Vetëm Bëja ‘Click’

Një lokacion simpatik qe bie në sy me logon e madhe “click big” dhe vend që lë përshtypje profesionaliteti në kontakt të parë. Gjatë verës jep mundësi për tifozët e “ushqimit të shpejtë” që të hanë me komoditet në terracën e restorantit. Edhe për sezonet tjera, nuk është asi lokali i mbyllur ku të flihet nga errësira. Në fakt, hapësira e madhe dhe e shëndritshme e bën restorantin “click” një konkurrent të fortë për t’u marrë njerëzve me punë kohën edhe ashtu të paktë.

Ofron një meny me shumë opsione dhe njëkohësisht me çmime të volitshme. Prej shërbimeve për kaftjall si pallaqinka me kafe ose çaj 1.50 euro deri në specialitete pule, hamburger, sallata, sendviqë dhe piza të mesme e të mëdha – 3.50 euro.

Pjesa më e promovuar është Click Big Menu, një hamburger  me dy pleskavica, kaçkavall, lakër dhe tranguj turshi, një porcion pomfrit dhe një pije – e tëra 3.50 euro. Porosia vjen e servuar alla-McDonads  që e bën edhe shumë të lehtë për ta marrë me vete.

Hamburgeri me dy pleskavica është mjaft i shijshëm dhe për pak nuk lë vend për pomfrit – por meqë ato copëza patateje janë të pjekura me qejf e të kriposura, thjesht nuk mund të anashkalohen. Pija freskuese shërben për t’ia vënë kapakun: shpejt, mirë dhe freskët.

Click Fast Food
Rruga: Fehmi Agani
Hapur ç’do ditë prej orës 08:00 – 00:00
049 – 580 – 508
http://www.click-food.net