Dhjetë Shishe Verë në Ditë

Pankreasi zgjerohet, kurse i imi u fry në masën e topit të futbollit amerikan derisa pëlciti. Ky është rrëfimi i rokerit Duff McKagan, themelues edhe i Guns N’ Roses edhe Velvet Revolver, që e prezantoi në një intervistë për emisionin “Hardtalk” të BBC’së.

Ai ishte në moshën tridhjetëvjeçare kur një mik fëmijërie e gjeti në krevatin e tij dhe e dërgoi në emergjencë. “Më bënë një ultrazë… e futën morfinën në organizimin tim dhe dhimbja nuk u largua. Aty e kuptova se isha në telashe të vërtetë”, u shpreh McKagan, i njohur sidomos për bas dhe kitare.

“Një kirurg erdhi dhe tha se duhet ta heqim një pjesë të pankreasit tënd dhe do të bëhësh diabetik ose bie në dializë. Aty i kam thënë vetëm të më vrasin, dhembja ishte aq e madhe dhe morfina nuk funksiononte”, rrëfeu McKagan. “Në atë moment kam parë sa reale (alkooli) është”.

E tëra kishte ndodhur në kohën ylli i rokut po tentonte të ulte dozën e tij ditore. “Pija përafërsisht një galon vodkë në ditë”, tha ai. “Dhe pastaj thash ta ndryshojë të paktën në verë …dhjetë shihe verë në ditë”.

Ishte koha e Guns ‘n Roses.

McKagan po kërkonte mjekim për sulmet panikut që i kishte pasur që nga mosha e hershme.

“Qasja ime ishte do të ballafaqohem me sulmet panikut pas disa muajve kur kam kohë, ndërsa bendi vetëm merrte shpejtësi më të vrullshme”, tregoi ai. “Unë e kuptova se jeta  ngarkohet dhe rrallëherë ke kohë. Po merresha me mjekim të vetvetes dhe zbulova se alkooli e zbutë këtë sulm paniku dhe këtë e zbulova mjaft herët…”.