Krizat Nuk e Lënë Presidentin Obama të Pushojë

Arsyeja e saktë për kthimin e Obamas mbeti e paqartë, edhe pse pjesërisht qëllimi ishte të kundërshtonte  kritikat se Obama ishte duke kaluar dy javë në vendpushimin në ishullin e Martha Vineyard të Masaçusets në mes të krizave të shumta. Kthimi i tij në Uashington ishte planifikuar edhe para se ushtria amerikane të fillonte bombardimin e objektivave në Irak si dhe para fillimit të përljeshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve në Ferguson, Missouri.

Presidenti Obama kishte takime të planifikuara në të dyja çështjet të hënën, ndërsa ishte planifikuar që të kthehej në Martha Vineyard të martën në mbrëmje.

Presidenti kaloi një të diel relaksuese në ishull përpara nisjes së tij natën vonë. Ai luajti një raund të golfit – aktivitetin e tij më të shpeshtë në pushime – pastaj mori pjesë në një koncert xhazi dhe darkoi me zonjën e parë Michelle.

Ndërsa Obama ishte mjaft joproduktiv që prej mbërritjes së tij në Vineyard Martha një javë më parë, ai gjithashtu bëri edhe dy deklarata publike në lidhje me situatat në Irak dhe Ferguson. Presidenti kishte urdhëruar sulmin në Irak pak ditë para se të nisej për pushime, ndërsa tensionet në Ferguson qërrodhën pas vrasjes së një të riu të paarmatosur, u ngritën gjatë ditëve të pushimeve të tij.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ka, sigurisht, situata të vazhdueshme të komplikuara në botë, dhe kjo është arsyeja pse ju keni parë Presidentin të qëndrojnë i angazhuar,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Erik Schultz.

Pushimet e Obamës kanë qenë gjithashtu të prekura me një dozë të politikës. Ai promovoi në ishull një fond për kandidatët Demokratë për Senat dhe mori pjesë në një aheng më ditëlindjen e gruas së këshilltarit veteran Demokrat Vernon Jordan, ku ai kaloi kohë edhe me ish-presidentin Bill Clinton dhe Hillary Rodham Clinton.