Haki Rugova duke folur | ldk-istogu.orgHaki Rugova kishte hyrė nė ndėrtesėn e komunės sė Istogut si kryetar i saj mė 25 maj tė vitit 2010 dhe vetėm njė javė mė pas, mė 3 qershor, kompania “Ma Con” Sh.P.K, ku ai ėshtė aksionar, ka fituar tender publik nga Zyra e Prokurimit komunal.
Kjo kompani ishte vlerėsuar si mė e favorshmja pėr komunėn nė tenderin “Hartimi i Projektit pėr Ujėsjellėsin Dobrushė-Saradran; Degėzimet”.
Oferta e kėsaj kompanie ishte 0.90 centė pėr metėr gjatėsi. Gjashtė muaj mė vonė, kompania ku Kryetari i Komunės ėshtė hisedar fitoi edhe njė tender tjetėr - atė pėr hartimin e projektit pėr ujėsjellėsit Surigonė-Padalishtė-Kėrrnine.
Sikur nė tenderin e parė edhe kėtu kishin ofertuar tri kompani. Kompania “Ma Con”, sipas Zyrės sė Prokurimit, kishte ofertėn mė tė pėrgjegjshme dhe me tė kishte lidhur njė kontratė publike nė vlerė prej 7 mijė e 200 eurosh.
Nė njė debat pėr Istogun qė ėshtė zhvilluar nė kuadėr tė debateve komunale tė emisionit “Jeta nė Kosovė, Haki Rugova ka pranuar se nė kėtė situatė ka konflikt interesi por, sipas tij, kėto shuma nuk paraqesin ndonjė pėrfitim pėr kompaninė Ma Con.
“Kompania Ma Con ėshtė e madhe dhe kjo vlerė nuk ėshtė ndonjė pėrfitim pėr tė. Kompania ka ekspertė tė cilėt ėshtė mirė edhe me i lutė me kry punė pėr komunėn”, ka thėnė Rugova.
“Kompania Ma Con ėshtė e madhe dhe kjo vlerė nuk ėshtė ndonjė pėrfitim pėr tė" Haki Rugova
Zyrtarja e prokurimit nė kėtė komunė, Zize Bujupi, ka pranuar se ka shpallur fituese kompaninė e kryetarit tė komunės. Por vlera e tenderit, sipas saj, ėshtė aq e vogėl sa qė ėshtė e papėrfillshme pėr tu trajtuar.
“Nuk ta llogaris tender at vlerė prej 7 mijė e 200 eurosh”, ka deklaruar Bujupi, sipas sė cilės, kjo kompani nuk ka fituar kurrė tenderė nė komunė pasi qė nuk ėshtė shpėrblyer me ndonjė kontratė qė kalon shumėn prej 10 mijė eurosh.
Rugova mė herėt kishte mbajtur pozitėn e Kryeshefit Ekzekutiv tė Komunės sė Istogut. Gjatė atij mandati, nė vitin 2006, ishte ndėrtuar objekti i ri shkollor nė fshatin Vrellė tė kėsaj komune. Financimi ishte kryer nga Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė dhe kishte kushtuar rreth 1 milionė euro. Punėt i kishte kryer kompania Ma Con ku Rugova ėshtė aksionar dhe nė cilėsinė e Kryeshefit Ekzekutiv tė Komunės atėkohė kishte marrė pjesė nė ceremoninė e fillimit tė procesit mėsimor nė kėtė shkollė.
Kjo kompani private ka nė pronėsi atė qė nė Istog njihet si “Pallati i Rugovianėve”. Njė pjesė e kėtij objekti shtrihet pėrgjatė trotuarit nė rrugėn “2 Korriku”, nė Istog.
“Nuk ta llogaris tender at vlerė prej 7 mijė e 200 eurosh” Zize Bujupi
Rugova, tek ka folur pėr kėtė objekt, ka thėnė se ndėrtimi i tij ėshtė bėrė konform lejeve komunale.
Sipas njė raporti vjetor tė Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale nė vitin 2009 “Ma Con” ishte pajisur me licencė pėr gjurmimin dhe shfrytėzimin e shkėmbinjve nė Istog, e vlefshme deri mė 2017.
Ndėrkohė nė formularėt e deklarimit tė pasurisė nė Agjencinė Kundėr Korrupsion kreu i Istogut nė vitin 2010 kishte shėnuar se ka 33.3 pėr qind tė aksioneve nė kompaninė “Ma-Con” Sh.P.K.
Njė vit mė vonė ka shėnuar se ka vetėm 15 pėr qind nė kėtė kompani. Po ashtu nė deklarimin e fundit tė pasurisė pėr vitin 2012 ka shėnuar se ka vetėm 15 pėr qind.
Ndryshe ka deklaruar nė debatin me qytetarė nė Komunėn e Istogut duke thėnė se posedon 1/3 –ten e hises nė kompaninė qė e ka nė bashkėpronėsi me vėllezėrit e tij.
Nė deklarimin e pasurisė ka kallėzuar se gruaja e tij Fitore Rugova merr njė pagė prej 250 eurosh nė muaj nga kompania Ma Con.
Rugova e ka deklaruar si pasuri tė patundshme njė banesė prej 140 metrash katrorė tė blerė nė vitin 2005 e qė ka vlerė rreth 70 mijė euro. Po ashtu ka shėnuar se ka trashėguar 1 mijė e 200 metra katrorė truall qė kanė vlerė 24 mijė euro si dhe 70 ari patundshmėri qė vlejnė 35 mijė euro.
Kreu i Istogut nė deklarimin e pasurisė pėr vitin 2012 ka shėnuar se posedon njė veturė nė vlerė prej 8 mijė eurosh tė cilėn e ka blerė nė vitin 2009. Njėjtė ka deklaruar edhe nė vitin 2011. E nė vitin 2010 kishte deklaruar pak mė ndryshe kur kishte shėnuar se posedon njė veturė qė e ka blerė nė vitin 2008 e qė ka kushtuar 6 mijė e 500 euro.
Sipas ligjit pėr parandalimin e konfliktit tė interesit, konflikti i interesit “ėshtė gjendja e mospajtimit ndėrmjet detyrės publike dhe interesit privat tė njė zyrtari, kur gjatė ushtrimit tė funksionit tė tij zyrtari ose personi i afėrt ka interes privatė pasuror ose personal jo pasuror, tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, qė ndikon, ose mund tė ndikoj nė kryerjen nė mėnyrė tė drejtė tė funksionit publik, kur gjendet nė situata tė shkeljes sė mundshme tė parimeve, tė kufizimeve dhe ndalesave apo detyrimeve, sipas dispozitave tė kėtij ligji”.
Po ashtu, neni 17 i tij kėrkon qė zyrtari i cili ėshtė pronar i aksioneve nė vlerė tė mbi 20 pėr qind tė kapitalit tė ndėrmarrjes gjatė kohės sė ushtrimit tė funksionit “duhet t’i bart tė drejtat nė drejtimin e ndėrmarrjes nė ndonjė person tjetėr”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)