Vendbanim i Duhur për Jetesë të Mirë

Kur vjen vera, shumë prej nesh, posaçërisht ata me pasaportë të huaj, kanë tendencë që të largohen sa më larg që është e mundur nga Prishtina. Është lehtë të harrohet ndonjëherë se ekziston Kosova edhe jashtë kryeqytetit – një vend me shumë natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore.

Por pasi që kam kuptuar nga jetesa e këtushme për afër katër vjet, të kesh një vend të mirë e t’i thuash shtëpi – i kam pasur pesë në Prishtinë deri më tani – është thelbësore për të kuptuar se çfarë ka jashtë.

Banesa ime e parë, në lagjen “Vellusha”, ishte ne epokën e tallava arkitekturës pas vitit 1999. Nuk kishte adresë dhe ishte disi e futur si pykë në brendësinë e një blloku të qytetit. Isha i joshur nga orenditë moderne dhe kuzhinën e re duke injoruar faktin se ishte më e shtrenjtë për 100 euro dhe u ishte nënshtruar reduktimeve të rrymës. Më është dashur të ndërroj banesa tjera tallava, për të kuptuar se në përgjithësi ishte më mirë të jetohej në një banesë të ndërtuar gjatë kohës së Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, kur ndërtesat janë bërë me sa thuhet t’i qëndrojë një apokalipse sesa si një produkt i vetëm. 

Po ashtu është e rëndësishme që të identifikohen dhe zgjidhen problemet para se të hyni në banesë. Në banesën e re, nuk e kam paguar gjysmën e qirasë derisa u sigurua shuli dhe rezja e një dritareje të kuzhinës, që mbyllej me një thikë kuzhine. Çështja u zgjidh brenda ditës, e jo si në banesën e fundit kur u deshën dy muaj kohë për ta rregulluar murin e dëmtuar nga rrjedhja e ujit nga sipër. Mirëpo me shenja të ngjashme, është me rëndësi të mbahet në mend se riparimi apo përmirësimi i diçkaje mund të krijojë madje më shumë probleme serioze. Për shembull, zëvendësimi i dy dritareve kërcitëse e të vjetra mund të kushtojë para shtesë për shpenzimet e copave të mëdha të prishura në mur.

E fundit, por jo pak e rëndësishme, sistemi i ujit. Kam mësuar se të kesh banjë të dytë është po ashtu potenciali i dytë i burimit për rrjedhje të ujit. Dhe nëse dushi duket i bukur, ia vlen të shikohet nëse uji është duke shkuar në drenazh – e jo në dysheme.

T’i bësh këto gjëra të thjeshta si duhet, nuk të sigurojnë ndoshta një parajsë private në Prishtinë, por ndihmojnë që të jetohet këtu shumë më mirë.