Zgjedhje tė Kushtueshme me Mandat tė Shkurtėr

Foto nga zgjedhjet e fundjavės nė KaēanikFoto nga zgjedhjet e fundjavės nė Kaēanik
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Mė shumė se gjysmė milioni euro ishin ndarė pėr zgjedhjet e jashtėzakonshme tė mbajtura nė Ferizaj dhe Kaēanik ndėrsa votuesit e kėtyre dy qyteteve duhet tė dalin pėrsėri nė votime vitin e ardhshėm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, ende nuk i ka tė dhėnat pėrfundimtare se sa kanė kushtuar zgjedhjet e jashtėzakonshme tė mbajtura nė Ferizaj dhe Kaēanik.

KQZ-ja tha se 300.000 euro ishin ndarė pėr Ferizaj ndėrsa pėr Kaēanikun ishin ndarė 227.000 euro.

“Pėr momentin, jemi nė pėrpilim e sipėr tė shpenzimeve tė plota me ministrinė e financave”, tha Miradije Meha, zyrtare pėr financa nė KQZ.

Ndėrsa, edhe subjektet politike do t’i kompletojnė shpenzimet e tyre tė cilat duhet t’i paraqesin nė KQZ.
“Besoj se deri kah fundi i javės tė gjitha subjektet politike do t’i sjellin raportet e tyre. Iu kemi zgjatur afatin e dorėzimit edhe pėr disa ditė”, Miradije Mavriqi, ushtruese e detyrės sė kryeshefit tė sekretariatit tė KQZ-sė, i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Ajo shtoi se sipas ligjit pėr zgjedhje, subjektet politike duhen t’i dorėzojnė raportet financiare 45 ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve.

“Ky afat ėshtė shtyrė pėr shkak se patėm dy palė zgjedhje tė jashtėzakonshme dhe subjektet politike ishin nė organizim e sipėr”, tha Mavriqi.

Pėrndryshe, veēmas buxhetit tė shpenzuar, kryetari i sapo zgjedhur i Kaēanikut, Besim Ilazi dhe i zgjedhuri nė muajin maj nė Ferizaj, Agim Aliu, do tė kenė mandat deri nė zgjedhjet e ardhshme lokale qė do tė mbahen nė vitin 2013.

Nėnkryetari i komunės sė Kaēanikut, Heset Lokaj, tha se do tė ishte mė e lehtė pėr qytetarėt e Kosovės nėse ligji pėr zgjedhje do tė rregullonte kėtė ēėshtje mė ndryshe.

“Ligji pėr zgjedhje do tė ishte mė efikas nėse do tė parashihte qė nėnkryetari tė vazhdonte mandatin e mbetur dhe tė mos e detyrojė popullin nė votime, duke ditur se, si nė situatėn tonė, pėr pak kohė populli duhet tė dalė pėrsėri nė votime”, Lokaj i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.

Lokaj tha se nė kėto zgjedhje duhet tė dihet se kush do tė ishte edhe nėnkryetari i komunės i cili do tė kishte mandat qė tė vazhdojė udhėheqjen e komunės deri nė zgjedhjet tjera.

Kryetari i ri i Kaēanikut ende nuk ėshtė nė zyre pasi qė sė pari priten tė certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ. Ndėrsa Agim Aliu ka filluar punėn.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn