Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK'së

Ramush Haradinaj u kthye në Kosovë më 1998 dhe u bë Komandant i Zonës së Dukagjinit në UÇK. 

Tregimet për trimërinë e tij në betejë konsoliduan bazën e autoritetit të tij dhe admirimin e popullit. Pas përfundimit të konfliktit, u bë Zëvendëskomandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, force civile për emergjenca e krijuar nga OKB-ja për absorbimin e ish rebelëve.

Ai themeloi AAK-në në vitin 2000 mirëpo nuk arriti përparim politik deri në zgjedhjet e vitit 2004 kur partia e tij siguroi vendin e dytë dhe ai u bë Kryeministër në koalicion me Partinë e Ibrahim Rugovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës. 

Ai dha dorëheqje pas 100 ditëve në detyrë për t’u dorëzuar në tribunalin për krime të luftës në Hagë.

Vendimi i tij për t’u larguar nga Kosova pa zhurmë dhe thirrjet e tij për qetësi i dhuruan lëvdata nga diplomatë të lartë ndërkombëtarë, duke përfshirë Robin Cook dhe Joe Biden.

Në prill të vitit 2008 ai u shfajësua nga akuzat për torturë, vrasje, përdhunim dhe deportim dhe u kthye në Kosovë me pritje të një heroi.

Gjyqtarët kanë thënë se prokuroria ka dështuar të dëshmojë se ka pasur fushatë të qëllimtë për vrasje dhe dëbime të civilëve serbë nga Kosova, mirëpo prokurorët janë këmbëngulës në ankesat e tyre për kërcënim të dëshmitarëve gjatë rrjedhës së gjykimit.

Prokuroria ka parashtruar ankesë dhe në korrik 2009, ai u kthye në Hagë për rigjykim të pjesshëm në vitin 2010.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 10 Dhjetor 2011.