Pas Njohjes

Kryeministri Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi të dialogut politik me Serbinë, para se ky vend ta njohë Kosovë si shtet sovran. 

Ai tha se deklarimet e tij, të bëra së fundi, lidhur me mundësinë e këtij dialogu janë keqinterpretuar.

Kryeministri u shpreh se bisedimet politike nuk janë në tavolinën e Prishtinës, Washingtonit dhe Brukselit.

“Ne do të jemi të përgjegjshëm në obligimin ndërkombëtar që kemi për çështje teknike… Dëshiroj të qartësoj njëherë e përgjithmonë se dialog politik nuk ka, ato kanë qenë keqinterpretime apo keqinformime të ndryshme. Ne do respektojmë obligimet ndërkombëtare dhe dëshiroj që kjo çështje përmbyllet njëherë e përgjithmonë. Dhe mos humbisni kohë fare me këtë çështje”, iu tha Thaçi gazetarëve, gjatë një vizite në Panairin e produkteve bujqësore “Prishtina 2011”.