Psikiatrit Paguhen Mirë Për Fjalime

Dr Jon W. Draud, drejtor i psikiatrisë dhe barnave të varshmërisë në dy spitale në Tenesi, ka disa pasione elektrizuese. 

Qentë e tij të ekspozitës, një racë e pastër e  qenit afrikan të shkurreve. Të njëjtit ishin paraqitur verën e kaluar në Muzeun Shtetëror të Tenesisë me titull  “Arti afrikan: Koleksioni  i Jon Draud”.

Por psikiatri nga Nashvill shquhet edhe për pasionin e tij ndaj profesionit: Në katër vitet e fundit, 47-vjeçari Draud ka fituar më shumë se 1 milionë dollarë amerikanë për fjalimet e tij promovuese dhe konsultat e ofruara për shtatë kompani farmaceutike. 

Të ardhurat Draud e bëjnë atë dukshëm folësin më të paguar në bazën e të dhënave të  ProPublica-s “Para për Mjekët”, e cila është përditësuar dhe përfshinë më shumë se 2 miliardë dollarë amerikanë të paguar nga 15 kompani farmaceutike për fjalime promovuese, hulumtime, konsulta, udhëtime, dreka dhe shpenzime tjera në periudhën 2009-2012.

Në bazën e të dhënave tani janë futur edhe qindra e mijëra pagesa tjera dhënë mjekëve.

Baza e të dhënave tregon se Draud nuk është i vetëm në listën e përfituesve të mëdhenj: aty janë edhe 21 mjekë të tjerë që kanë fituar më shumë se 500.000 dollarë amerikanë nga viti 2009 duke ofruar fjalime e konsulta për prodhuesit e barnave.  Gjysma e përfituesve më të mëdhenj kanë vetëm një veçanti: psikiatrinë.

“Kjo më habit fare,” thotë Dr. James H. Scully Jr, shef ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, duke iu referuar shumave të mëdha të parave dhënë disa psikiatërve për fjalimet e tyre të faturuara si “edukative”.

Sa i përket pagesave “është krejtësisht e ligjshme nëse njerëzit duan të punojnë për kompani që prodhojnë barna, kjo është Amerika”, thotë Scully, ekspertiza e të cilit është kritikuar shumë për shkak të mbështetjes së tepërt në medikamente. “Të gjithë duhet ta kenë një gjë të qartë – ky është marketingu”.

Si është e mundur që këta njerëz kanë kohë për të kryer punën e tyre të vërtetë nëse shpenzojnë kaq shumë kohë duke mbajtur fjalime?” Susan Chimonas

Projekti “Para për Mjekët” filloi në vitin 2010, ndërsa për herë të parë analizoi paratë që kompanitë farmaceutike shpenzojnë për të angazhuar mjekët si fuqi shitëse. Të dhënat e reja tregojnë se si pagesat për psikiatër si rasti i mjekut Draud dhe të tjerëve janë shtuar me kalimin e kohës. Këto kompani madje theksojnë rolin e rëndësishëm që kanë psikiatrit në sjelljen e fitimeve  edhe pagesat e tilla po kritikohen gjithnjë e më shumë.

Kompanitë thonë se mjekët janë mjeti më i mirë për të përcjellë mesazhe apo mësuar kolegët e tyre rreth trajtimeve të reja dhe efektive. Megjithatë kritikët  konsiderojnë se këta folës janë shitës ambulantë kredencialë që zakonisht përdorin kompanitë dhe fjalimet për qëllime shitjeje më shumë se edukative. 

Tërheqja e vëmendjes për këtë çështje ka bërë që shkolla mjekësore me nam të shtrëngojnë rregullat e fakulteteve të tyre lidhur me  pranimin e fondeve nga kompanitë farmaceutike për fjalime të tilla. Çështjet lidhur me ndikimin e tepruar të industrisë kanë përfshirë revista mjekësore dhe grupe profesionale që përfaqësojnë mjekët specialistë.

Susan Chimonas, studiuese në Qendrën Mjekësia si një Profesion në Universitetin Kolumbia, tha se shumë qendra mjekësore që rregullojnë marrëdhëniet në mes kompanive farmaceutike dhe mjekëve të tyre do të “alarmojnë” nga përputhjet e larta në listën e përditësuar “para për mjekët”.

“Si është e mundur që këta njerëz kanë kohë për të kryer punën e tyre të vërtetë nëse shpenzojnë kaq shumë kohë duke mbajtur fjalime?”, tha Chimonas. Administratorët e spitaleve, jo vetëm që do të duhej të “shqetësoheshin për konflikt interesi, por edhe për konflikt të përkushtimit”.

Fitimet e Draud prej një milion dollarësh amerikanë nga kompanitë farmaceutike sigurisht paraqesin vetëm një shifër minimale. Disa nga shtatë kompanitë që Draud kishte prezantuar kishin paraqitur pagesat e tyre vetëm për një afat të shkurtër kohor. Ndërsa Draud kishte shpalosur ndarazi lidhjet me të paktën katër kompani të tjera që nuk kishin treguar se sa i paguajnë ligjëruesit promovues.

Në mesin e mjekëve më të paguar në bazën e të dhënave janë edhe disa miq të Draud. Ai në vazhdimësi ligjëron kurse të edukatës mjekësore së bashku me kolegët e tij, psikiatrin Rakesh Jain dhe Vladimir Maletiç. Sipas “Para për Mjekët”, Jain nga Lake Jackson i Teksasit, ka fituar 582.049 dollarë amerikanë.  Maletiç, nga Greer, SC, ka fituar 527.850 dollarë amerikanë. Që të dy ligjërojnë edhe për kompani të tjera që mbajnë të fshehura pagesat e tyre.

Z. Draud nuk ishte përgjigjur porosive telefonike për të dhënë ndonjë koment. Mirëpo, Jain gjatë një interviste thotë se i pëlqen të jep leksione dhe ligjërata, megjithëse barnat dhe kushtet mjekësore mbesin të njëjta pa marrë parasysh nëse një kompani farmaceutike e paguan atë apo jo.

Draud nuk iu përgjigj kërkesave tona për të dhënë ndonjë koment. Por në një intervistë tjetër, Jain thotë se edhe ai jep leksione të njëjta për barna dhe kushte mjekësore pavarësisht nga nëse e paguan ndonjë kompani farmaceutike apo jo.

“Unë nuk jam shitës, unë jam një edukator”, tha Jain.

Në një email të dërguar më vonë, Jain thotë se ndjehet krenar për bashkëpunimin e tij me Draud. “Ai ka qenë i drejtë, i balancuar dhe është jashtëzakonisht i zgjuar. Mua më pëlqejnë njerëzit e mençur që i shërbejnë komunitetit”.

Në përgjigjet e dërguara me shkrim pas botimit të këtij artikulli, Maletiç tha se ai ligjëron për trajtime ndaj çrregullimeve të gjendjes emocionale, skizofreninë, somnobulinë, sepse ai beson që “edukimi cilësor në raport me produktet farmaceutike mund të jetë i dobishëm për mjekët dhe pacientët e tyre”.

Maletiç thotë se ai përdor prezantime të gatshme të kompanive, sepse kjo kërkohet më ligjet federale. I pyetur se sa shpesh ligjëron, Maletiç përgjigjet, “frekuenca e ligjërimit ndryshon, por në bazë të numrave që keni cituar, kjo mund të ndodhë edhe më shpesh”.

Jain, Maletiç dhe përfitues të tjerë në top listë merren aktivisht me aktivitetet e klinikës dhe ato kërkimore.

Nga viti i ardhshëm, çdo prodhues i barnave apo pajisjeve mjekësore që paguan mjekë do të duhet t’i raportojë shpenzimet e tilla në një bazë të dhënash federale si pjesë e Ligjit të reformuar për përkujdesje të përballueshme shëndetësore. Zbulimi i parë për publikun është paraparë në shtator të vitit 2014 dhe do të përfshijnë pagesa nga periudha gusht-dhjetor të këtij viti.

Kompanitë në listën “Para për Mjekët” përbëjnë rreth 47 për qind të shitjeve të barnave me recetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2011. Mbetet e paqartë përqindja e shpenzimeve të kësaj industrie për mjekët që i përfaqësojnë ata, për shkak se dhjetëra kompani nuk publikojnë të dhëna për pagesa individuale ndaj mjekëve. Shumica e kompanive në listën “Para për Mjekët” janë të detyruara me ligj t’i raportojnë qeverisë federale.

Madje edhe dy miliardë dollarë amerikanë është një shifër jo reprezentative për shpenzimet që bëjnë këto kompani. Disa nga këto kompani kanë filluar të raportojnë vetëm në vitin e kaluar, ndërsa të tjerat raportojnë shpenzime për vetëm disa kategori. Për më tepër, dy kompani kanë raportuar disa pagesa në rangje të ndryshme në mënyrë që këto shpenzime të përjashtoheshin nga totali.

Në përgjithësi, rreth gjysma e pagesave ishin bërë për hulumtime. Një e treta ishte shpenzuar në ligjërues ndërsa pjesa tjetër ishte shpenzuar në konsulta, materiale edukative, dreka dhe udhëtime.

Fitimet kanë shënuar rënie për disa mjekë

Presioni për më tepër transparencë për pagesat ndaj mjekëve kishte filluar vite më parë.

Studimet filluan të tregojnë se madje edhe xhigërimat e shpërndara nga shitja e barnave mund të ndikojnë në qëndrimet e mjekëve. Në të njëjtën kohë, prodhuesit farmaceutikë po zgjedhin paditë federale që akuzonin ata se kishin paguar ryshfet dhe kishin inkurajuar mjekët për të nxitur përdorimin e barnave që nuk kishin miratim ligjor. Dy senatorë amerikanë filluan të ftojnë mjekë të njohur për t’i sqaruar lidhjet e tyre financiare me kompanitë farmaceutike. 

“Para për Mjekët” ndërmori edhe një hap drejt transparencës duke i vënë në dispozicion të gjitha pagesat e bëra publike në një vend në mënyrë që të gjinden më lehtë.

Në vitin 2010, shumë universitete dhe spitale mësimore ishin befasuar kur mësuan se anëtarët e tyre të fakultetit ishin të angazhuar në ligjërata promovuese. ProPublica krahasoi listat e fakulteteve dhe institucioneve që kanë politika të konfliktit të interesit të cilat ndalojnë ligjëratat e tilla dhe një numri mjekësh që shkelnin këto rregulla. 

Kompanitë e barnave, gjithashtu, mësuan rreth problemeve me ligjëruesit që kishin zgjedhur. ProPublica gjeti se listat e tyre ishin të mbushura me mjekë të cilët kishin pasur probleme serioze disiplinore me licencat e tyre mjekësore.

Kompanitë farmaceutike por edhe bota akademike i shtrënguan kriteret. 

Të dhënat e reja tregojnë se vetëm një pjesë e vogël e mjekëve të cilët ishin në mesin e 20 më të paguarve në vitin 2010 kanë mbajtur nivelin e tyre të të ardhurave nga ligjërimet.

Fitimet e dhjetë mjekëve kishin rënë nga njëqind mijë dollarë amerikanë në vit në më pak se njëzet mijë për vitin 2012. Të tjerë, si eksperti i njohur i kancerit, David Rizzieri nga Universiteti Duke – Fakulteti i  mjekësisë u përball me kufizime të reja nga punëdhënësit e tij.

Rizzieri kishte shërbyer si ligjërues për kompanitë Cephalon, GlaxoSmithKline dhe Novartis në vitin 2010 dhe 2011. Mirëpo pasi Universiteti Duke kufizoi pjesëmarrjen në ligjërime të tilla fitimet e tij shënuan rënie të dukshme në vitin 2012,  tregojnë të dhënat e reja. Marrë parasysh të gjitha, Rizzieri ka marrë së paku pagesa në vlerë prej 567.300 dollarë amerikanë nga ligjëratat dhe konsultat nga viti 2009.

Ky aktivitet ka qenë relativisht i ulët në vitin e kaluar, kështu që shpenzimet për ligjëruesit promovues kanë qenë të ulëta gjithashtu”, Mary Anne Rhyne, Glaxo.

Dr. Ross Jr McKinney, drejtor i Qendrës për bio-etikë, humanizëm dhe histori të mjekësisë në Universitetin Duke thotë se zyrtarët e universitetit kanë “pasur diskutime të shumta” me Rizzierin, i cili “po bëhet gjithnjë e më i përmbajtur.”

McKinney tha se mjekët e Universitetit Duke mund japin ligjërata të paguara rreth sëmundjeve, por vetëm nëse përdorin materialin e tyre për prezantim. “Tash situata është më e distancuar dhe jo aq komode”, tha ai.

Përmes një email, Rizzieri thotë se ende mban disa ligjërata që paguhen por që janë të lejueshme brenda udhëzimeve të reja të Universitetit Duke, megjithëse sipas tij tani vëmendjen e ka përqendruar te një seri ligjëratash edukative të zhvilluara nga divizioni i terapisë qelizore në Duke. 

Barna të reja, më shumë para 

Kompanitë farmaceutike thonë se shpenzimet e tyre shpesh pasqyrojnë realitetin e tregut – dhe jo opinioni që po ndryshon lidhur për shfrytëzimin e ligjëruesve mjekë. Mundësia që barnat më të shitura të humbasin mbrojtjen e patentës për të bërë të mundshme që barnat e ngjashme por më të lira të konkurrojnë në treg duket se nuk do nxisë shitjen. Aprovimi i një ilaç të ri apo përdorimi i ri i një ilaçi ekzistues mund të shkaktojë erupsion të ligjëruesve.

Forest Laboratories nga Nju Jorku, një kompani shumë e vogël krahasuar me kompanitë si Big Pharma Pfizer, AstraZeneca dhe Merck. Mirëpo kur vjen puna për pagesa ndaj mjekëve që promovojnë produktet e tyre, kjo kompani prinë dukshëm ndaj rivalëve të saj.

Në nëntë muajt e parë të viti 2012, Forest shpenzoi 31 milionë dollarë amerikanë në mjekët që mbronin virtytet e barnave të tilla si Bystolic për tension të lartë,  Viibryd antidepresant, dhe Daliresp për sëmundje kronike të frymëmarrjes. Të dhënat tregojnë se secili nga mjekët kishte fituar gati njëqind mijë dollarë amerikanë në atë kohë. 

Pfizer – shitjet e të cilit në Shtetet e Bashkuara janë sa pesëfishi i kompanisë Forest- shpenzoi pesë herë më pak se Forest, duke paguar 6.200.000 dollarë amerikanë për ligjëruesit promovues gjatë të njëjtës periudhë. AstraZeneca, e dyta pas Pfizer në shitje, shpenzoi 12.200.000 dollarë amerikanë.

Zëdhënësi i Forest, Frank Murdolo tha përmes një  emaili që kompania shpenzon më shumë në ligjërues, sepse kompania e tyre nuk përdor TV marketingun e shtrenjtë. Forest gjithashtu ka më shumë barna krahasuar me konkurrentët e saj, tha Murdolo.

GlaxoSmithKline kishte shpenzuar 52.800.000 dollarë amerikanë në ligjërues për vitin 2010. Shpenzimet kishin rënë në 24.100.000 dollarë amerikanë në vitin 2011 dhe 7.600.000 në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Glaxo, Mary Anne Rhyne, shkroi në një email duke thënë se kompania Glaxo shpenzon atëherë kur ka barna të reja apo kur zbulohen përdorime të  reja për barnat ekzistuese. “Ky aktivitet ka qenë relativisht i ulët në vitin e kaluar, kështu që shpenzimet për ligjëruesit promovues kanë qenë të ulëta gjithashtu”, tha ajo.

Programet e fundit flasin të Glaxo-s përfshijnë Advair, një ilaç për astmë dhe sëmundje kronike  të frymëmarrjes dhe Jalyn i cili trajton problemet me urinim te burrat me prostatë të dëmtuar, tha Rhyne.

Glaxo dhe kompani tjera të njohura kanë larguar nga puna mijëra punëtorë në dy vitet e fundit, pasi barnat e tyre kanë humbur mbrojtjen e patentave, ndërkohë që është ngadalësuar miratimi ligjor i barnave të reja ndërsa është ngritur presioni që prodhon kostoja. 

Kompani tjera të kontaktuara nga ProPublica lidhur me shpenzimet e tyre nuk kanë pranuar të tregojnë se për cilat produkte kanë paguar ligjërues promovues dhe pse.

“Nuk e bëjmë publike mënyrën se si e caktojmë buxhetin për programin e ligjëruesve,” tha Tony Jewell, zëdhënësi AstraZeneca, përmes një email. Shpenzimet AstraZeneca në ligjërues promovues kanë rënë nga 31.600.000 dollarë amerikanë në vitin 2010 në 17.600.000 dollarë amerikanë vitin 2011 dhe në 12.200.000 dollarë amerikanë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012.

“Ulja e shpenzimeve është bazuar në një sërë faktorësh, përfshirë faktin se ku ndodhen barnat tona në ciklet e tyre të jetës dhe buxhetit për brendet dhe strategjitë,” shkroi Jewell.

Seroquel –antipsikotik, Ilaçi më i shitur i kompanisë nuk gëzon më mbrojtje patente që nga viti i kaluar. Në vitin 2014 skadon edhe patenta e një Ilaçi tjetër shumë të shitur, Nexium i cili trajton thartirën në lukth.

Për shkak se çdo kompani është në fazë të ndryshme me barnat e tyre kryesore, është e vështirë të llogariten shpenzimet e tyre për ligjërues promovues një për një.

Është ende herët të thuhet nëse ky popullaritet i shpenzimeve për promovimin e barnave do të shënojë  rënie të mëtutjeshme, tha Chimonas, nga Qendra Mjekësia si Profesion. Por edhe transparenca mund të ketë pasur efekt.

Rishtazi në një konferencë, Chimonas deklaroi se kishte dëgjuar se vetë kompanitë farmaceutike janë duke i bërë publike informacionet rreth pagesave në mënyrë që të  “zmbrapsen mjekët e pangopur.”

“Ata mund të thonë, ‘Jo. Shohim që keni marrë këtë shumë parash nga konkurrenti ynë. Pse ne duhet të ju japim më shumë”, tha ajo.

Antipsikotikët shiten më vështirë 

Dikur një makinë e profitit për prodhuesit farmaceutikë, ilaçet psikiatrike tani janë bërë një sfidë. Kompanitë farmaceutike janë duke u munduar që me çdo kusht t’i ndalin humbjet. 

Duke filluar në vitet 90-ta, kur gjenerata e dytë e antipsikotikëve hyri në treg, prodhuesit farmaceutikë përjetuan një periudhë të përfitimeve të majme. Mjekët i mirëpritën këto barna të reja, të tilla si Risperdal, Seroquel dhe Zyprexa, si më të sigurta dhe me më pak efekte anësore se barnat e vjetra psikiatrike. Një vit para se t’i skadonte patenta, shitjet e Seroquel-it brenda Shteteve të Bashkuara në vitin 2011 arritën në 4.7 miliardë dollarë amerikanë.

Por pasi shumë prej këtyre barnave u kanë skaduar patentat, prodhuesit e tyre janë përpjekur ta zhvendosin tregun e ilaçeve drejt barnave të reja. Kritikët thonë se barnat e reja nuk dallojnë shumë nga ato të vjetrat por kompanitë farmaceutike pretendojnë se janë më të lehta për t’i marrë apo kanë më pak efekte anësore.

Për shembull Johnson & Johnson, ka humbur patentën saj për ilaçin Risperdal në vitin 2008, por tani ajo reklamon Risperdal Consta, një injeksion me efekt të gjatë veprimi dhe Invega, një tjetër antipsikotik. AstraZeneca ka humbur patentën për Seroquel, por tani reklamon Seroquel xr, që ka një afat më të gjatë veprimi.

Presioni për të rikuperuar shitjet është i madh. Sipas kompanisë multinacionale IMS Health, e cila ofron teknologji, shërbime dhe informata për industrinë shëndetësore, tregu i antipsikotikëve ka shënuar rënie nga 18.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2011 në 13.7  miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar.

Barnat e reja, ashtu si edhe ato para tyre, kanë nevojë për të shpjeguar përfitimet e tyre, thonë disa mjekë.

“Në fakt mua më pëlqen aspekti i edukimit të kolegëve të mi në lidhje me zhvillimet në këtë fushë,” tha Dr. Gustavo Alva, psikiatër nga Kalifornia.

Alva ka marrë 663.751 dollarë amerikanë nga ligjëratat dhe konsultat që ka bërë për kompanitë farmaceutike në listën e “Para për Mjekët”nga viti 2009.

Sipas disa mjekëve ligjërues, kufizime më të forta për ligjërime dhe konsulta do të thotë që mjekët nuk do të jenë në hap me trajtimet e reja.

Psikiatrit nuk janë gjithmonë në mesin e më të paguarve. Në vitin 2010, kur filloi projekti “Para për Mjekët”, endokronologët  ishin në vendin e 11-të nga 43 top lista e përfituesve nga ligjërimet. Nga viti në vit, kërkesa e brendshme për specialistë ka qenë kryesisht në funksion të tregut.

Megjithatë kritikët thonë se psikiatrit janë një shqetësim i veçantë për shkak të rolit të tyre kontrovers kur antipsikotikët e ri dalin në treg.

AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Eli Lilly kanë paguar miliarda dollarë amerikanë për të arritur marrëveshje lidhur me akuzat e qeverisë federale se kanë paguar mjekë për të nxitur përdorimin e paautorizuar të këtyre barnave për fëmijët apo të moshuarit me probleme psikike. Në njërën prej padive thuhet se një psikiatër nga Florida u ka përshkruar barna pacientëve të tij varësisht me cilën kompani farmaceutike kishte marrëdhënie.

Psikiatri nga Teksasi, Jain pranon se është tepruar në të kaluarën. Megjithëse thotë se sheh vlerën reale në brendet  e reja sepse ato ofrojnë alternativa për psikiatrit nëse pacientët e tyre nuk reagojnë ndaj barnave të vjetra.

Ai pranoi se kohët e fundit ka ligjëruar në emër të kompanisë Forest për ilaçin Viibryd (antidepresant), kompanisë MERCK  për ilaçin Saphris  (antipsikotik), ADHD-së për ilaçin Strattera dhe Pfizer për ilaçin Geodon (antipsikotik)  dhe Pristiq -antidepresant.

Mbështetja financiare e kompanive farmaceutike nuk pakëson vlerën e këtij mësimi, tha ai.

Dosja e Jain në listën “Para për Mjekë” nuk pasqyron punën e tij me një tjetër grup i cili është sponsorizuar shumë nga prodhuesit farmaceutikë.

Ligjëruesi më i paguar Draud, Jain dhe Maletiç, të gjithë shërbejnë në bordin dhe komitetin drejtues të Kongresit Amerikan të Psikiatrisë dhe Shëndetit Mendor, i cili do të mbajë konventën e vjetor në Las Vegas në shtator dhe tetor të këtij viti. Maletiç është kryetar i programit për vitin 2013.

Konventa pranon mbështetje financiare nga kompani të ndryshme farmaceutike ndërsa disa nga prezantimet e kësaj konvente sponsorizohen nga këto kompani bazuar në informacionet e paraqitura në ueb faqen e kësaj konvente. Ashtu si shoqëritë mjekësore profesionale, edhe kongresi mbledh të hyra për reklama të kompanive farmaceutike të cilat ndodhen kudo që nga konventat e pjesëmarrësve deri tek mbajtëset e çelësave të dhomave të hotelit. 

Kongresi është pronë e Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor të Amerikës Veriore, Sh.P.K, një kompani fitimprurëse nga New Jersey e cila ofron kurse të vazhdueshme mjekësore edukative. Profesionistët e shëndetësisë duhet të marrin klasat e tilla herë pas here në mënyrë që tu vazhdohet licenca. Draud, Jain dhe Maletiç ligjërojnë për këtë kompani.

Randy P. Robbin, president i kompanisë, duke u përgjigjur në pyetjet e dërguara me shkrim thotë se anëtarët e komitetit drejtues kanë “përvojë të dëshmuar dhe ekspertizë në shëndetin mendor si dhe kanë treguar përkushtim në ofrimin e ligjërimit më cilësor të mundshëm”.

Kjo trio paguhet për punën e tyre në kongres, por paratë nuk vijnë nga sponsorët farmaceutikë, tha Robbin. Kompanitë farmaceutike nuk pyeten rreth përmbajtjes së ligjëratave, vazhdimit të kurseve mjekësore apo përzgjedhjes së ligjëruesve.

Jain tha në një intervistë se ligjëratat e tij për kompaninë vlerësohen nëse kanë qenë të njëanshme para dhe pas tyre. “Në kongresin Psych nuk mund të flas për gjëra të cilat nuk vërtetohen vazhdimisht “ tha ai. “Kompanitë farmaceutike nuk kanë mundësi të ndikojnë asgjë në punën time në Kongresin Psych”.

Scully nga Shoqata Psikiatrike e Amerikës, tha se shpreson që paratë e kompanive farmaceutike të mos prishin marrëdhëniet mes pacientëve dhe mjekëve të tyre.

“Besimi i publikut është shumë i rëndësishëm” tha ai.

Ky artikull është marrë nga The Propublica, http://www.propublica.org, nën licencë të Creative Commons.

Përktheu Bardh Shkreli