11 Persona të Arrestuar

Në fshatin Batllavë të Podujevës në qendrën 1816 E katër persona janë shoqëruar në polici për dyshim falsifikimi të bexhave. Policia e rajonit të Podujevës  thotë se ata janë komisionerë të partisë së AAK-së.
 
Ernest Luma zëdhënësi i AAK-së, i ka thënë Gazetës Jeta në Kosovë se këta nuk janë komisionarë, por vëzhgues dhe nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Personat e shoqëruar në polici, sipas  menaxherit të qendrës së votimit janë V. J., I. T., A. M.,  K. H..

Edhe në fshatin Senik të Malishevës, janë arrestuar dy persona, për shkak se janë rrahur afër qendrës së votimit.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Dy persona janë arrestuar, sepse konsiderohet se kanë prishur rendin publik, sepse janë rrahur ndërmjet vete. Me urdhër të prokurorit këta dy persona për 48 orë do të jenë në mbajtje”,
tha Haziri.