
Mik, Serbia e juaj vėrtet ka filluar tė mė frikėsoj. Nė vend se tė zbutet, ajo ka filluar tė egėrsohet edhe mė tepėr. Kush dreqin i bie nė fije se nga ē'sėmundje lėngon. Adem Demaēi, ish i burgosur politik nga koha e ish Jugosllavisė, tani kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, dikur thoshte: tani qė ne shqiptarėt u ēliruam nga serbėt, duhet t'u ndihmojmė sėrbėve tė ēlirohen nga vetvetja. Kėshtu disi. Por, pa drojė, sepse Demaēi tani ėshtė duke u ndier mirė nė gjirin e kėsaj qeverisė tonė, e cila i ka dhėnė automobil e pension tė majmė, dhe nuk ka ndėrmend tė merret as me ju, e as me neve.
Disi, ndoshta nuk ėshtė e hijshme t'ju shesim mend dhe t'ju tregojmė sesi bėhet shteti, por vėrtet, nga kėto qė ke shkruar ti, por edhe nga ato qė dėgjojmė nga mediat, nuk i keni punėt bash mirė. Mik, i keni punėt pisk dhe prandaj ne po duam t'ju ndihmojmė. Veēse, mos po na ndodhė mė e keqja e tė zhytemi bashkė nė mut. Sepse, i zhyturi, ka tendencė ta ngulfatė dhe ta marrė me vete shpėtimtarin potencial. Prandaj, duhet tė kemi kujdes!
Epo, gjithsesi, pėr fillim, disa kėshilla miqėsore mbase mund t'u hyjnė nė punė. Nga kjo eksperienca e jonė e vogėl, si shtet fort i ri, ne megjithatė mund t'ua pėrcjellim disa modele tė qeverisjes dhe shtet-ndėrtimit. Natyrisht, janė kėshilla gratis.
Sė pari, ju atje keni rrymė elektrike pak si tepėr. Rryma e tepėrt e lazdron popullin, e pėrgjumė. Aplikojeni modelin kosovar. Pak rrymė, pak terr. Kjo ndihmon. Terri i kthjellė njerėzit, i bėnė mė vigjilentė. Kėrkoni nga Qeveria juaj tė korruptohet edhe mė tepėr. E di qė ėshtė e korruptuar, por nuk mjafton. Ua themi nga pėrvoja. Njė Qeveri e korruptuar i ndihmon proceset demokratike. Oh, dhe mos tė harroj: vidhni vota nė zgjedhje sa mė shumė. Or mik, a mė kupton? Vidhni sepse kjo u ndihmon. Sa mė shumė vota qė vidhen, aq mė stabile ėshtė Qeveria. Gjithashtu, nėse Qeveria juaj akoma nuk i ka blerė tė gjitha mediat, i thoni ta bėjė njė gjė tė tillė sa mė parė. Kjo ėshtė ēėshtje prioritare. Tė gjitha mediat, tė shtypura dhe elektronike. Lėrini ato pėrralla pėr mediat e lira. Media ėshtė e lirė vetėm nėse punon pėr Qeverinė.
Tash disa kėshilla tė imta, por qė ndihmojnė: Spitalet, dimrit, duhet tė jenė sa mė tė ftohta. Pacientėt duhet tė mėrdhijnė. Duhet tė keni gjithmonė mungesė ilaqesh. Mostrat qė i merrni pėr ekzaminim nga pacientėt duhet t'i mbani nė shishe tė coca-colės. Shishja duhet tė prihet nė gjysmė, me gėrshėrė, sharrė ose edhe me thikė. Eh, e di qė je i befasuar. Por, shishja e coca-colės ka aftėsi tė... Nejse, tė jesh i sigurt se kėshtu ėshtė mė mirė. Hapni sa mė shumė ordinanca pėr transplantim ilegal tė organeve. Kjo nuk ka lidhje me «Shtėpinė e verdhė». Duke u shitur organe tė huajve, ju kėshtu i forconi lidhjet me faktorin ndėrkombėtar. Ne mund t'ua huazojmė pėrkohėsisht Dr. Jusuf Sonmez-in. Policėt e di qė i keni mjaft tė egėr, por nuk mjafton, duhet t'i keni edhe budallenj. Sa mė budallenj qė t'jetė e mundur. Paj po, si puna e atij Daēiqit qė e ke pėrmendur nė letrėn tėnde. Por sa mė shumė tė atillė. Ēka i keni ato teatro me atė repertor tė mbushur me drama tė huaja, tė dyshimta. Ajo gjė ėshtė e rrezikshme. Kthejuni dramaturgjisė autoktone ruso-serbe sa mė shpejtė. P.sh., pse tė mos inskenohet ndonjė dramė e Dobrica Qosiqit-it? Mbase ai nuk ka shkruar drama, por bėjani disi. Ai edhe mund ta shkruaj njė, nė shpejtėsi. Njė dramė ku personazhet vajtojnė, ama nė kuptimin e plotė tė fjalės vajtojnė «pėr humbjen e Kosovės». Krijojeni modelin serb tė Chuck Norris-i, siē e kemi ne Halil Budakovėn, ta zėmė. Funksionon pėr bukuri. Ne kėtu kemi «qenin e Sharrit», ju atje mund ta keni «qenin e Shumadisė», ne kėtu e kemi njė deputet detektiv si Sherlock Holmes-i, por qė ka emrin e koduar «Kamishi», ju atje mund ta krijoni njė tė ngjashėm, p.sh., mund ta quani «Suxhuku» e kėshtu me radhė e kėshtu me radhė. Dhe, qė ta dish, kėto qė sapo i shkrova, qė moti janė nė dispozicion tė shėrbimit sekret kosovar. Sepse, shėrbimi ynė ua lexon mendjet njerėzve. Mendoni nėse edhe ju mund ta krijoni njė shėrbim informativ si ky i yni. P.sh. mund ta quani me emėr tė koduar «TACI».
Dhe kėshtu, derisa ditėt po palohen njėra mbi tjetrėn, nė kėtė pranverė tė ftohtė tė vitit 2012, unė po vazhdoj tė mendoj: ē'lumturi e pafund pėr tė gjithė ne qė jetojmė nė Kosovė. Lisat, arat, fushat, malet, kodrat, qytetet e fshatrat e Kosovės, gjithēka qė na rrethon po lulėzon, po lulėzon madje edhe krimi i organizuar.
Nga kėtu, nga ky vend i bekuar, po tė ēoj tė fala, me shpresėn qė kemi me u pjekė shpejtė, k'tu nė Prishtinėn e lumtur, apo nė Beogradin e frikshėm.
Miqėsisht,
G. Berisha
p.s. Po tė pėrcjell edhe disa fakte pėr Kosovėn, e tė cilat mbase nuk i ke ditur:
-Njė profesor nė Universitetin e Prishtinės mund ta ketė rrogėn mujore deri nė 8,000 euro;
-Thuhet se papunėsia nė Kosovė shkon deri nė 50%;
-Ministri i Punėve tė Jashtme, zv. Kryeministri dhe njė dajė i imi janė nė konflikt tė vazhdueshėm se cili ėshtė duke sjellė mė shumė njohje ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės;
-Nafta nė Kosovė ėshtė gjysmė naftė e gjysmė ujė;
-Hoteli Grand nė Prishtinė yjet i ka nė qiell;
-Presidentja jonė ka njė lyth nė gishtin e vogėl tė kėmbės sė majtė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 15 Komentet)