Aktivitetet e Heshtura tė Kadri Veselit nė Biznes

Ueb faqja e FKK kompjuter me seli nė ZvicėrUeb faqja e FKK kompjuter me seli nė Zvicėr
nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, kishte nė bashkėpronėsi njė kompani nė Zvicėr qė merret me tregtinė e kompjuterėve. “FK Computers” u regjistrua edhe nė Kosovė si biznes individual. Veseli ka shėrbyer pėr vite edhe si shef ekzekutiv i kompanisė “Kobit PC” nė Kosovė.

Shėnim: E Plotėsuar mė 14 Mars

Kadri Veseli, veprimtaria e tė cilit si shefi i Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK) ėshtė zhvilluar nėn hije, duket se ka mbajtur tė heshtur pėr shumė vite edhe aktivitetin e tij nė biznes. 

Pėrderisa emri i tij shfaqet nė regjistrat e biznesit nė Zvicėr, Gazeta Jeta nė Kosovė ka zbuluar se Veseli ėshtė i ndėrlidhur edhe me dy kompani qė merren me tregti kompjuterėsh nė Kosovė por emri i tij nuk ėshtė shfaqur publikisht nė to asnjėherė. 

Kushėriri i tij, Hylmi Veseli, ka konfirmuar se Kadriu vepron si shef ekzekutiv i kompanisė Kobit PC e cila sipas regjistrave tė biznesit ėshtė krijuar nė vitin 2008. Po ashtu, njė kompani me emrin e njėjtė me FK Computers nė Zvicėr, ku Kadri Veseli ka qenė bashkėpronar, ka vepruar pėr dy vjet nė Kosovė si biznes individual me pronar kushėririn e ortakut tė Veselit nė Cyrih. 

Kompania Kobit PC ka fituar edhe kontrata nga organizatat publike nė vend. 

Veseli dhe Cukaj nė Zvicėr 

Kadri Veseli e Fisnik Cukaj, dy ish-anėtarė tė Lėvizjes Popullore tė Kosovės (LPK) nė fillim tė nėntėdhjetave, pas njė kohe tė veprimtarisė ilegale nė vend ishin nisur pėr nė Zvicėr. Atje ata krijuan njė kompani qė merrej me tregtinė e kompjuterėve dhe qė e kishin pagėzuar “FK Computers GMBH”, qė barte inicialet e emrave tė dy shokėve tė ilegales. 

Sipas regjistrimit tė biznesit nė Zvicėr, pronarė aksionesh nė tė ishin Fisnik Cukaj e Kadri Veseli. 

Nė vitin 2007 kjo kompani erdhi nė Kosovė duke hapur njė zyre nė Pejė. “FK Computers” u regjistrua nė Ministrinė e Tregtisė e Industrisė si biznes individual e jo si kompani e huaj edhe pėrkundėr marketingut tė saj se bėhej fjalė pėr njė kompani me pėrvojė 10 vjeēare nga Zvicra. Pronar i saj nė Kosovė figuronte Kushtrim Cukaj, njė i afėrm i Fisnik Cukajt, nga Peja. 

Si pronarė tė saj nė Kosovė nuk u regjistruan as Fisnik Cukaj e as vetė Kadri Veseli i cili mė  2007 ende ishte zyrtarisht shef i Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK) qė EULEX-i e quante organizatė kriminale ndėrsa intelegjenca amerikane e KFOR-it e konsideronte si polici sekrete tė Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).

Bazuar nė publikimet e certifikatave tė bizneseve nė faqen “Moneyhouse.ch”, Cukaj del se kishte aksione mė shumė se sa Veseli. 

Tė dhėnat pėr FK Computers nė kėtė faqe janė tė vitit 2009. Cukaj, sipas tė dhėnave tė datės 23 korrik 2009, kishte 102 aksione tė zakonshme qė vlenin nga 100 euro franga zvicerane e Veseli  98 aksione tė zakonshme. Kapitali themelues i kėsaj kompanie ishte 20 mijė franga.

Mė 22 dhjetor 2009, sipas kėtyre tė dhėnave, Veseli ishte tėrhequr nga aksionet e Cukaj tashmė kishte 200 aksione tė zakonshme nga 100 franga tė kapitalit themelues prej 20 mijė frangash. 

Cukaj figuron tė jetė pronar edhe i “Cukaj Computers” dhe “Led Com Computers”.

Nėn emrin Kadri Veseli, si pronar i vetėm, figuronte edhe “Restaurant Bar Veseli” me adresė nė Biel tė Zvicrės. Fillimisht Hylmi dhe Kadri Veseli nuk kishin pėrgjigjur pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė tė pyetur nėse i dyti ishte pronar nė kėtė biznes dhe nėse biznesi ishte ende aktiv.

Dy ditė pas botimit, Hylmi Veseli, kushėriri i Kadriut, ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se nuk bėhet fjalė pėr axhėn e tij por pėr njė person me emrin e mbiemrin e njėjtė -- Kadri Veseli -- me adresė nė Biel.

Gazeta JnK ka kontaktuar me ish-pronarin e restorantit, Kadri Veseli, i lindur mė 1954 dhe me vendqėndrim nė Zvicėr qė nė vitet '80ta, nga Krusha e Madhe e Rahovecit. "Biznesin e kam hapur para disa vitesh por e kemi mbyllur pėr shkak se nuk ka ecur mirė", ka thėnė Veseli, tė mėrkuren.

ATK: Kompanitė e Huaja nuk duhet tė regjistrohen si biznese individuale

Kompania N.T.P “FK Computers” u regjistrua mė datėn 8 Gusht 2007 nė Agjensionin e Regjistrimit tė Bizneseve nė Kosovė (ARBK) qė operon nė kuadėr tė Ministrisė pėr Tregti e Industri (MTI). Kishte vetėm njė punėtor tė regjistruar zyrtarisht. Adresa e saj zyrtare figuron tė jetė rruga “Lekė Dukagjini” nė Pejė dhe statusi i saj ishte biznes individual. 

Kryeshefi i ARBK-sė, Gazmend Mejzini, ka deklaruar se nuk ėshtė brenda mandatit tė agjencisė qė tė detyrojnė njė afarist “qė tė mos bėjė mashtrime”. 

“Ne e regjistrojmė kompaninė ashtu siē aplikon. Ne nuk kemi mandat tė hetojmė se a operon edhe jashtė vendit e njėjta kompani. Ka aplikuar si biznes individual dhe ėshtė regjistruar ashtu. ARBK-sė mė nuk i intereson se si prezantohet nė opinion kompania”, ka thėnė Mejzini.  

 

“Ne e regjistrojmė kompaninė ashtu siē aplikon. Ne nuk kemi mandat tė hetojmė se a operon edhe jashtė vendit e njėjta kompani" Gazmend Mejzini

Ndėrkohė “FK Computers” kishte promovuar vetėn si kompani me pėrvojė 10 vjeēare nga Zvicra.  Nė njė reklamė tė saj nė Kosova.biz shėnohet se kjo kompani nga Zvicra do tė nis punėn edhe nė Kosovė. 

Kjo kompani, sipas Administratės Tatimore, nuk ishte dashur tė regjistrohej si biznes individual por si kompani e huaj. “Sipas praktikės, tė gjitha kompanitė e huaja janė regjistruar si biznese me status tė personit juridik, si : Sh. p .k. ose Sh. a. e jo si biznese individuale”, ka thėnė Valentina Bytyqi, zyrtare pėr media nė Administratėn Tatimore tė Kosovės (ATK). 

Kjo kompani ka operuar prej vitit 2007 deri nė vitin 2009 kur ka kėrkuar tė ēregjistrohet nga Administrata Tatimore e Kosovės. 

Ky biznes, sipas ATK-sė, ėshtė marrė me tregtinė e kompjuterėve tė pėrdorur dhe ka paguar tatim tė paragjykuar. Kėtė mėnyrė tatimimi, vetėm pėr tė Ardhurat Individuale, e ka lejuar Administrata Tatimore pasi qė, sipas tyre, bėhej fjalė pėr njė biznes tė vogėl me qarkullin nėn 50 mijė euro. Bizneset qė kanė qarkullim mė pak se sa kjo shumė, sipas ATK-sė, kanė tė drejtė tė zgjedhin se nė ēfarė mėnyrė duan tė tatimohen.

“Ligji i obligon qė tė zgjedhin formėn e deklarimit, pra, nė bazė tė tė ardhurave reale apo edhe nė formėn e paragjykuar. Nė rastin tonė tatimpaguesi ka zgjedhur formėn e paragjykuar tė deklarimit”, ka thėnė Bytyqi.

Vlera e Tatimit nė tė Ardhurat Individuale qė ka paguar kjo kompani ka qenė 581euro pėr periudhėn tremujuri i tretė i 2007-es e deri nė tremujorin e tretė tė 2009-es .

“Vėrtetimi i lėshuar nga ana e zyrės regjionale tė Pejės dėshmon vetėm mbi borxhet eventuale tė kėtij tatimpaguesi" Valentina Bytyqi

Ndėrkaq Tatim Mbi Vlerėn e Shtuar kjo kompani ka paguar nė periudhėn mars-tetor 2010 pasi qė ėshtė regjistruar si Deklarues Vullnetar i TVSH-sė mė 27 mars tė vitit 2009. Shuma e paguar sipas ATK-sė ka qenė 297 euro.

Mė 5 nėntor  tė vitit 2009  pronari i saj nė Kosovė Kushtrim Cukaj kishte kėrkuar nga ATK-ja tė ēregjistrohej si tatimpagues. 

ATK-ja i kishte bėrė dy vizita kėsaj kompanie.

“Pas verifikimeve dhe vizitave qė i janė bėrė kėtij tatimpaguesi me datėn 05.11.2009 dhe 19.01.2010 ėshtė konstatuar se i plotėson kushtet pėr tu pajisur me Vėrtetimin Tatimor tė kėrkuar”, ka deklaruar Bytyqi. 

Por, ATK-ja mund tė bėjė sėrish kontroll pėr verifikimin e saktėsisė pėr detyrimet e kėtij biznesi ndaj shtetit.

“Vėrtetimi i lėshuar nga ana e zyrės regjionale tė Pejės dėshmon vetėm mbi borxhet eventuale tė kėtij tatimpaguesi. Nė kėtė rast nuk ka pasur borxhe dhe i kemi lėshuar Vėrtetimin Tatimor me shėnimin se ‘Ky vėrtetim nuk e pėrjashton mundėsinė e kontrollit tė mėvonshėm pėr verifikimin e saktėsisė sė detyrimeve tatimore pėr periudhat e tjera Tatimore’”, ka deklaruar Bytyqi.

Por sa kompjuterė ka importuar kjo kompani pėrgjatė dy viteve sa ka operuar nė Kosovė. Doganat e Kosovės kėtė informata e kanė klasifikuar si sekrete. Zbulimi i informatave pėr kompanitė private nuk ėshtė i ligjshėm, sipas zėdhėnėsit Adriatik Stavileci.

Kadri Veseli dhe KOBIT PC

Hylmi Veseli, pronar i kompanisė Kobit PC, ėshtė pėrgjigjur nė emėr tė axhės sė tij Kadri Veselit nė interesimet e Gazetės Jeta nė Kosovė pėr rolin e kėtij tė fundit nė kėtė kompani si dhe relacionet me FK Computers nė Zvicėr e Kosovė. 

“Kadri Veseli nuk ka qenė asnjė moment aksionar ose pjesė e kompanisė FK Computers nė Kosovė. Kadri Veseli ka qenė aksionar nė kompaninė FK Computers GmbH nė Zvicėr pėr njė periudhė tė caktuar, por kjo kompani nuk ka tė bėjė fare me firmėn e regjistruar nė Kosovė FK Computers”, ka deklaruar Hylmi Veseli.

Kompania Kobit PC, sipas tij, importon kompjuterė edhe nga FK Computers nga Zvicra. 

“Kadri Veseli nuk ka qenė asnjė moment aksionar FK Computers nė Kosovė. Ai ka qenė aksionar nė kompaninė FK Computers GmbH nė Zvicėr pėr njė periudhė tė caktuar, por kjo kompani nuk ka tė bėjė fare me firmėn e regjistruar nė Kosovė FK Computers” Hylmi Veseli

“Nė kėtė kontekst njė nga kėto partneritete zhvillohet dhe me firmėn FK Computer GmbH nė Zvicėr me pronar z.Fisnik Cukaj”, ka thėnė Veseli.

Nė Kobit PC, qė ka zyre nė Prishtinė e Mitrovicė, sipas Hylmi Veselit punon si menaxher i saj Kadri Veseli qė zyrtarisht pėr nėntė vite udhėhoqi SHIK-un e tash ka paralajmėruar se do t’i hyjė politikės. Nė Agjencinė e Regjistrimit tė Biznesit emri i njeriut qė udhėhoqi kėtė shėrbim nuk figuron si pronar i kėsaj kompanie.  

“Kadri Veseli ėshtė udhėheqėsi kryesor i kompanisė, duke mbajtur njė nga pozitat mė tė larta menaxheriale nė kompani si CEO i saj”, ka thėnė Hylmi Veseli. 

Ndėrkohė Fisnik Cukaj, nė shkurt tė vitit 2009, ishte shfaqur si pronar i kompanisė “Kobit PC”. 

Pronari zyrtar i Kobit PC nuk ka komentuar paraqitjen e Cukajt.

“Kompania KOBIT PC qė nga fillimi ka njė pronar legjitim dhe asnjėherė nuk ka pasur tjetėr pronar, kėtė mund ta vėrtetoni mė lehtė duke iu qasur dokumenteve zyrtare tė Republikės sė Kosovės qė nga fillimi i biznesit. Nė rast tjetėr dhe vete kompania mund tė ofrojė kėtė dokumentacion”, ka thėnė Hylmi Veseli.

Reklamė e firmės KOBIT PC

 

Agjencia pėr Regjistrimin e Bizneseve e njeh si pronar tė kėsaj kompanie vetėm Hylmi Veselin. 

“N.T.SH ‘Kobit PC’, ėshtė regjistruar pėr herė tė parė nė ARBK mė 25.09.2008 me pronar Hylmi Veselin. Kapital themeltar nuk ka biznesi pasi qė ėshtė i regjistruar si Biznes Individual”, ka deklaruar Arta Istrefi, kėshilltare pėr media e ministres pėr Tregti e Industri. 

Ndėrkohė Cukaj para mė shumė se tri vitesh, bashkė me ish-kryeshefin e PTK-sė Shyqyri Haxha, kishte shpėrndarė ndihma bamirėsie pėr Konviktin e Motrave e Shėn Kryqit nė Prishtinė.  Pėr, kėtė konvikt ishin dhėnė mjete nė vlerė prej 5 mijė euro qė pėrfshinin pajisje kompjuterike e internet, njė lidhje telefoni si dhe dhjetė kompjuterė nga firma Kobit PC.  Fisnik Cukaj ishte prezantuar si pronar i Kobit PC nė kėtė ngjarje tė organizuar nga ish-kryeshefi i PTK-sė. 

Kompania Kobit PC ka pėrfituar edhe nga buxheti publik. Komuna e Fushė Kosovės i ka dhėnė njė tender publik e ajo e Obiliqit i ka dhėnė mjete financiare pa tenderė. 

Mė 5 maj tė vitit 2011 komuna e Fushė Kosovės ka shpallur fitues pėr furnizim me tonerė kompaninė Kobit PC qė ishte njė lot i tenderit “Furnizim me Pajisje tė IT”. Bedri Obertinca, zyrtar i prokurimit nė kėtė komunė, ka deklaruar se kjo kompani ėshtė shpallur fitues pasi qė ka ofruar ēmimin mė tė ulėt. 

Ndėrkohė nė Komunėn e Obiliqit kompania e auditimit “Deloite” ka gjetur se nga “Kobit PC” ishin blerė pajisje kompjuterike pa pasur tender publikė. 

“Pajisje IT nga furnitori ‘Kobit PC’  janė paguar dy fatura nė shumė prej 97.5 euro dhe 96 euro tė datės 18 maj 2009 edhe pėrkundėr faktit qė Komuna ka pasur tė nėnshkruar kontratėn pėr Furnizime me pajisje IT me njė OE tė pėrzgjedhur nga aktivitete tė prokurimit”, thuhet nė raportin e Deloite pėr kėtė komunė qė i referohet vitit 2009.

Komuna e Obiliqit i ka kthyer pėrgjigje auditorit rreth kėsaj ēėshtje duke e arsyetuar atė si blerje emergjente. “Ėshtė e vėrtetė qė kemi pasur kontratė me njė OE pėr blerjen e kompjuterėve por ne nuk kemi pasur kontratė pėr servisim dhe mirėmbajtje tė kompjuterėve nga ana e asaj kompanie andaj tre kompjuterė qė kanė qenė duke punuar nė QKMF nė Obiliq e qė janė SISH (Sistemi Informativ Shėndetėsor) janė prishur dhe ka qenė nevojė urgjente shėndetėsie dhe pėr kėtė arsye ne kemi blerė pajisje tė IT KOBIT PC”, thuhet nė kėtė raport auditimi. 

Ndėrkohė zyrtari pėr media i kėsaj komune Mehmet Ismaili nuk ka kthyer njė pėrgjigje pėr gazetėn se pse pikėrisht Kobit PC ishte pėrzgjedhur pėr kėtė blerje emergjente.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 33 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Doku n’Prizren
    Shiko arkivėn