Detajet e Pasurisė Nuk i Lejon Ligji

Hasan Preteni, AKKHasan Preteni, AKK
nga  Ismajl Gashi
© Tė drejtat autoriale

Mė 2010 zyrtarėt publikė deklaronin saktėsisht se ku i kishin pronat ose aksionet e tyre. Tė paktėn, ata obligoheshin ta bėnin kėtė. Kėtė vit, 3353 zyrtarė e kanė deklaruar pasurinė por, sipas kreut tė antikorrupsionit Hasan Preteni, tani ligji pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale nuk lejon publikimin e atyre detajeve.

Po tė shikohen deklaratat e pasurisė tė zyrtarėve publikė pėr vitin 2012 qė u publikuan disa ditė mė parė nga Agjencia Kundėr Korrupsionit (AKK), zakonisht nuk mund tė dihet se ku janė shtėpitė, apartamentet, tokat dhe eventualisht aksionet e tyre nėpėr kompani tė ndryshme.

Pėr shembull, Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar tokė prej 15.75 ari pėr ndėrtimin e shtėpisė nė vlerė 157,000 eurosh por nuk precizohet ku saktėsisht, sikurse edhe njė tokė tjetėr prej 7 hektarėsh nė vlerė 180,000 mijė eurosh.

Kryetari i Prishtinės ka deklaruar njė shtėpi prej 180 metrash katrorė nė vlerė 138,000 euro, njė shtėpi pushimi me 120 metra katrorė nė vlerė 30,000 euro, 2.43 hektarė tokė nė vlerė 365,000 mijė euro etj. Por as ato nuk specifikohen ku.

Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar rreth 95 milionė euro aksione nė kompani tė ndryshme jashtė vendit, por as nė kėtė rast nuk ėshtė shkruar se ku i ka ato.

Kjo ndryshonte me deklaratat e vitit 2010 qė zyrtarėt i dėrgonin nė AKK. Atėherė, ata specifikonin adresėn e saktė tė pronave tė tyre ose obligoheshin ta bėnin atė.

Kreu i agjencisė, Hasan Preteni, thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se ajo ka marrė formularėt e zyrtarėve deri mė 31 mars ku jepen shėnimet e sakta, mirėpo se agjencia publikon vetėm regjistrat.

“Nė regjistėr nuk dalin tė gjitha ato shėnime tė cilat ligji i ka pėrcaktuar si tė dhėna personale pasi ai ndalon publikimin e tyre”, ka thėnė Preteni. 

“Nė regjistėr nuk dalin tė gjitha ato shėnime tė cilat ligji i ka pėrcaktuar si tė dhėna personale pasi ai ndalon publikimin e tyre” Hasan Preteni

“Agjencia i ka tė gjitha kėto shėnime dhe ne i dimė adresat e secilės pronė. Ne i pėrdorim ato pėr hetime dhe nė to kanė qasje tė gjitha organet e ndjekjes: policia, doganat, policia financiare, prokuroria, ATK-ja”, ka shtuar ai.

Kėto tė dhėna do tė mund tė lehtėsonin monitorimin e aktiviteteve tė zyrtarėve publikė. Ligji pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale ėshtė miratuar nga Parlamenti nė prill tė vitit 2010, por ndėrkohė shumė organizata kanė bėrė interpretime tė dallueshme tė tij.

Preteni thotė se zyrtarėt nė vitet e kaluara kishin hezituar tė deklaronin pasurinė e tyre me arsyetimin se po rrezikoheshin. “Por praktika ka vėrtetuar tė kundėrtėn, ngase askush nuk ėshtė rrezikuar prej tyre”, ka thėnė ai.

3657 zyrtarė kishin pasur obligim tė deklaronin pasurinė, ndėrsa 3353 e kishin bėrė kėtė, gjashtė ishin konsideruar mungesa tė arsyeshme shkaku i qėndrimeve jashtė, ndėrsa 36 kishin bėrė deklarime me vonesė dhe 261 nuk kishin deklaruar fare. Preteni ka thėnė se 297 zyrtarė - tė vonuarit dhe mosdeklaruesit - do tė dėrgohen nė gjykatė. Sipas tij, 50 pėr qind e tyre vetėm se janė proceduar. Gjobat pėr mos deklarime mund tė arrijnė deri nė rreth pesė mijė euro, sipas legjislacionit nė fuqi. 

“Nė pėrqindje i bie qė rreth 92 pėr qind e zyrtarėve e kanė deklaruar pasurinė dhe kjo ėshtė e mirė”, tha Preteni. “Nuk ka mbetur asnjė bord ose agjenci me anėtarėt e tyre qė nuk kanė deklaruar pasurinė. Ky vetėdijesim ka pėrfshirė edhe pushtetin lokal”.

Kreu i kundėrkorrupsionit thotė se me rėndėsi ėshtė tė deklarohet pasuria, por jo aq edhe ēmimi i saj tė cilin e pėrshkruan si problematik. “Ēmimi ėshtė shumė problematik sepse ėshtė ēėshtje e tregut. Kemi edhe raste tė tilla kur personi thotė se e ka kėtė pasuri e cila nė treg nuk kushton mė shumė se 10,000 euro, ‘por unė nuk e jap as pėr 100 mijė euro sepse jam i lidhur pėr tė’”.

Ndonėse thotė se zyrtarėt kosovarė “nuk janė pėr gjynah”, Preteni dyshon se ata paraqesin
gjendjen reale tė pasurisė. “Mendoj se ka zyrtarė qė nuk e kanė deklaruar pasurinė nė tėrėsi. Por presioni duhet tė jetė i pėrbashkėt. Nė atė moment qė ne gjejmė diēka qė nuk e kanė deklaruar por e posedojnė, do t’ia procedojmė prokurorisė”.

“Mendoj se ka zyrtarė qė nuk e kanė deklaruar pasurinė nė tėrėsi" Hasan Preteni

Deri mė tash, sipas tij, AKK ka publikuar 1400 formularė pėr vitin 2012 nė faqen e vetė nė internet, shpreson qė deri nė fillim tė qershorit t’i shtojė edhe 1000 ndėrsa nė mesin e atij muaji ta kompletojė listėn. 

“Atėherė vjen faza e krahasimit tė tė dhėnave qė nga viti 2007 ku analizojmė dhe krahasojmė deklarimin e pasurisė. Ne do tė reagojmė nė tė gjitha ato raste ku ka mospėrputhje logjike nė mes tė pasurisė sė deklaruar dhe asaj tė krijuar gjatė viteve”, ka thėnė Preteni. “Nė kėtė fazė ne presim edhe reagimin e qytetarėve. Kosova ėshtė e vogėl dhe 90 pėr qind e kapitalit ėshtė koncentruar nė Prishtinė dhe rreth saj”.

Preteni tha se ndėrkohė shpreson se me miratimin e ligjit tė ri penal mosdeklarimi i pasurisė do tė sanksionohet penalisht gjė qė, sipas tij, do tė ndihmojė shumė rregullimin e kėsaj ēėshtje. Pas asaj, tha ai, duhet tė rregullohet edhe prejardhja e pasurisė si dhe pritet edhe ligji pėr konfiskimin e pasurisė sė paligjshme.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn