Dhjetė Kryetarė Komunash tė Akuzuar ose Dėnuar

Ilustrimi: Besnik KrivanjevaIlustrimi: Besnik Krivanjeva
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Nėntė kryetarė tė komunave nga Partia Demokratike e Kosovės dhe njė nga Lidhja Demokratike e Kosovės, tė dalė nga zgjedhjet e mbajtura mė 2009, janė tė akuzuar ose veē janė dėnuar nga gjykatat e vendit. Partitė mė tė mėdha nuk japin pėrgjigje se a do t’i lėnė ata tė konkurrojnė sėrish nė zgjedhje. Legjislacioni i zgjedhjeve ndalon kandidimin e kryerėsve tė dėnuar tė veprave penale nė tri vitet e fundit ose nėse kėshtu merr vendim ndonjė institucion pėrgjegjės brenda Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

Gjithsej 35 zyrtarė komunalė tė dalė nga zgjedhjet e fundit komunale pėrballen me akuza nga organet e drejtėsisė nė vend.

Prej tyre nėntė kryetarė komunash dhe 17 zyrtarė tjerė mė tė vegjėl i takojnė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) ndėrsa nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) janė njė kryetar, njė ish-kryetar, njė kryesues asambleje dhe gjashtė zyrtarė tjerė komunalė. 

Tė dhėnat janė grumbulluar nėpėrmjet monitoruesve tė Rrjetit Ballkanik tė Gazetarisė Hulumtuese (BIRN) nė gjykatat e vendit.

Nė zgjedhjet e vitit 2009 kanė marrė pjesė mė shumė se 50 subjekte politike. Ato garuan me 6,575 kandidatė pėr tė zėnė 989 ulėse nėpėr 31 asambletė komunale, pėrfshirė edhe tri komunat nė veri tė vendit. PDK doli fituese nė to duke marrė 16 komuna.

Artikuj tė zgjeruar nė lidhje me performancėn e komunave mė tė mėdha kėtu:
Prishtina e Kritikuar Synon Pėrmbyllje tė Projekteve (TV)
Komuna e Prizrenit nė Kaosin e Projekteve (TV)
“Ēarshia e Vjetėr”, Lak nė Qafėn e Pal Lekajt (TV)

Votimet e reja pėr udhėheqjet lokale, sipas ligjit, do tė duhej tė mbaheshin kėtė vjeshtė.

Albert Krasniqi nga Instituti Kosovar pėr Kėrkime dhe Zhvillime tė Politikave, KIPRED, thotė se vetė partitė duhet tė jenė mė rigoroze ndaj zyrtarėve tė akuzuar pasi pėrveē dėmit nė detyrat publike, po ndikojnė edhe nė reputacionin e subjekteve politike.

Krasniqi, i cili rishtazi ka organizuar njė trajnim me partitė politike nė lidhje me demokratizimin e tyre, tha se tė gjithė zyrtarėt qė janė tė dyshuar duhen tė pezullohen nga detyra ndėrsa atyre qė dėnohen nuk duhet t’u lejohet kthimi nė institucione shtetėrore.

“Gjithashtu, ėshtė edhe nė dorėn e votuesit qė t’i ndėshkojė me votė ata kryetarė tė cilat kanė kryer vepra penale”, tha Krasniqi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. 

"Ėshtė edhe nė dorėn e votuesit qė t’i ndėshkojė me votė ata kryetarė tė cilat kanė kryer vepra penale. Albert Krasniqi


Tė drejtė vote nė vend kanė 1,705,272 njerėz, sipas Agjencionit pėr Regjistrim Civil qė vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. 

Por, sipas Krasniqit nga KIPRED, si masė parandaluese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė duhej tė aplikonte edhe kritere mė tė ashpra duke shikuar nė detaje biografinė e kandidatėve para se t’i certifikojė ata pėr tė garuar nė zgjedhje.

Legjislacioni zgjedhor ndalon kandidimin e kryerėsve tė dėnuar tė veprave penale nė tri vitet e fundit ose nėse kėshtu merr vendim ndonjė institucion pėrgjegjės brenda KQZ-sė.

Nga dhjetė kryetarėt e akuzuar komunalė tė dalė nga zgjedhjet e 2009-ės, dy qenė dėnuar - Bajrush Xhemajli i Ferizajt dhe Xhabir Zharku i Kaēanikut. Njėri ka shkuar nė rigjykim, tjetri gjendet nė arrati nga drejtėsia.

Blerand Stavileci, ministėr i bujqėsisė dhe njėherėsh zėdhėnės i PDK-sė, nuk deshi tė komentojė nėse partia do tė lejojė zyrtarėt e akuzuar qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e reja. “Nuk mund tė paragjykojmė pėr proceset gjyqėsore”, tha Stavileci. 

 “Nuk mund tė paragjykojmė pėr proceset gjyqėsore. Blerand Stavileci

Por zėdhėnėsi thotė se akuzat ndaj kėtyre zyrtarėve tė partisė nuk kanė dėmtuar imazhin e saj. “Nuk e besoj se votuesit krijojnė bindjet e tyre nė baza ditore. Treguesit faktikė janė zgjedhjet e fundit (Ferizaj e Kaēanik tė rifituara nga PDK) si dėshmi e ngritjes sė imazhit”, tha Stavileci.


As Lidhja Demokratike e Kosovės nuk ka vendosur ende, sipas deputetit dhe anėtarit tė kryesisė Arben Gashi, se a do tė lejohen zyrtarėt qė pėrballen me akuza tė kandidojnė.

Megjithatė, shtoi Gashi, ēdo krahasim i zyrtarėve tė saj tė akuzuar me ata tė PDK-sė do tė ishte absurd “pėr shkak tė veprave penale qė ata ngarkohen”.

“Por nėse ndonjė zyrtar i LDK-sė ka kryer vepra penale, ai duhet tė japė vetė pėrgjegjėsi”, tha deputeti Gashi. “LDK beson se drejtėsia duhet tė vendosė pėr to”. 

“Por nėse ndonjė zyrtar i LDK-sė ka kryer vepra penale, ai duhet tė japė vetė pėrgjegjėsi. Arben Gashi

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, thotė se ēdo akuzė pėr ndonjė zyrtar “dėmton edhe partinė”. Edhe Aida Dėrguti, nėnkryetare e Vetėvendosjes, thotė se sidomos akuzat ndaj zyrtarėve komunalė tė PDK-sė janė reflektim i asaj ēka ėshtė duke ndodhur edhe nė nivel qendror.

“Dallimi i vetėm janė shifrat milionėshe nė nivel qendror nė krahasim me ato tė nivelit lokal”, tha Dėrguti”. “Meqenėse shteti ėshtė kapur nga krimi i organizuar, goditja ndaj korrupsionit vjen nė nivele mė tė ulėta dhe procedurat me qėllim zvarriten deri nė pėrfundimin e mandatit”.

Petrit Zogaj nga organizata jo-qeveritare “Fol” thotė se kryetarėt komunalė tė akuzuar sillen si mbretėr tė komunave pasi asnjėri prej tyre nuk ka dhėnė dorėheqje ose nuk ka pezulluar vendin e punės deri nė pėrfundim tė procesit gjyqėsor.

Kjo nuk ėshtė e obligueshme me ligjet e vendit, por vitin e kaluar zėvendėskryeministri Bujar Bukoshi dhe zėvendėsministri i financave Astrit Haraqija kishin pezulluar postet pėr shkak tė akuzave tė ngritura pėr korrupsion nė ish-ministrinė e shėndetėsisė pėrkatėsisht tė kulturės. Ata aktualisht gjenden nė procese gjyqėsore.

Sipas Zogajt, nė nivelin lokal kėrkohet mė shumė vėzhgim nga mediat dhe shoqėria civile. “E mė shumė se gjithēka tjetėr, sot na duhet njė zė qytetar reagues”, tha ai.

Drejtuesit komunalė tė akuzuar / dėnuar

Bajrush Xhemajli, ish-kryetar i Ferizajt (PDK). Mė 26 nėntor 2010 nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ishte shpallė fajtor pėr shkaktim tė aksidentit, duke u dėnuar me 2 vjet e 6 muaj burgim. Ai pėr mese dy vjet sfidoi me mjete ligjore dėnimin me burg dhe tash sė voni fitoi tė drejtėn e rigjykimit.

Xhabir Zharku, ish-kryetar i Kaēanikut (PDK). Ėshtė gjetur fajtor pėr veprėn penale tė detyrimit ku ėshtė dėnuar me 3 vjet heqje lirie. I arratisur.

Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit (PDK). Akuzohet pėr keqpėrdorim pronash publike dhe komunale. Po ashtu, pėr kėto vepra akuzohen edhe zyrtarėt e tjerė komunalė, si Sadik Paēarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi. Nė kėtė komunė, mė 17 qershor janė shpallur tė pafajshėm Nexhat Ēoēaj, Reshit Kushaj dhe Nezir Osmani tė cilėt dyshoheshin pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare nė lidhje me tenderė pėr ekskursione nxėnėsish. Hasan Hasani, Sadik Paēarizi, Zekė Tejeci dhe Sokol Hadri akuzohen mes tjerash, se duke falsifikuar procesverbale, kanė shitur disa automjete tė konfiskuara nga komuna me vlerė mė tė vogėl sesa vlera e tyre reale, duke e dėmtuar kėshtu komunėn.

Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt (PDK). Lushtaku ėshtė nė proces gjyqėsor ku akuzohet pėr krime lufte. Ai dhe katėr tė pandehur tė tjerė ndėrkohė mė 5 qershor janė liruar nga njė kolegj i gjyqtarėve tė EULEX-it nė akuzat pėr kėrcėnim dhe shkelje tė statusit tė barabartė tė qytetarit tė vendit ndaj gazetares Jeta Xharra, drejtoreshės sė Rrjetit Ballkanik tė Gazetarisė Hulumtuese (BIRN).

Nexhat Demaku, kryetar i Drenasit (PDK). Aktakuza ėshtė e ngritur pėr veprėn penale keqpėrdorim i detyrės zyrtare lidhur me njė pronė nė Drenas. Po ashtu, nė kėtė rast akuzohet edhe drejtori i kadastrit, Mehdi Kurrumeli.

Bajram Mulaku, kryetar i Vushtrrisė (PDK). Mulaku, dy drejtorė departamentesh Sami Istrefi dhe Bajram Beqiri dhe njė asambleist komunal Gani Imeri akuzohen me dyshimin e bazuar se ata kanė vepruar duke keqpėrdorur buxhetin komunal duke shtruar rrugė jo publike me kubėza betoni.

Begzad Sinani, ish-kryetari i Kamenicės (PDK). Nė fillim tė vitit 2012, kryetari aktual i Komunės sė Kamenicės, Shaip Surdulli, ka akuzuar Sinanin dhe Hasan Keqmezin, menaxher i prokurimit, pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare. Sipas aktakuzės shuma e keqpėrdorimeve kap vlerėn prej 178 mijė eurosh, tė cilat janė pėrdorur gjatė shpėrndarjes sė ndihmave ushqimore dhe sanitare gjatė fushatės sė zgjedhjeve komunale 2009.

Nexhmedin Arifi, kryetar i Vitisė (PDK). Akuzohet pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare duke de-rajonalizuar para tri vitesh ndėrmarrjen publike KRM “Higjiena” dhe duke krijuar ndėrmarrjen NP “Universal” kundėr sugjerimeve tė nivelit qendror.

Salim Jenuzi, kryetar i Dragashit (PDK). Jenuzi akuzohet se ka urdhėruar drejtorin e urbanizmit/kadastrit qė tė bartė pronėn shoqėrore, patundshmėrinė nė sipėrfaqe prej 29,7 hektarėsh, prej pronarit tė ndėrmarrjes shoqėrore “Sharr Prodhim” nė pronė tė KK tė Dragashit. Bashkė me tė akuzohet edhe kryetari i asamblesė, Lulzim Rifaj.

Sami Hamiti
, kryesues i asamblesė sė komunės sė Prishtinės (LDK). Hamiti dyshohet pėr zhvatje dhe pėr vepra tė tjera tė lidhura me korrupsion. Nė kėtė komunė akuzohen edhe Ekrem Rexha, ish-shef i prokurimit tani menaxher i projekteve ekonomike, Ridvan Shahini drejtor i infrastrukturės, Refki Sadiku kryetar i organit mbikėqyrės tė kontratės, Halil Fejziu anėtar i organit mbikėqyrės, Hazir Krasniqi anėtar i organit mbikėqyrės dhe Qazim Bajrami kryesues i organit mbikėqyrės. Kėta dyshohen se kanė vepruar kundėrligjshėm kur komunarėt transferuan mbi 800 mijė euro tek njė kompani me bazė nė Prizren, nė lidhje me njė tender.

Shaip Surdulli, kryetar i Kamenicės (LDK). Surdulli po hetohet pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare. Ai po hetohet pėr tenderin e varrezave tė dėshmorėve, qė kap vlerėn 155 mijė e 700 euro. Hetimet ndaj Surdullit kanė nisur pas kallėzimit penal qė ka ngrehur Policia e Gjilanit.

Sali Asllanaj, ish-kryetar i Suharekės, tani deputet (LDK). Ish-kryetari i Suharekės, Sali Asllanaj, aktualisht deputet i Kuvendit tė Kosovės, akuzohet se mė 27 gusht 2008, kishte nėnshkruar paligjshėm marrėveshjen pėr shfrytėzimin e tokės ndėrtimore nė pronėsi shoqėrore, duke ia mundėsuar organizatės “Ben-Af”, ndėrtimin e njė strukture afariste banesore, duke e garantuar investitorin pėr shfrytėzim tė pėrhershėm tė ngastrės kadastrale. Me kėtė rast, “Ben-Af” pėrfitoi materialisht mė shumė se njė milion euro.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn