Policia u apelon shoferëve të kenë kujdes gjatë vozitjes në mot me shi

Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjeteve në mot me shi.

Përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe ato të rrugës është udhëzimi që ka bërë Policia, më 23.04.2024.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, është apeli i Policisë së Kosovës.