Elizabeth Gowing

Ta Pastrojmė Kosovėn - Ēdo Ditė

nga  Elizabeth Gowing
© Tė drejtat autoriale

Njė alternativė se si mund ta pastrojmė Kosovėn ēdo ditė, pas 24 majit.

Dita e madhe pėr pastrimin e Kosovės tashmė ka kaluar. Po shpresoj qė rrugės pėr nė punė, duke ecur pėrgjatė qytetit ose duke vozitur pėrskaj fshatrave, do t’ju bėhet e qartė se gjėrat vėrtet kanė ndryshuar. Dhe po shpresoj qė nė udhėtimet e javės, muajt, vitit tė ardhshėm, ndikimi i punės sė kryer mė 24 maj 2012 ende do tė shihet. Po shpresoj.

Kuptohet, pastrimi i Kosovės ėshtė njė ide mrekullueshme, dhe njerėzit qė kanė iniciuar ‘Ta Pastrojmė Kosovėn’ (nė lansim pėrfshihej njė mesazh nga ambasadorin norvegjez dhe njė tjetėr pėrmes videos nga eurodeputetja Ulrike Lunacek) duhen tė marrin lėvdata. Kosova e pastruar ėshtė e mirė pėr shėndet, pėr krenari kombėtare, pėr turizėm , dhe andaj edhe pėr ekonominė, si dhe pėr mjedisin nė aspekte tė ndryshe pėrfshirė ndotjen e lumenjve dhe cilėsinė e ujėrave, biodiversitetin dhe cilėsinė e ajrit (nėse gjetet njė alternativė pėr djegien e mbeturinave). Nisma nė Kosovė ėshtė frymėzuar nga suksesi nė vitin 2008 i ‘Let’s Do It Estonia’: mobilizimi mė i madh i shoqėrisė civile tė atjeshme gjatė njė brezi, qė ka pėrfshirė 50,000 estonezė (4 pėr qind  e popullsisė) qė kanė larguar mė shumė se 10,000 tonė mbeturina prej pyjeve pėr 5 orė, pėr mė pak sesa 500,000 euro. Lėvizja pohon se ‘pėrndryshe qeverisė do t’i duheshin 3 vite dhe 22.5 milionė euro pėr tė arritur tė njėjtėn gjė’.

Vetėm me e lexu kėtė tė krijohet njė ndjenjė e thellė qė ngjan me atė kur e ke pastruar frigoriferin. Ose - pėr ta bėrė analogjinė mė tė saktė - kur fqinji yt ta ka pastruar frigoriferin. Se mė duket qė ka shumė gjasa qė shumica e njerėzve qė prodhojnė mbeturina nė Kosovė nuk janė ata qė kanė pastruar mė 24 maj. Pėr shembull, mbeturinat nė Kosovė krijohen nė mėnyre disproporcionale prej fshatrave, dhe vullnetarėt e fushatės janė disproporcionalisht prej qyteteve.

Njė arsye pse mbeturinat e shėmtuara grumbullohen nė fshatra ėshtė se atje mungojnė shėrbimet komunale pėr mbledhjen e tyre. Njė studim kohėt e fundit ka konstatuar qė shtatėdhjetė pėr qind e fshatrave tė Kosovės nuk kanė shėrbime pėr mbledhjen e mbeturinave prej komunės. Ēka bėn qoftė edhe qytetari mė i pėrgjegjshėm me mbeturinat e tij nė kėtė rast?

Mund t’ju tregoj disa gjėra qė i bėn qytetari nė njė rast tė tillė, sepse unė vetė rregullisht  ballafaqohem me kėtė problem etik dhe praktik si pasojė e punės sė OJQ-sė sonė ne Lagjen 29 nė Fushė Kosovė. As kjo mėhallė nuk ka mbledhjen e mbeturinave prej komunės, por ne po bėjmė ēfarė mundemi pėr tė zbatuar parullėn zvogėlo-riciklo-merr pėrgjegjėsi pėr deponi.

Po bėjmė pėrpjekje pėr tė zvogėluar mbeturinat qė gjenerohen prej aktiviteteve qė organizojmė - kemi eliminuar sende siē janė gotat plastike dhe i kemi zėvendėsuar gota qė mund tė ripėrdoren. Ne riciklojmė ēfarė tė mundemi (kemi organizuar, siē mund ta bėni edhe ju, qė dikush tė vijė dhe tė grumbullojė shishet e plastikės sė riciklueshme, aluminin dhe letrat e zyrės. Kapakėt e shisheve tė plastikės shkojnė nė Kosovo Cap Project – siē ėshtė shpallur nė njė kolumne tjetėr kėtu. Po shpresojmė tė bėjmė kompostim sa mė shpejt…).

Por sa i pėrket pėrgjegjėsisė pėr hedhjen e asaj qė ka mbetur? Kur e lėmė atė pjesė bėrlloku pėr ta hedhur jashtė (ku ėshtė “jashtė”) nė qese tė zeza plastike para derės, njeri prej vullnetarėve tanė bujarė ka marrė thasėt dhe i ka djegur nė tokėn e zbraztė pėrballė qendrės sonė. Tymi i keq dhe era e paketave tė jogurtit fryu rreth fėmijėve qė ishin duke luajtur afėr. Si ambientaliste, nuk jam ndjerė aq mirė.
Mirėpo cila ėshtė alternativa?

Nė tė vėrtetė kurdo qė dikush vjen nė qendrėn tonė nė Fushė Kosovė me 4x4 ose tjetėr veturė me hapėsirė tė mjaftueshme, thasėt me mbeturinat tona futen nė gepekėt tanė pėr t’u kthyer nė Prishtinė. Kur vetura u afrohet kontejnerėve afėr ndėrtesave tė komunės, dalim dhe i lamė mbeturinat aty.
S’ka nevojė tė shtoj qė shumica prej banorėve tė Lagjes 29 dhe 70 pėr qind tė fshatrave qė nuk kanė mbledhjen e mbeturinave nuk kanė 4x4 kėshtu qė nuk kanė ēfarė tė bėjnė. Mirėpo njė herė brenda muajit 4x4shat do tė vijnė edhe tek ata, si makina tė KFOR-it (unė do tė preferoja qė komunat t’i ofronin kamionėt e tyre pėr ta bėrė pastrimin mė tė qėndrueshėm) dhe kėshtu mbeturinat e shėmtuara, tė pashėndetshme, zhduken.

Po shpresoj qė 24 maji ishte njė sukses i shkėlqyer. Por tash le tė mendojmė pėr 25 majin dhe pėr tė gjitha ditėt nė vijim; qė Kosova tė pastrohet nė mėnyrė tė qėndrueshme, individėt qytetarė / konsumatorė, institucionet komunale dhe kombėtare duhet tė fillojnė tė punojnė nė qasje zvogėlo - riciklo -  merr pėrgjegjėsi. Tė gjithė mundemi me pėrdorė mė pak ambalazh (sidomos mundemi tė zvogėlojmė atė qė nuk mund tė riciklohet); tė gjithė mund tė gjuajmė mbeturina nė kovė (dhe jo prej dritareve tė kerrit, ose thjeshtė nė rrugė), dhe komunat mund tė organizojnė mbledhjen e mbeturinave.

Por ēka me ba me veprimin e tretė; si mund tė menaxhojmė riciklimin? A doni t’i mbani shishet e plastikės, kanaqet dhe letrėn e bardhė larg prej deponive?

Ka njėmbėdhjetė njerėz prej Fushė Kosovės qė duan t’ju ndihmojnė me kėtė. Ata ishin pėrzgjedhur pėrmes njė procesi shumė tė vėshtirė nė mesin e gjithsej 85 aplikantėve prej komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian nė Fushė Kosovė, pėr tė qenė pjesė e projektit fitimprurės tė The Ideas Partnership-it pėr riciklim, me fonde prej njė granti tė KFOS-it. Tė ardhurat pėr shumė familje nė kėtė komunitet vijnė prej grumbullimit tė mbeturinave tė riciklushme, dhe kėta 85 kryefamiljarė qė kanė aplikuar pajisjen e vetme qė kanė pėr grumbullimin dhe bartjen e lėndėve qė gjejnė nė kantina ėshtė njė karrocė. Nėse banon thellė nė Fushė Kosovė dhe ke vetėm njė karrocė, s’mund tė arrish hapėsirat e pasura me mbeturina nė Prishtinė dhe procesi pėr grumbullimin e lėndėve pėr riciklim u shkon aq shpejt sa edhe ecja me rrotat e dėmtuara tė karrocės.

Prandaj projekti i riciklimit i ka ofruar secilit prej njėmbėdhjetė njerėzve tė pėrzgjedhur njė biēikletė dhe njė rimorkio qė tė mund tė udhėtojnė mė larg qė tė zhvillojnė biznesin e tyre tė riciklimit. Megjithatė, puna e tyre ėshtė e rrezikshme (mendo pėr gjėrat qė i gjen kur  hallakatet kontejneri) dhe pa shumė fitim (pėr shembull, plastika blihet pėr 17 centė njė kilogram, dhe nevojiten shumė shishe plastike pėr tė arritur kėtė sasi), prandaj qėllimi ėshtė tė bėhet mė e lehtė dhe mė efikase - dhe qė gjithashtu t’u ofrohet organizatorėve nė Prishtinė mundėsia qė tė riciklojnė pjesėn mė tė madhe tė mbeturinave tė tyre.

Disa persona nga grupi i ricikluesve tė Fushė Kosovės janė binjakėzuar me njė zyrė nė Prishtinė (njė shkollė, njė kompani, organizatė ndėrkombėtare etj). Nė njė kohė tė caktuar ēdo javė, njė person i caktuar prej projektit tonė vjen me biēikletė dhe prokolicė tė re dhe merr tė gjithė shishet e plastikės, kanaqet dhe letrėn e bardhė tė ndarė pėr riciklim. Ėshtė e lehtė pėr organizatėn dhe pėr kėta burra ėshtė mė mirė se sa tė hallakatin pėrmes pampersave dhe xhamave tė thyer nė kontejnerė derisa kėrkojnė lėndė pėr riciklim.

OJQ-ja The Ideas Partnership ende ka nevojė pėr organizata qė janė tė gatshme tė ofrojnė mbeturina pėr grumbullim dhe riciklim. Nėse mendoni qė ju dhe kolegėt tuaj mund tė ndihmoni kėshtu fazėn e ardhshme tė pastrimit tė Kosovės, ju lutem tė na kontaktoni nė theideaspartnership@gmail.com ose 044 661797. Ta pastrojmė Kosovėn, jo vetėm mė 24 maj por ēdo ditė!

Elizabeth Gowing ėshtė autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, tė botuar vjet. Gjithashtu ajo ėshtė themeluesja e OJQ’sė The Ideas Partnership, tė regjistruar nė Kosovė me punė nė projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn