Për Autostradën Do të Paguhet

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar se autostrada Vërmicë-Merdar do të jetë me pagesë, por taksa nuk do të aplikohet për 38 kilometrat e para, që lëshohen për qarkullim këtë javë.

Lah Nitaj, këshilltar i ministrit Fehmi Mujota ka thënë se aplikimi i pagesës do të bëhet në fazat e ardhshme të ndërtimit, duke filluar nga viti i ardhshëm, transmeton Express.

Ende nuk është vendosur sa do të jetë lartësia e taksës që do të aplikohet. Nitaj ka thënë se ekspertët që ka angazhuar Ministria po shikojnë modelet më të mira në rajon e më gjerë.

Sipas tij, prirja e Qeverisë është që qytetarët të mos ngarkohen me taksa të papërballueshme.

“Me ato para që do të vijnë nga pagesa e taksës, po mendohet që t’i mbulojmë vetëm shpenzimet për mirëmbajtje, pasi mirëmbajtja e autostradës është e kushtueshme”, tha ky zyrtar.