
Gjatė konfliktit tė vitit 2001 nė Maqedoni, derisa lart nė male, nė fshatra dhe nė periferi tė qyteteve, luftėtarėt shqiptarė luftonin me ushtrinė dhe policinė maqedonase, nė qytete, sidomos nė Shkup, nuk ishte e pazakonshme tė shihje shqiptarė dhe maqedonas tek pinin kafe bashkėrisht. Madje, aktori Bajrush Mjaku, bashkė me regjisorin maqedonas Ivan Popovski, kishin vendosur tė punonin nė shfaqjen e tyre tė pėrbashkėt “Ditari i njė tė ēmenduri”. Nė Maqedoni kjo koekzistencė e “luftės dhe paqes” ka qenė e mundur. Dhe me siguri ekziston njė shpjegim logjik pėr kėtė gjė. Por, njė gjė e tillė nuk ka qenė e mundur nė Kosovė. Sidomos jo nė periudhėn intensive tė luftės. Si mjegull mbaj mend qė, nė vitin 1997, nė kohėn kur nė disa zona tė Kosovės veē pat filluar lufta, njė grup artistėsh serbė tė filmit, patėn filluar njė projekt nė Kosovė. Ata synonin me ēdo kusht tė rekrutonin nė ekip edhe artistė shqiptarė. Por, kjo s’qe e lehtė. Disa aktorė u tunduan nga oferta, por nė fund, me sa e di unė, tė gjithė hoqėn dorė, edhe pėr shkak tė pėrmbajtjes propagandistike tė filmit. Konfliktet mes popujve e grupeve tė ndryshme etnike dallojnė varėsisht prej konteksteve. Prandaj edhe pajtimi diku mund tė arrihet shumė shpejt, diku ndėrsa merr kohė mė tė gjatė, e diku, mbase nuk ndodhė kurrė.
Konflikti mes shqiptarėve dhe serbėve ka njė fillesė tė hershme dhe ėshtė i mbushur me mite dhe histori tė vėrteta e tė paqena. Urrejtja ėshtė e ngulitur pash mė pash. Kam shkruar mė herėt sesi gjyshi im, para se tė flinte, gjithmonė e merrte sėpatėn nga oborri ku qėndronte ditėn dhe e mbante afėr dhomės ku flinte, sepse, siē thoshte: “mund tė vijnė serbėt dhe tė na presin me sėpatėn tonė...”! Kjo paranojė e tij natyrisht ka burimin nė historitė e pėrgjakshme tė plaēkitjeve dhe vrasjeve qė banditėt serbė dikur duhet t`i kenė bėrė mbi fshatrat shqiptare. Dhe gjithsesi, paranoja tė kėtilla me siguri kanė pasur edhe gjyshėrit e moshatarėve tė mi serbė.
Dhe fatkeqėsisht, deri mė tani, nga tė dyja anėt ka munguar gatishmėria pėr tė shikuar nga e ardhmja dhe pajtimi. Tė dyja palėt, serbėt dhe shqiptarėt, tė tashmen dhe tė ardhmen e kanė parė nga perspektiva e sė shkuarės. Cikli i kėtillė i frymėzimit nga e shkuara ka lėvizur si njė zinxhir, duke prodhuar dhunė dhe urrejtje tė reja. Pajtimi ndoshta nuk do tė ndodhė as tani, as ndoshta edhe pėr shumė kohė. Por njerėzit nė kėto hapėsira, sot mė tepėr se kurrė, megjithatė duhet tė mobilizohen rreth kauzave qė synojnė pajtimin.
Shembuj pozitivė nga historia ka plot. Fill mbas Luftės sė Dytė Botėrore, Gjermania dhe Franca bashkėrisht kanė krijuar Zyrėn Franko-Gjermane pėr tė Rinj, e cila ka pasur si qėllim qė tė rinjve nga kėto dy vende t’u mundėsojė vizita dhe shkėmbime kulturore e edukative. Kjo zyrė ėshtė aktive edhe sot dhe ka njė buxhet jashtėzakonisht tė lartė. Akoma edhe sot, grupe tė rinjsh nga Franca dhe Gjermania bėjnė vizita nė kėto dy vende, pėr t’u njohur me historinė, kulturėn dhe zhvillimet e tanishme politike e sociale.
Njė rol nė kėtė drejtim mund dhe duhet tė luajnė edhe artistėt. Roli i tyre ėshtė esencial. Por sfidat janė aty, ato qėndrojnė para secilės iniciativė bashkėpunimi. Si t`i qasemi tė shkuarės? Si t’i qasemi tė tashmes? Ēka t`i ofrojmė publikut? Ēka kemi mundur ne si artistė t`i ofrojmė nėnės Pashkė nga Gjakova, gruas e cila atė ditė qė kuptoi se dy bijtė e saj tė zhdukur nė luftė ishin tė vdekur, i vuri vetes flakėn dhe u dogj pėr sė gjalli. Cilėn dramė nė teatėr t`ua tregojmė fėmijėve qė kanė parė tmerre tė pafundme? A duhet t`u tregojmė atyre pėrralla pėr jetėn si “kopsht me lule”? A do tė mund tė na besojnė ata? A do tė mund ta besoj kėtė gjė fėmija qė ėshtė vėnė nė rresht pėr t`u pushkatuar, por ka shpėtuar nga kriminelėt pasi ka lozur rolin e tė vdekurit?
Njerėzit nė kėto anė kurrė nuk do tė mund ta harrojnė luftėn. Ne si artistė nuk mund t`i bėjmė ata ta harrojnė luftėn. Edhe po tė duam, nuk mundemi. Por ne mund ta pėrdorim artin si mjet qė i ndihmon ata pėr ta pėrballuar dhimbjen. Posaēėrisht roli i teatrit nė kėtė proces ėshtė dėshmuar tė jetė efikas. Antonin Artaud pohon se vetėm nė teatėr mund tė ēlirohemi nga format e njohura, nė tė cilat e kalojmė jetėn e pėrditshme. Kjo, sipas tij e ka bėrė teatrin njė vend tė shenjtė ku mund ta gjejmė realitetin mė tė madh. Shileri ndėrsa, thotė se tragjedia helene e ka edukuar popullin grek, sepse, duke shikuar tragjeditė, grekėt e vjetėr janė mėsuar ta pėrmbajnė vetėdijen individuale dhe ta fusin nė jetėn normale. E sot, mė tepėr se kurrė, njerėzit nė kėto hapėsira kanė nevojė pėr njė vetėdije tė pėrmbajtur.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)