Thesari: Mbi 64 Mijė Euro Pėr Shėrimin e Bajrush Xhemajlit

Foto: austrian-air-ambulance.comFoto: austrian-air-ambulance.com
nga  Liridona Hyseni
© Tė drejtat autoriale

Kryeministri Hashim Thaēi nė dhjetor tė 2009-ės kishte autorizuar njė pagesė prej mbi 64 mijė eurosh pėr shėrimin e Bajrush Xhemajlit nė Vjenė qė thesari konfirmon se ia ka paguar spitalit austriak, ndonėse njė javė mė parė Xhemajli pati thėnė se nuk kishte marrė asnjė ndihmė nga Qeveria.

Pak mė shumė se gjashtė muaj qė nga aksidenti i 21 majit 2009 me pasojė vdekjen e tė riut Labinot Rrustemi, ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli -- i cili po ashtu kishte qėndruar shtatė ditė nė gjendje kome -- kishte pėrfituar njė ndihmė prej 64 mijė eurosh pėr shėrim nė Austri.

Pėrmes njė vendimi tė nxjerrė mė 1 dhjetor 2009 nga Qeveria e tė nėnshkruar nga Kryeministri Hashim Thaēi, ishte vendosur tė mbuloheshin shpenzimet e shėrimit tė Xhemajlit nė spitalin “Austrian Air Ambulance”.  

Mjetet janė siguruar nga fondi rezervė i Kosovės i cili pėrdoret pėr rastet urgjente. 

Xhemajli ka shėrbyer si kryetar i Komunės sė Ferizajt dhe vjen nga partia e Thaēit, Partia Demokratike e Kosovės nė pushtet nė kryesinė e sė cilės ėshtė rizgjedhur nė konventėn zgjedhore tė PDK-sė nė muajin janar.

Thesari i Shtetit, qė vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Financave, i ka konfirmuar Gazetės Jeta nė Kosovė se kanė paguar rreth 65 mijė euro pėr shėrimin e Xhemajlit me urdhėr tė Thaēit.

“Pagesa nė shumėn prej 64 mijė e 578 euro e 82 centėsh pėr shėrimin e z. Bajrush Xhemajli i ėshtė paguar spitalit ‘Austrian Air Ambulance’”, i tha gazetės menaxheri i raportimeve nė Thesar,  Xhevat Hasolli. 

Thesari nuk ka treguar datėn e pagesės. Spitali “Austrian Air Ambulance” nuk ka kthyer pėrgjigje nė pyetjen e gazetės nėse ka pranuar ndonjė pagesė nga Qeveria e Kosovės.

Gazeta ka provuar tė kontaktojė me Xhemajlin lidhur me kėtė pagesė, mirėpo ai nuk i ėshtė pėrgjigjur telefonatave dhe nuk ka kthyer pėrgjigje as pėrmes postės elektronike.


Bajrush Xhemajli

Javėn e kaluar gazeta ka raportuar se Qeveria e Kosovės kishte ndarė mjete financiare pėr shėrimin e Xhemajlit, por ky i fundit kishte mohuar pranimin e tyre.  

“Unė, personalisht, pėr shėrimin tim, nuk kam pranuar, asnjėherė dhe asnjė shumė parash”, pati thėnė  Xhemajli.

Nė anėn tjetėr, Qeveria nuk ka ndarė mjete financiare pėr familjen e 21 vjeēarit nga Lipjani Labinot Rruestimit i cili humbi jetėn nė aksidentin e shkaktuar nga Xhemajli dhe tė lėnduarit tjerė nė aksident.

Bajrush Xhemajli mė 26 nėntor 2010 nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė ishte shpallur fajtor pėr shkaktim tė aksidentit, duke u dėnuar me 2 vite e 6 muaj burgim. 

Ai pėr mėse dy vjet sfidoi me mjete ligjore dėnimin me burg dhe tash sė voni fitoi tė drejtėn e rigjykimit.

Sipas njė raporti mjekėsor, qė i ishte bashkangjitur parashtresės pėr shtyrje tė ekzekutimit tė dėnimit me burg gjatė 2012-tės, thuhej po ashtu se Bajrush Xhemajli vuan nga njė sėmundje qė shkakton infarkt nė mushkėri dhe qė mund t’ia rrezikojė jetėn.  

Raporti ishte lėshuar nga mjeku Ilir Peposhi, nga spitali universitar “Shefqet Ndroqi” nė Tiranė.  Nė raport thuhej se pacienti ka “diagnozė tromboemboli pulmonare dhe se gjendja e tij mbetet e njėjtė”. Kjo sėmundje manifestohet kur nga bllokimi i njė ene, mushkėria nuk furnizohet me gjak.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    UP-ja hap dyert pėr studentė tė rinj
    Shiko arkivėn