Ngritja e Alarmit Kundër Përgjimit Shtetëror

Pothuajse askush nuk u alarmua kur konsumatorët e telefonave mobilë të Kosovës ishin të detyruar të regjistrojnë SIM kartelat e tyre dhe dorëzojnë edhe informatat e ndjeshme, pa asnjë mekanizëm për të mbrojtur të dhënat personale. Madje edhe kur Gazeta Jeta në Kosovë raportoi për obligimin e regjistrimeve, mori një kënd pozitiv, duke vënë theks se policia do ta kishte më të lehtë të identifikojë shakaxhinjtë të cilët thirrnin në linjat e shërbimeve emergjente. 

Kjo ndodhi më 2011, para se Edward Snowden nxori në publik fshehtësitë e pista të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA) në një kohë kur shumë pak njerëz vlerësuan shkallën në të cilën qeveritë u angazhuan në përgjim të gjerë elektronik.

Kur unë raportova për regjistrimet në radion e Deutsche Welle, isha i habitur kur pashë se jo vetëm që shumë prej njerëzve nuk brengoseshin, por disa madje edhe mirëpriten regjistrimet. Ata ishin të bindur se policia dhe autoritetet tjera mund të jenë të besueshme dhe nuk do të abuzonin me informatat. 

Por kur drafti i fundit i Ligjit për Përgjime doli kohëve të fundit, atëherë dolën edhe reagime të ndryshme. 

Njerëzit sikur Arianit Dobroshi, nga komuniteti i teknologjisë, folën kundër ligjit të propozuar, për shkak se ai nuk ka rregulla të qarta për mënyrën se si përgjimet e tilla rregullohen, duke hapur derën për abuzime nga preferencat e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Tani ka një grup në Twitter, # StopSurveillanceinKS. 

Në BIRN që prodhon Gazetën Jeta në Kosovë, këshilltarja ligjore Flutura Kusari dërgoi një kritikë të ashpër në Ministrinë e Integrimit Evropian, e cila është duke e monitoruar zhvillimin e projektligjit.

Ironikisht, drafti i fundit i këtij ligji është dashur të korrigjojë problemet e versionit të parë të vitit 2012. Drafti i parë nuk përmbushte standardet e BE-së, sepse ai konsolidonte përgjimin për zbatuesit e ligjit dhe inteligjencës në kuadër të një qendreje, të kontrolluar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI). Drafti i shqyrtuar teknikisht korrigjonte këtë problem, gjersa prezantohej dispozita edhe më problematike në proces që ndër të tjera krijonte një potencial të një game më të gjerë të institucioneve qeveritare që monitorojnë komunikimin pa një urdhër gjykate. 

Në një afat më të shkurtër, teksti i ligjit nuk do të ketë një efekt të madh në aftësinë e subjekteve qeveritare për të monitoruar qytetarët. Mungesa e mbikëqyrjes kuptimplotë shpëton agjencinë e inteligjencës në veçanti. Por njerëzit kanë filluar të bëjnë pyetje dhe kjo është një gjë e mirë.