Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person dyshohet se ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur. 

Ngjarja është shënuar në Podujevë ndërsa rasti është iniciuar më 19.04.2024. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar rreth orës 16:30. 

Në lidhje me këtë rast pas arrestimit e intervistimit të të dyshuarit është njoftuar edhe prokurori kujdestar ndërsa me vendim të të njëjtit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti është iniciuar si bashkëjetesë jashtmartesore me personin nën 16 vjeç.