nė ministri kanė arritur 92 nota verbale.

Nė dosjen e numrit tė njohjeve mungojnė notat verbale tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, shtetit tė Senegalit, Islandės, Polonisė, Norvegjisė, Nigerisė, Burundit, Egjiptit dhe El Salvadorit, qė mori tė premten vendimin pėr njohje tė Kosovės. 

Sipas MPJ-sė, njohja nga El Salvadori do tė formalizohet me njė shkresė zyrtare nė fillim tė javės.

Vetė ministri Hoxhaj mė vonė, pasi qė disa prej notave verbale mungonin, pohoi se ka edhe tjera mėnyra qė formalizojnė marrėdhėniet diplomatike.

“Kur njohja del edhe nė faqen zyrtare tė shtetit pėrkatės, atėherė merremi vesh si dojm mė formalizu kėtė pjesė, pėrmes notes verbale, marrdhėnieve dplomatike apo formave tjera tė bashkėpunimit”,  tha Hoxhaj.

Kryediplomati Hoxhaj deklaroi se nė momentin kur njė ministėr i njė shteti i konfirmon njohjen, lajmėron menjėherė Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovės.

Nė mesin e shteteve qė mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės janė dy vendet afrikane Uganda dhe Nigeri, por qė sipas Hoxhajt ende nuk e kanė njohur shtetėsinė e vendit tonė.  

Hoxhaj thotė se kėto njohje janė nė proces tė formalizimit nė qeveritė e Ugandės dhe Nigerit.

Njohjen nga kėto dy vende e kishte paralajmėruar Pacolli nė mars tė vitit 2012, por Ministria e Punėve tė Jashtme kishte deklaruar se nė kėtė institucion nuk ishin dorėzuar nota verbale tė njohjes.  

Enver Hoxhaj | Foto: mfa-ks.net

“Qeveria e pakoordinuar pėr njohjet”

Shpend Kursani nga Instituti KIPRED pohon se njė prej arsyeve qė mungojnė disa nota verbale ka mundur tė jetė moskoordinimi ndėrmjet zyrtarėve shtetėror qė janė tė ngarkuar me punė tė jashtme. 

“Kjo ka mund tė ndodhė edhe pėr shkak tė moskoordinimit tė MPJ-sė me Presidencėn, dhe zv/kryeministrin e angazhuar pėr Punė tė Jashtme (Behgjet Pacollin), ku ka ndodh qė njohjet mos tė vinė nė MPJ, siē e dėshiron praktika diplomatike”, tha Kursani.

Skėnder Hyseni, anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Punė tė Jashtme dhe ish-ministėr i Punėve tė Jashtme, ka thėnė se ekzistojnė dy mėnyra pėr njohjen e njė shteti, nė pajtim me Konventėn e Vjenės mbi marrėdhėniet diplomatike.

“Ministri, zv.Ministri apo edhe ndonjė ambasador, mund tė bėjė publike njė njohje vetėm kur ka njė konfirmim zyrtar, qoftė edhe pėrmes telefonit, me kusht qė nota verbale vjen mė vonė, ose pėrmes njė komunikate, ku nė tė thuhet qė shteti ynė, dėshiron tė krijojė marrėdhėnie diplomatike me shtetin tuaj, e kjo nėnkupton automatikisht njohjen”, tha ish-ministri Hyseni.

Ish-ministri Hyseni i tha gazetės se paqartėsitė qė janė krijuar rreth numrit tė njohjeve, kanė lindur  nga “mosdija e tė kuptuarit tė problematikės”.

“Kanė njė mungesė totale tė dijes pėr marrėdhėniet diplomatike dhe funksionimin e tyre mes shteteve”, tha Hyseni.

Kursani thotė se gara mes Hoxhajt dhe Pacollit, se kush po i sjellė mė shumė njohje Kosovės, ėshtė njė gjė e mirė pėr shtetin.

“Kjo e rrit energjinė dhe angazhimin e tyre pėr njohje”, thotė Kursani.

“Megjithatė mungesa e koordinimit mes vete, ku secili ndjehet mė i rėndėsishėm se tjetri dhe shpeshherė refuzojnė tė flasin ndėrmjet veti,  bėn qė konkurrenca mes tyre nė rritjen e numrit tė njohjeve tė jetė e dėmshme pėr Kosovėn”, thotė Kursani.

Ai thotė se Kosova ka disa objektiva tė politikės sė saj tė jashtme mirėpo nuk ka strategji tė mirėfilltė pėr lobim.

Edhe Skender Hyseni, thotė se kėta tre vjetėt e fundit, nė ēėshtjen e lobimit ėshtė vepruar “ad hoc”.

“MPJ-ja nuk kanė vepruar me njė strategji pak mė tė shtruar dhe afatgjate, por nuk kanė qenė as tė koordinuar mes vete”, tha ai.

Por, ministri Hoxhaj, thotė se koordinohen brenda Qeverisė me Pacollin dhe se meritat pėr disa njohje i takojnė zv.kryeministrit tė parė.

Kėshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thėnė se ēdo gjė po shkon nė rregull pėr sa i pėrket koordinimit me Hoxhajn.

Ai edhe mė herėt pati deklaruar se Zyra e zv/kryeministrit Pacolli koordinohet pėr njohjet me Ministrinė e Punėve tė Jashtme. 

“Ne si zyrė (e zv.kryeministrit tė parė, Pacolli), praktikojmė njė bashkėpunim tė mirė me Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės. Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi, ne, nė vazhdimėsi i pėrcjellim tė gjitha korrespodencat me shtete tė ndryshme tė botės, me tė cilat punojmė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės”, pati deklaruar Zyberaj.

Shpend Kursani | Foto: kipred.org

Hoxhaj vs Pacolli

Behxhet Pacolli, zv.kryeministri i parė i Kosovės, njihet si njeriu qė me lobimin e tij i ka sjellė njohje shtetit tė Kosovės.

Jetlir Zyberaj kėshilltar politik i Pacollit nuk dha pėrgjigje se cilat janė  njohjet qė i ka sjellė Pacolli. 

Sipas tij tė gjitha notat verbale tė njohjeve tė siguruara nga Pacolli janė dėrguar nė MPJ. 

Nė faqen zyrtare tė AKR-sė subjektit politik qė drejtohet nga Pacolli, janė tė publikuara lajme tė cilat tregojnė pėr takimet e tij me zyrtarė tė shteteve tė ndryshme, qė sipas tyre e kanė njohur Kosovėn.

Nė lajmin i cili tregon pėr njohjen e Kosovės nga Tanzania, i cili ėshtė i publikuar nė faqen e AKR-sė thuhet se “Njohja nga Tanzania ėshtė rezultat i punės sė zėvendėskryeministrit tė parė, z.Behgjet Pacolli nė Afrikė”.

"Kjo ėshtė njohja mė e rėndėsishme pėr Kosovėn. Pas kėsaj njohjeje, do tė ketė edhe shumė shtete tjera qė do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės”, pati deklaruar Pacolli.

Nė kėtė faqe janė tė publikuara lajmet edhe pėr njohjen nga Burundi, Sao Tome, Gana e Uganda.

Behgjet Pacolli nė njėrėn nga mbledhjet e Komisionit tė Punėve tė Jashtme (17 prill 2013), pati deklaruar se gjatė vitit 2011 ai ka sjellė 13 njohje, derisa gjatė vitit 2012 ai ka sjellė 14 njohje pėr shtetin e Kosovės.

Ndėrsa vetė Hoxhaj nė po tė njėjtin Komision gjatė muajit shkurt tė 2013-ės pati deklaruar se gjatė vitit 2012 Kosovės i kanė ardhur 10 njohje.

Sipas Hoxhajt edhe shkresat e njohjeve nga Nigeri dhe Uganda, qė ende nuk janė formalizuar, kanė qenė nė adresė tė Pacollit.

Njė keqkuptim tjetėr qė kishte ndodhur mes Hoxhajt e Pacollit ishte pėr njohjen e Malit, qė pretendohej se i kishte ardhur Kosovės.

Ministri Hoxhaj i ka treguar detaje gazetės rreth kėsaj ēėshtjeje.

“Ambasada jonė nė Berlin pati marrė shkresė, nė tė cilėn thuhej se Mbretėria e Malit e ka nė procedurė njohjen e Kosovės”, citon Hoxhaj shkresėn e dėrguar nga Mali. 

“Unė i kam thėnė Kryeministrit se Mali po na njeh, pasi ky ishte njė komunikim mes ambasadave (ambasadės sė Kosovės dhe Malit nė Berlin) dhe nuk guxon tė thuhet diēka qė nuk qėndron”, tregon mė tej Hoxhaj.

Por Pacolli, e kishte prezantuar njohjen pa ardhur shkresa zyrtare sipas Hoxhajt, edhe pse thotė se e kishte lutur mos ta bėnte kėtė gjė.

“Kur mė ėshtė qartėsuar se njohja nuk ka ndodhė une e kam thirr Kryeministrin dhe i kam thėnė se njohja nuk ka ndodh”.

Ky ka qenė sipas tij skandali mė i madh qė ka ndodhur nė procesin e njohjeve, qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės.

“Me kėtė rast ia kam bėrė tė qartė Pacollit dhe ēdo kujt tjetėr nė qeveri se nuk mund tė luajnė mė me procesin e njohjeve”, i tha Hoxhaj gazetės.

Skender Hyseni | Foto:mfa-ks.net

Pacolli kishte pohuar se njohja i ishte konfirmuar nga presidenti i Malit Dioncounda Traore nė gusht tė vitit 2012. 

Nė shtator tė vitit tė kaluar Pacolli nė emisionin “Interaktiv” tė KTV-sė thoshte se Hoxhaj duhet tė ketė pasur zbrazėti nė tru kur ka deklaruar se Mali nuk e ka njohur kurrė Kosovėn.

Pacolli deklaronte se kishte dėrguar nė Mali pesė kompjuterė e kolltuqe nė kuadėr tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes vendeve. 

Por, vitin e kaluar shteti afrikan i Malit kishte pasur probleme tė brendshme dhe Pacolli deklaronte se do ta vizitonte sėrish kėtė vend pėr tė formalizuar njohjen. 

Republika e Malit nuk figuron si vend qė e ka njohur Kosovėn nė listėn e vendeve tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė kanė njohur pavarėsinė. 

Skėnder Hyseni, i cili e la ministrinė e Punėve tė Jashtme me 72 njohje, thotė se i gjithė ky proces nė disa raste ėshtė bėrė pėr interesa personale.

“Keqkuptimet e krijuara mes dikastereve tė institucioneve se kush ka sjellė njė njohje ose tjetėr, kanė krijuar paqartėsi tek njerėzit se sa njohje i ka sheti i Kosovės” tha Hyseni. “Madje edhe unė si anėtar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme, nuk e di sa njohje kemi”.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre