Spekulimi për BE

Ishte koha e duhur që kontributi i Kosovës në Bienalen e Venedikut të këtij viti të jetë për kufijtë. “Spekulimi në të kaltër”,nga artistja Flaka Haliti,trajton getoizimin e vazhdueshëm të Kosovës në një mënyrë të bukur dhe mbase titulli i saj paraqet një mënyrë për të parë se si do të duket marrëdhënia e saj e ardhshme me pjesën tjetër të Evropës.

Së shpejti zyrtarët qeveritarë do t’i dërgojnë Brukselit një raport në të cilin do të raportojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat që BE-ja t’i mundësojë kosovarëve që të udhëtojnë pa vizën në zonën e Shengenit.

Kemi qenë në këtë rrugë më parë dhe prandaj shumë njerëz, me të drejtë, janë skeptikë që kufizimi i vizave do të hiqet së shpejti pavarësisht kërkesave që i ka përmbushur Kosova. Kriza me azilkërkuesit në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015 gjithsesi nuk do të ndihmojë.

Rregullat e përgjithësuara për viza tashmë janë të prapambetura, dhe unë shpresoj që Kosova nuk do të vuaj nga ky izolim as edhe një ditë më shumë. (Gjithmonë ngelem i hutuar nga privilegjet e udhëtimeve pa viza që mi ofron pasaporta amerikane, thua që shtetasit amerikanë nuk shkaktojnë probleme jashtë vendit).

Por diçka e humbur në diskutimin e liberalizimit të vizave është diçka që nuk do të thotë aq shumë për një numër të madh të kosovarëve, të cilët nuk i kanë mjetet për të udhëtuar pavarësisht nga kufijtë që hapen për pasaportat e tyre. Ndryshe nga barrierat metalike në instalacionin e Haitit, këta kufij janë të padukshëm dhe të fshehur.

Përderisa kufizimi i vizave për zonën e Shengenit do të hiqet herët a vonë, izolimi ekonomik me gjasë do të vazhdojë tutje për shumë më të gjatë.

Përtej vizave, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA) që pritet të nënshkruhet me BE-në, veçse e miratuar në Komisionin Evropian, ofron një mundësi për Kosovën që të lëvizë përpara drejt një të ardhmeje të suksesshme.

Marrëveshja e zgjedhuar e tregtisë së lirë do të ofrojë mundësi për prodhuesit e Kosovës që t’i shesin produktet e tyre më lehtësisht në BE, por kjo do të funksionojë edhe anasjelltas, me mundësinë që ta zgjerojë deficitin tregtar të Kosovës. Çelësi do të jetë që qeveria t’i mbështesë industritë që vërtetë mund të jenë konkurruese në BE. Deri më tani kjo nuk është me efektivitet të shquar.

Nga perspektivën më të gjerë, MSA paraqet një hap të rëndësishëm për Kosovën drejt kandidaturës dhe anëtarësimi eventual në BE. Kam dyshime që progresi drejt këtij qëllimi të kaltër do të vazhdojë të jetë i ngadaltë dhe i vështirë.