Tejkalimi i Trashëgimisë Ballkanike

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 4 dhjetor. Partia që qeverisi për dy mandate rresht – Hrvatska Demokratska Stranka (HDZ) – nuk i ka punët mirë kësaj radhe. Sondazhet parazgjedhore tregojnë se kjo parti do t’i humbë zgjedhjet.

HDZ’ja ishte partia e Tugjmanit, e cila i fitoi Kroacisë pavarësinë nga Jugoslavia. Kjo pastaj u bë partia e Senaderit, e cila ja solli Kroacisë integrimin në BE (nëse referendumi kalon, Kroacia bëhet anëtare në vitin 2013). Përse pra elektorati është duke e dënuar partinë e cila korri fitore në dy qëllimet kryesore politike, jo vetëm të Kroacisë por të secilit vend tjetër të Ballkanit përendimor?

Tugjmani, si themeluesi i kësaj partie, së bashku me gjeneralët e vet, e fitoi luftën në Kroaci por rrugës u përlye me krime serioze të luftës. Krimet e luftës u bënë çështje e pa-kapërcyeshme në rrugën e Kroacisë drejt BE’së. Pa marrë parasysh përparmin e shpejtë që Kroacia e bënte në plotësimin e kushteve teknike për anëtarësim, BE’ja nuk ishte e gatshme ta pranonte në mesin e vet një shtet i cili nuk merrej seriozisht me krimet e veta të luftës. Kjo e shtyri Kroacinë që të bashkëpunojë më shumë me Gjyqin e Hagës dhe në verë të vitit 2011 t’i dërgojë atje për gjykim dy prej ish-gjeneralëve kryesorë, Gotovinën dhe Markacin.

Por tregimi i krimeve në Kroaci nuk mbaron aty. Gjyqësori nuk është sa duhet i pavarur nga politika – ishte porosia që Komisioni Europian ia dërgonte shpesh kroatëve. Si rezultat, shumë punë u bë në shkëputjen e sistemit të drejtësisë nga politika. Kur u u arrit kjo, para dy viteve, dëshmitë për afera korruptive të politikanëve nisën të shqyrtohen më serozisht dhe me dhjetra politikanë e biznesmenë të fuqishëm u arrestuan. Ndër ta edhe ish-kryeministri (njëkohësisht ish-kryetari i HDZ’së). Pesë aktakuza janë ngitur kundër tij, përfshirë dhjetra miliona euro të keqpërdorura. Si duket, një pjesë e mirë e privatizimit në Kroaci kishte shkuar nëpër duart e tij, duke e nxjerrë atë dhe partinë e tij të pasuruar ilegalisht.

Kështu u ngritën akuza edhe ndaj partisë dhe asetet e tyre u ngrinë me një vendim nga gjykata. Një artikull në ‘Jutarnji List’ para disa ditëve tregonte se si është e mundur që Jadranka Kosor (kryeministrja e Kroacisë dhe udhëheqësja e HDZ’së) dhe zyrtarë të tjerë të lartë partiakë do të detyrohen të marrin kredi bankare për kampanjën e tyre politike dhe për hipotekë do t’i përdorin pronat e tyre private.

Procesi i integrmit në BE duket se hodhi dritë në anën e errët të luftës si dhe në anën e errët të qeversjës, duke e dekonstruktuar në këtë mënyrë mitin për HDZ’në si parti shpëtimtare të Kroacisë. Të zhveshur kështu nga petku i heroizmit, elektorati arriti t’i sheh ata politikanë si njerëz të cilët në një anë kanë bërë shumë për Kroacinë, por në anën tjetër edhe e kanë dëmtuar atë. Si rezultat, kësaj radhe kroatët nuk do t’ia besojnë votën HDZ’së por koalcionit liberal Kukuriku.

Kjo nënkupton njëfarë vetëdjësimi të hatashëm të elektoatit që nuk jemi mësuar ta shohim në Ballkan. Por është duke ndodhur në Kroaci. Kroatët kanë vendosur ta marrin këtë farë punën e herojëve më shtruar. Së pari, ata kanë filluar të pranojnë se sukseset e Kroacisë së këtyre dy dekatave të fundt kanë ardhur si rezultat i punës së përbashkët të shumë partive dhe njerëzve të tjerë jo-partiakë, e jo vetëm HDZ’së. Për shembull, administrata publike, e cila ngërthen në vete shumë njerëz jopartiakë, e ka kryer punën kryesore drejt integrimit në BE duke punuar në harmonizimin e ligjeve nacionale me ato të BE’së. E HDZ’së – edhe pse u tregua udhëheqëse e mire e njëfarë periudhe të sukseseve të mëdha – nuk do t’i falet involvimi në vepra krminale.

Kroacia ka ende shumë probleme të pazgjidhura. Nacionalizmi që ende gjallëron një pjesë të shoqërisë është i frikshëm për një vend ku jetojnë komunitete të ndryshme etnike. Përvec asaj, korrupcioni ende ekziston në sektorin publik edhe privat. Por, megjithëkëtë, Kroacia është definitivisht në rrugë të drejtë.

Kjo jep shpresë se ky farë modernizimi i mardhënieve në mes të shtetit dhe elektoratit do të ndodhë edhe në vendet tjera të Ballkanit. E sidomos në Kosovë. Në fakt, ne nuk kemi rrugëdalje tjetër – herët a vonë ne duhet të kalojmë nëpër njëfarë procesi të pastrmit nga keqqeversja duke kërkuar përgjegjësi nga ata që na qeverisin dhe që na kanë qeversur gjatë tërë dekadës së fundit.

Parita që qeverisë me Kosovën sot, në krye me kryemnistrin Thaçi, për ditë na përkujtonë se ata na e sollën lirinë dhe më vonë pavarësinë (thua se nuk ka luftuar askush tjeter, thua se mjekët e mësuesit e viteve të 90ta nuk kanë ekzstuar, dhe cka është më e rëndësishmja, thua se NATO‘ja dhe perëndimi kanë luajtur rol margjinal në luftën e Kosovës dhe në pavarësinë e Kosovës). Ne elektorati, në zgjedhjet e fundit vendosëm t‘i shpërblejmë ata me mbi 33% të votës sonë. E ata pastaj na shpërblyen neve me vazhdim të keq-qeverisjës, me afera korruptive dhe, mes tjerash, edhe me fjalime boshe për suskseset e mëdha që ata i arritën në Kosovë (hiq më larg se para disa ditëve në parlament).

Unë e mirëpres ditën kur miti rreth PDK‘së do të dekonstruktohet.  Kur elektorati do ta sheh atë si parti të cilës iu dha mundësia për qeverisje disa herë dhe duke e shfrytëzuar atë mundësi ajo nisi disa procese të rëndësishme të shtet-formimit. Por gjithashtu si parti e cila vazhdimisht po na dëshpëron me qeverisjën e saj dhe çka është më e rëndësishmja, me vizionin e cekët për zhvillim ekonomik. Vetëm atëherë mundet kjo parti të reflektojë në punën e saj, të fillojë reformimin e brendshëm dhe (shpresoj) shndërrimin në një parti moderne që do ta ndihmojë zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.