
Zgjidhja pėr ty ėshtė couchsurfing. Mė mirė se i lirė, ėshtė falas dhe kursen jo vetėm paratė por edhe burimet natyrore qė harxhohen nė dhomat e hoteleve me shamponė tė paketuar nė shishat e vogla tė plastikės, ku mysafirėt kanė nga njė televizor, dhe peshqirė qė lahen ēdo ditė. Pėr mė tepėr, couchsurfing ėshtė mėnyra mė e mirė pėr me kuptu njė qytet nga afėr, prej vendorėve, dhe ndoshta me pasė mundėsi me u angazhu dhe me dhanė njė kontribut derisa je atje. Mundesh me lexu mė shumė nė www.couchsurfing.org (‘komuniteti mė i madh nė botė pėr njerėz qė udhėtojnė’) pėr njė pėrshkrim tė plotė, por nė thelb kjo ėshtė njė mėnyrė me vizitu njė vend tė ri qė mundėson kontakte me njerėz tė gatshėm me tė mirėpritė gjatė vizitės nė njė qytet tė huaj dhe me tė ofrue ose kauē ose njė dhomė me flejt, ose njė hapėsirė ku mundesh me vendosė tendė, ose nuk ofrojnė asnjė vend pėr bujtje por janė tė gatshėm me u taku me pi njė kafe dhe me tė kėshillu pėr vende me i vizitu.
David Cozart-i ėshtė njė mėsimdhėnės amerikan nė njė shkollė private nė Prishtinė. Gjithashtu ėshtė mbreti i couchsurfingut. Ai ka mirėpritė DYQIND mysafirė gjatė 6 muajve tė fundit. Ishin prej shumė vendėve tė botės – njė OKB e vogėl e udhėtarėve prej Europės dhe botės anglishtfolėse, por edhe tė Japonisė, Koresė, Kinės, Tajvanit, Izraelit, Rusisė, Brazilit dhe Somalisė. ‘Vetėm mė vjen keq qė nuk jam taku me tipin prej Iranit qė ishte ndalu nė aeroport’, thotė Davidi. ‘Ai ka gabu me njė shifėr brenda numrit tim tė telefonit dhe njerėzit nė imigracion nė Kosovė nuk kanė besue qė ai ka dikė kėtu si nikoqir dhe ai nuk ka pasė mundėsi me mė kontaktue. Zyrtarė nė aeroport kanė provu tė njejtėn gjė me njė couchsurfer egjiptian por fatmirėsisht ai ka pasė numrin tim tė ruajtur mirė dhe ishte nė gjendje me mė thirrė pėr me ardhė dhe me e marrė prej aeroportit’.
Ėshtė njė tregim i bukur dhe tė nxitė me mendu qė Davidi duhet me qenė njė njeri i mirė. Mandej fillon me mendu pėr domethėnien e vertetė tė asaj qė ka ndodhė. Davidi ka kalue njė ditė me punė nė shkollė. Ai ėshtė kthye nė banesė ku ka gjetė do couchsurfers atje (ai mė tregon qė javėn e kaluar ai ka pase 12 mysafirė me njė kohė). Ai ulet pėr me hanger bukė, fillon me pushue pak – kur njė i huaj prej Egjiptit e thirrė prej aeroportit, pra Davidi hyn nė kerr pėr me vozitė 30 minuta nė Sllatinė me hy nė bisedė me autoritetet e imigracionit dhe me sjellė udhėtarin nė shpi pėr njė krevat tė sigurt.
Ėshtė ēmenduri! Dhe gjithashtu ėshtė njė model pėr bujari dhe mikėpritje, deri nė ekstrem shqiptare - siē kėrkon Kanuni i Lekė Dukagjinit kur thotė ‘shtėpia asht e zotit dhe e mikut’.
Ėshtė e qartė prej komenteve nė webfaqen couchsurfing.org qė Davidi ėshtė njė inspirim pėr njerezit qė qėndrojnė te ai. Ai ėshtė butė, po mendon shumė, dhe mysafirėt e tij flasin pėr qysh kanė dalė prej shpisė sė tij si njerėz mė tė mire. Derisa qėndronin aty, Davidi i ndante njohurinė e tij pėr Prishtinėn dhe inkurajonte mysafirėt me marrė pjesė nė aktivitete si vullnetarė si ‘Ta Pastrojmė Kosovėn’ ose ngjarjet pėr Ditėn Botėrore tė Ambientit (ose, po, ndihmė me ndarjen e teshave dhe mėsimin e fėmijėve nė aktivitete tė The Ideas Partnership-it nė lagjen rome, ashkali dhe egjiptiane nė Fushė Kosovė).
Ėshtė tipike qė David-i ėshtė modest kur flasim pėr bujarinė e tij nė mėnyrėn qė hapet banesa e tij pėr tė tjerė. ‘Secili njeri qė ka qenė mysafir te unė mė ka pasurue ditėt e mia, dhe mė ka dhanė njė arsye me qeshė’, thotė ai. ‘Kurrė nuk e dhezi televizorin se me ba muhabet me njerėz nė botėn e vėrtetė pėr jetat e tyre tė vėrtetė ėshtė shumė mė interesant’.
Rakordi i Davidit pėr numrin e mysafirėve ėshtė i pakrahasueshėm, por nėse ai ėshtė mbreti i couchsurfersėve, ai nuk ėshtė i vetmi nė mbretėrinė e couchsurfingut. Ka 140 couchsurfers tė regjistruar nė Prishtinė. Kuptohet, shumica janė kosovarė, por ka do tė huaj si Davidi. Tė gjithė nėnshkruajtė kodin e couchsurfersėve qė pėrfshin parimet bazike pėr tolerancė, vetėmoderimi i komunitetit, qė shėrbimi ėshtė falas (s’mundesh me kėrkue as para as punė nė shkėmbim pėr akomodim) dhe ka pėr qėllim miqėsinė (njė rregullė ėshtė ‘mos kėrko njė tė dashur pėrmes couchsurfing… kėtė do ta konsiderojmė si ngacmim’). Por gjithmonė ka hapėsirė pėr njė mė shumė… Pse mos me u anėtarėsue edhe ti?
Edhe nėse nuk don me ofrue bujtje pėr vizitorė nė Prishtinė, mundesh me shfrytėzue kėtė shėrbim si mysafir kur udhėton jashtė Kosovės gjatė verės. Nuk kėrkohet qė pjesėmarrja duhet me qenė rreptėsisht anasjelltas, pra mundesh me u ba mysafir tek dikush para se me pasė njerėz si mysafirė te ti. Por, siē po thotė Davidi, ‘pse po priton? Kėto lidhje me njerėz tė panjohur janė lidhjet qė ia japin domėthanjen jetės’.
Elizabeth Gowing ėshtė autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, tė botuar vjet. Gjithashtu ajo ėshtė themeluesja e OJQ’sė The Ideas Partnership, tė regjistruar nė Kosovė me punė nė projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund tė kontaktohet nė theideaspartnership@gmail.com
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)