Dhėndri i Erdoganit Udhėheq Privatizuesin e Distribucionit

Rexhep Taip Erdogan | Foto: kryeministri-ks.net Rexhep Taip Erdogan | Foto: kryeministri-ks.net
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Njė korporatė turke ku Kryeshef Ekzekutiv ėshtė dhėndri i kryeministrit tė kėtij vendi Rexhep Taip Erdogan mund tė jetė pronarė i njė njėsie tė Korporatės Energjetike tė cilėn e ka nxjerrė nė shitje Qeveria e Kosovės. Erdogan nė Turqi ėshtė akuzuar nga partia mė e madhe opozitare pėr keqpėrdorim tė autoritetit tė tij si Kryeministėr pėr dobi tė “Ēalik Holding”, ku kryesues ėshtė miku i tij Ahmet Ēalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatės ėshtė dhėndri i tij Berat Albayrak.

Kur Rexhep Taip Erdogan kishte takuar kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi, mė 2010, nė shenjė miqėsie mes dy shteteve, e kishte quajtur kėtė tė fundit vėlla.

Muaj mė vonė, nė vendin qė drejtohet nga “vėllai” Thaēi, njė korporatė turke qė udhėhiqet nga njė i afėrm i Erdoganit do tė shpallej ofertues i preferuar pėr blerjen e distribucionit tė Korporatės Energjetike tė Kosovės.

“Ēalik Holding”, ku dhėndri i Erdoganit Berat Albayrak ėshtė Kryeshef Ekzekutiv, e cila ėshtė nė konzorcium me “Limak Holding”, mund tė shpallet nga Qeveria e Kosovės pronar i Kompanisė sė Distribucionit dhe Furnizimit tė Energjisė Elektrike.

Dy korporatat turke i kanė ofruar Qeverisė sė Kosovės njė shumė prej 26.3 milionė eurosh pėr blerjen e kėtij aseti publik.

Komiteti Qeveritar i Privatizimit qė kryesohet nga Besim Beqaj, ministėr pėr Zhvillim Ekonomik, mė 8 qershor tė kėtij viti ka shpallur Ofertues tė Preferuar konzorciumin turk.

Vendimi pėrfundimtar pėr pranimin ose jo tė “Ofertės sė Preferuar” pritet tė merret nė njė mbledhje tė ardhshme tė kabinetit qeveritar.

Kompania tjetėr qė ishte nė garė Elsewedy Electric S.A.E nga Egjipti kishte ofruar mė pak se konzorciumi turk duke kėrkuar pronėsinė e distribucionit nė kėmbim tė 22.8 milionė eurove.

Ēmimet nė rajon

Konsorciumi Kosovar i Shoqėrisė Civile pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm (KOSID), nė njė deklartė pėr media, ka thėnė se vlera prej 26 milionė eurosh pėr “shitjen e njė aseti me rėndėsi kombėtare ėshtė qesharake”. 

Sipas KOSID-it, vetėm nė 12 vitet e fundit, KEK ka investuar rreth 180 milionė euro nė rrjetin e shpėrndarjes sė energjisė elektrike. 

“Pėrveē kėsaj, nė krahasim me vlerat e shitjes sė aseteve tė ngjashme nė rajon, vlera e shitjes sė aseteve nė vend pėrbėn edhe krim ekonomik: Maqedonia ka shitur 90 pėr qind tė aksioneve pėr 225 milionė euro dhe i merr mesatarisht 30 milion euro nė vit investime nė rrejt. Shqipėria ka shitur 76 pėr qind tė aksioneve pėr 125 milion euro. Mali Zi ka shitur nė faza tė ndryshme rreth 80 pėr qind tė aksionve pėr vlerėn mbi 380 milionė euro. Ndėrsa Kroacia dhe Serbia nuk kanė shitur dhe as qė kanė nisur procesin e shitjes”, thuhet nė deklaratėn e KOSID-it.

Megjithatė, blerėsi i Kompanisė sė re tė Distribucionit e Furnizimit parashihet qė tė nėnshkruajė njė marrėveshje me KEK-un, njė ndėrmarrje e cila do tė mbetet edhe mė tej nė pronėsi publike, pėr tė mbledhur borxhet e konsumatorėve tė energjisė elektrike.

Qeveria parasheh t’i japė njė pėrqindje nga shuma e mbledhur e borxheve kompanisė private e cila do tė inkasojė borxhet qė rrjedhin nga faturat e papaguara tė energjisė elektrike. Shuma e pėrqindjes qė do tė pėrfitoje privatizuesi do tė pėrcaktohet gjatė negociatave mes Qeverisė sė Kosovės e blerėsit tė DISCO-se.

Ndėrkohė nė fund tė vitit 2009, konsumatorėt i kanė pasur 350 milionė euro borxh KEK-ut ndėrsa shifra ėshtė rritur pėr 20 milionė euro nė vitin 2010. Afro 400 milionė euro ėshtė raportuar nė fund tė 2011-ės tė jetė borxhi i konsumatorėve ndaj KEK-ut.

Pakoja Ēalik-Limak

“Ēalik Holding” e “Limak Holding”, fillimisht kishin aplikuar veē e veē vitin e shkuar pėr blerjen e kėsaj njėsie tė Korporatės Energjetike tė Kosovės por ishin bashkuar tek nė muajin prill tė kėtij viti kur Qeveria e Kosovės kishte vendosur pėr shtyrjen e afatit pėr aplikim nė procesin e privatizimit tė distribucionit.

“Procesi i Privatizimit tė Distribucionit dhe Furnizimit tė KEK ėshtė kryer sipas ligjeve tė Kosovės dhe standardeve mė tė larta ndėrkombėtare pėr njė proces transparent, tė drejtė dhe konkurrues. Ky vlerėsim ėshtė bėrė edhe nga vėzhguesit ndėrkombėtarė tė kyēur nė kėtė proces”, ka deklaruar Fėllanza Hoxha, menaxhere e projektit tė privatizimit tė kėsaj njėsie tė KEK-ut.

Bazuar nė vlerėsimet e tyre, konzorciumin e pėrbejnė “kompani miliardėshe dhe qė kanė reputacion tė mirė ndėrkombėtar”. 

Partneri i Calik-ut, korporata Limak nė konzorcium me Aeroports de Lyon, kishte marrė me koncesion pėr 20 vjet Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Kur ėshtė nėnshkruar kontrata me Qeverinė e Kosovės, nė qershor tė 2010-tės, ky konzorcium pati marrė obligime qė tė investojė mbi 100 milionė euro nė modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Po ashtu konsorciumi “Limak-Lion” i ka ofruar Qeverisė sė Kosovės njė mesatare prej 39,42 pėr qind tė tė ardhurave bruto gjate kohės se koncesionimit.

Gjate menaxhimit te tyre me Aeroportin, kompania e njohur British Airways ka paralajmėruar se prej kėsaj vjeshte nuk do tė aterojė mė nė Aeroportin Ndėrkombėtar te Prishtines.

British Airways, siē ka shkruar Gazeta Zėri mė 28 Maj, kishte shfaqur pakėnaqėsi ndaj ndėrrimit tė kontraktorėve tė furnizimit me kerozinė aeroplanėsh.

Ndėrkohė Berat Albayrak nuk ka dhėnė njė pėrgjigje kur ėshtė pyetur pėr kriteret qė ka plotėsuar Calik pėr tė blerė kėtė njėsi tė KEK-ut si dhe pėr lidhjet e tij me kryeministrin turk Erdogan edhe pse kabineti i tij ka premtuar se shefi i korporatės do ta bėjė kėtė. 

Kryeministri Hashim Thaēi dhe homologu i tij Erdogan janė takuar sė paku pesė herė nė Kosovė dhe nė Turqi prej marsit 2010 deri mė qershor 2012.

“Me kėnaqėsinė mė tė madhe e konfirmoj se pikėrisht ky bashkėpunim yni, mes Kosovės dhe Turqisė, mbėshtetje edhe juaja personale, e bashkėpunėtorėve tuaj dhe krijimi i kushteve e mundėsive, si dhe hapėsirave kreative pėr biznesin, ka bėrė qė nga Turqia tė kemi investitorė tė fuqishėm nė Republikėn e Kosovės, tė cilėt disa janė edhe prezentė sot nė Kosovė, e ka interes pėr tė ardhur edhe nė tė ardhmen”, kishte thėnė Thaēi, mė 3 nėntor 2010, nė njė konferencė tė pėrbashkėt me Erdoganin nė Prishtinė.

 
Foto: kryeministri-ks.net 

Erdogan akuzohet pėr favorizim tė “Ēalik Group”

Autoritetet turke nė vitin 2008 i kishin sekuestruar pasurinė njėrit prej baronėve mė tė mėdhenj tė shtypit tė viteve 90-ta nė Turqi.

Dinc Bilgin, qė kishte nė pronėsi shtėpitė mediale si “ATV” e “Sabah”, kishte edhe njė bankė e cila kishte falimentuar duke i krijuar kėshtu borxhe tė mėdha ndaj shtetit turk.

Fondi pėr Sigurimin e Depozitave, njė agjenci qeveritare turke, kishte nxjerrė nė shitje dy shtėpitė mediale nė pronėsi tė Bilgin. Ato i kishte blerė korporata “Ēalik”, pėr njė shumė prej 1.1 miliard eurosh. 

Berat Albayrak | Foto:Calik.com

Mėnyra se si ishte kryer transaksioni kishte nxitur dyshime tė opozitės nė Turqi pėr ndėrhyrjen e kryeministrit Erdogan nė interes tė “Ēalik Group”.

Partia kryesore opozitare atėkohė, shkruan gazeta turke “Hyrriet”, kishte dorėzuar tek kreu i parlamentit turk njė kėrkesė pėr mocion parlamentar pėr tė diskutuar rreth dyshimeve pėr ndėrhyrjet e kryeministrit Erdogan nė kėtė tender. 

Kėrkesa e tyre  pėr tė diskutuar nė parlament ishte hedhur poshtė nga ligjvėnėsit shumica e tė cilėve i pėrkasin Partisė pėr Drejtėsi e Zhvillim (AKP) tė kryeministrit Erdogan.

Partia Republikane e Popullit, shkruante “Hyrriet”, sidoqoftė pati akuzuar kryeministrin Erdogan pėr abuzim me autoritetin e tij duke ndėrhyrė nė tenderin pėr shitjen e pasurive tė sekuestruara. 

Fitues i tenderit ishte korporata qė menaxhohet nga Berat Albayrak, i martuar nė vitin 2004 me Esra Erdogan, tė bijėn e kryeministrit tė shtetit turk. 

Paratė pėr blerjen e kėtyre dy shtėpive mediave, sipas kėsaj partie opozitare, korporata Ēalik qė menaxhohet nga dhėndri i Erdoganit i kishte siguruar nga bankat qė janė nė pronėsi shtetėrore.

“CHP (Partia Republikane e Popullit) tha nė mocion se transaksioni ėshtė financuar nga bankat shtetėrore dhe se nuk janė dhėnė detaje tjera pėr procesin. Po ashtu nuk ėshtė bėrė i njohur pėr publikun emri i investitorit tė huaj”, shkruante gazeta turke “Hyrriet”.

Kjo ishte pėrmendur edhe nė njė kabllo tė ambasadės amerikane nė Ankara mė 2008, tė publikuar nga Wikkileaks. 

Ahmet Ēalik | Foto: calik.com

“Kritikėt e kanė vėnė nė pikėpyetje kėtė shitje. Caliku e bleu grupin nė njė aksion nė njė ēmim tė nėnvlerėsuar. Caliku i mori paratė nga njė biznesmen prej Katarit dhe mori borxhe tė pambuluara (siguruara me astete) nė vlerė prej 750 mijė dollarėsh amerikanė nga dy banka shtetėrore pėr tė paguar pėr blerjen”, thoshte kablloja. 

“Ēalik” mė vonė kishte njoftuar se njė kompani me bazė nė Katar e quajtur “Lusail International Media Company” kishte blerė 25 pėr qind tė aksioneve nė “Turkuvaz Radyo Televizyon” . Pjesa tjetėr e Turkuvaz i pėrket “Calik Group”. 

Pėrmbajtja e marrėveshjes sė partneritetit nė mes tė Autoritetit tė Investimeve tė Katarit  qė ka krijuar LIMC-nė dhe Calik Group-it ishte hartuar nė janar tė vitit 2008. 

Kur Ahmet Calik, themelues e kryesues i kėsaj korporate, kishte shoqėruar presidentin turk Abdullah Gul nė njė vizitė zyrtare nė Siri kishte pasur rastin qė tė njoftonte edhe Emirin e Katarit , Hamad Bin Khalifa. 

Ahmet Ēalik, i cili vlerėsohet se ėshtė mik me kreun e ekzekutivit turk nė njė kabllogram tjetėr tė ambasadės amerikane nė Turqi tė vitit 2009 e tė e publikuar nga Wikileaks, e kishte shoqėruar presidentin Gul nė muajin shkurt dhe kryeministrin Erdogan nė muajin prill gjatė vizitave zyrtare nė Katar. 

Autoriteti i Investimeve nė Katar, shkruan tegazeta “Hyrriet”, kishte vendosur tė krijonte njė kompani tė veēantė pėr tė investuar nė blerjen e ATV e Sabah vetėm dy muaj para shitjes.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 16 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn