Oscar Pistorius Shpallet Fajtor Për Vrasje

Gjyqtarja Thokozile Masipa tha atleti veproi “nga pakujdesia”, kur ai qëlloi disa të  shtëna përmes një dere të tualetit por “duke besuar se po gjuante drejt një bezdisësi”.

Ajo tha se shteti nuk ka gjetur prova se ai me qëllim ka vrarë Reeva Steenkamp.

Ai u gjet gjithashtu fajtor për një akuzë për trajtim me neglizhencë të një  arme zjarri që shpërtheu në një restorant.

Pas dhënies së verdiktit, Pistorius u ul, kapi  fytyrën e tij dhe u zhvendos para.

Në gjykatë nuk kishte shumë emocion,  sepse të gjithë e dinin se ky do të ishte vendimi që do shqiptohej.

Ky verdikt e lë sprinterin fatkeq përballë një dënimi me burg deri në 15 vjet, edhe pse ekspertët ligjorë sugjerojnë se dënimi prej 7 deri në 10 vjet është më i mundur, kur të shpallet dënimi.

Menjëherë pas shpalljes së verdiktit të gjykatës, policia ka publikuar fotografi nga vendi i krimit.


Pistorius, gjatë gjykimit


Pistorius, duke dyrë në gjykatë


Vendi ku ka ndodhur ngjarja


Pistorius me të dashurën e vrarë
Pistorius, gjatë garave

Shkrimi është përkthyer nga bbc.com