
Ajo ēka mė interesonte mė shumė nė natėn finale tė Eurovizionit ishte votimi. Madje nuk mbaj mend nėse fare e ndoqa interpretimin e Rona Nishliut. Si tė gjithė shqiptarėt, edhe unė ndjehesha krenare dhe pajtohesha me mendimin e pėrgjithshėm se ajo ishte thjesht e mrekullueshme! Dhe ma merr mendja se pothuaj si tė gjithė atė natė, isha pozicionuar nė tifozėrinė time absolute me gjysmė syri dhe dy veshė nė ekranin e TV-sė dhe me njė sy e gjysmė nė ekranin e kompjuterit, siē do kishte thėnė njė mikesha ime, e zhytur kokė e kėmbė nė Facebook.
Pėr hir tė sė vėrtetės nė FB hyra sall tė kryeja njė detyrim moral: t’u bėja thirrje virtuale miqve tė mi qė janė nė vendet europiane qė tė mos ngurronin tė votonin nga 20 herė Ronėn. E si i thonė njė fjale: jep 5 para tė hysh nė valle dhe tė duhen 20 tė dalėsh prej saj...,nuk ishte e thėnė tė dilja lehtė nga Facebook-u atė natė. Thirrjet pėr tė votuar kodin 03 i kishin kaluar tė gjitha limitet e njė thirrjeje tė thjeshtė dhe qėllimmirė, pėr tu shndėrruar nė njė detyrė tė shenjtė patriotike. Facebooku ishte kthyer nė njė arenė tė vėrtetė tė patriotizmit tė ringjallur, sa nuk munda t’i shpėtoja kėtij sindromi. Si gjithė tė tjerėt pėrsėrisja vazhdimisht thirrjen pėr tė votuar Shqipėrinė nė Eurovizion.
U lutesha shqiptarėve kudo ishin: Maqedoni, Mal i Zi, Preshevė e Bujanovc, Itali e Greqi, Gjermani e Zvicėr, Angli e Suedi e nga ēdo vend tjetėr qė tė mos kursenin votat e tyre pėr Ronėn dhe Shqipėrinė apo siē filloi tė mė tingėllonte mua pėr Ronėn dhe Kosovėn apo mė mirė pėr Ronėn, Shqipėrinė e Kosovėn...
Atė natė tė lume tė Eurovizionit, megjithatė, ajo ēka mė interesonte mė shumė, edhe se paraqitja e kėngėtares kosovare qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė, ishte koha e votimit. Edhe ato momente erdhėn. Bashkė me to edhe pikėt e para pėr Shqipėrinė. Entuziazmi nė Facebook nuk kishte mė kufi. “Faleminderit San Marino”, “O sa mirė me qenė italian”, “FLM shqiptarė tė Maqedonisė” etj, etj. Kėto ishin disa nga status-et mė tė rėndomta. Madje nė dėshpėrim tė mos vlerėsimit nga vendet aziatike, njė mik imi publikoi status-in: “Duhej marrė pėr lobim Pacolli nė kėto vende...”.
Mbaroi edhe kjo punė. Me gjithė pritjet deri nė absurd tė shqiptarėve qė Rona tė dilte e para, ajo megjithatė e ēoi Shqipėrinė nė vendin e pestė, duke u bėrė kėshtu kėngėtarja shqiptare qė renditet mė sė larti nė Eurovizion. Pos festum, komentet e ēuan nė qiell patriotizmin. Dikur, kur bateritė patriotike filluan tė shteren (e kuptueshme kjo, pasi puna ishte kryer tashmė) statuset e facebook-save morėn njė rrjedhė tjetėr, pėr mua tė pakuptueshme. Rifilloi lobimi, po me telefona, por tashmė pėr njė tjetėr shqiptar tė Kosovės, konkurrent edhe ai, por nė njė tjetėr format televiziv dhe nė tjetėr televizion.
Bėhej fjalė pėr djaloshin prishtinas tė quajtur Arbėr, banor i BigBrother-it e qė sipas tė gjitha gjasave nė kėtė eufori patriotike, nėse do tė ishin vėrtet votat e publikut ato qė do tė vendosnin, do tė shpallej fitues i kėtij edicioni.
Nuk kam ndjekur asnjė episod tė BB, nė asnjė edicion tė tij dhe natyrisht nuk e dija nėse Arbri e meritonte apo jo fitoren, por gjithsesi, nė kėtė eufori tė pėrgjithshme, si njė shqiptare e Shqipėrisė me prindėr kosovarė e qė tashmė kisha zgjedhur Kosovėn pėr atdhe, natyrisht qė dėshiroja me shpirt qė Arbri tė ishte fituesi.
Nuk ėshtė se iu luta Zotit pėr fitoren e tij, por gjithsesi ose Zoti iu pėrgjigj lutjes sė shumė tė tjerėve apo votat bėnė punėn e tyre, dhe Arbri u bė fituesi i mbrėmjes duke i bėrė kulm euforisė nė Facebook.
Duke parė ekzaltimin e pėrgjithshėm, por edhe duke u grishur nga statuset interesante nė Faceboo,k qesha me vete teksa mendoja se me kėtė harxh Kosova mund t’i “falte” Shqipėrisė edhe njė president, pėr t’ia lehtėsuar emėrimin e kreut tė shtetit...
Sikur t’mi kishte lexuar mendimet, njė mikeshė imja publikoi statusin “Tash Kosova veē edhe njė kandidat pėr President tė Shqipėrisė...”. Natyrisht qė ky status e meritonte njė Like tė madhe nga ana ime.
Por, statusi tjetėr po aq interesant (nė kėtė rast besoj qė statusi i parapriu mendimeve tė mia) ishte ai i njė miku tjetėr. “ A thua pėr kėtė fitore tė Ronės, kush ka mė shumė merita: Berisha apo Thaēi?!!!”. Nė fillim qesha, por pastaj e kuptova qė nuk ishte thjesht njė status i hedhur ashtu nė erė, nė kuadėr tė euforisė ekzaltimit tė pėrgjithshėm.
Ishte njė status qė gjithsesi tė bėnte tė mendoje. Veēanėrisht nėse sillje nė kujtesė sjelljet, prezantimet dhe tabiatet e dy kryeministrave shqiptarė.
Pėrgjigjet e komentuesve ishin nga mė tė ndryshmet dhe varėsisht apetiteve politike tė tyre, e kėtu nuk ėshtė as koha as rendi t’i pėrflasim. Pėrgjigjet e vėrteta i dhanė Berisha e Thaēi nė shtyrjen mes tyre pėr tė marrė merita (edhe aty ku nuk ka tė tilla) pėr kėtė prezantim dinjitoz.
Entuziast i pashoq, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha pati telefonuar Rona Nishliun menjėherė pas pėrfundimit tė festivalit, duke e cilėsuar madje si zėrin absolut tė Eurovizionit... Si zakonisht mė i pėrmbajtur, anės tjetėr tė kufirit, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi edhe nė emėr tė qeverisė sė tij, uroi kėngėtaren kosovare pėr suksesin qė i solli Shqipėrisė nė Eurovizion. Mes tė dyve, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga edhe ajo pati telefonuar Rona Nishliun pėr ta uruar pėr suksesin. Para sė gjithash pėr ta uruar si femra femrėn, njė urim i pėrzemėrt nga njė femėr e suksesshme (aq sa mund tė jetė) e politikės pėr njė femėr tė suksesshme nė fushėn e muzikės...
Nuk e di nėse Presidenti (edhe disa ditė) i Shqipėrisė, Bamir Topi pati uruar edhe ai Nishliun; sė paku nė shtyp nuk mė kishte zėnė syri ndonjė lajm tė tillė, por edhe nėse jo, i falet. Nė fund tė mandatit, me njė kėmbė nė presidencė dhe tjetrėn nė politikė, Topi ka gjasa tė mos jetė infektuar aq shumė nga euforia patriotike e mbrėmjes sė 26 majit, ku dy tė rinj kosovarė u bėnė protagonistė tė dy ngjarjeve kulturore tė ndryshme pėr nga natyra dhe nga vendi ku u mbajtėn.
Por pak rėndėsi ka nėse Topi ka telefonuar apo jo, ashtu sikurse po aq pak rėndėsi ka qė kanė telefonuar Berisha e Jahjaga dhe ka uruar Thaēi. I rėndėsishėm ėshtė prezantimi vėrtet dinjitoz i Rona Nishliut. I rėndėsishėm ėshtė fakti qė paraqitja e saj nė Eurovizion drodhi zemrat e shqiptarėve kudo janė, i bėri tė ndihen vėrtet krenarė, i grishi tė lundrojnė edhe njė herė nė detin e euforisė sė harruar patriotike.
Atė natė, unė isha njė prej tyre.
Pastaj, fillova tė besoj se kėndej dhe andej kufirit jemi bashkuar pėr tė mos u ndarė mė. Mė tė bashkuar se nga heqja e kufijve apo nga njė Abetare.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)