Foto nga takimi i datës 23.04.2024 në mes të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj me Ambasadorin Britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves. Foto | Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale pranoi nga Ambasada britanike pajisje për video-incizimin

Prokuroria Speciale ka pranuar donacion nga Ambasada e Britanisë në Prishtinë pajisje për video-incizimin e intervistimit të të pandehurve.

Dorëzimin i këtyre pajisjeve është bërë në takimin në mes të  kryeprokurorit të kësaj prokurorie Blerim Isufaj dhe ambasadorit Jonathan Hargreaves i zhvilluar më datë 23.04.2024.

Pajisjet për video-incizimin e intervistimit të të pandehurve, donacion i Ambasadës britanike për Prokurorinë Speciale të Kosovës – Foto: Prokuroria Speciale e Kosovës

Sipas komunikatës, kryeprokurori Isufaj e ka falëndereruar ambasadorin Jonathan Hargreaves, për vizitën e tij në Prokurorinë Speciale, duke theksuar se prania e tij në këtë institucion është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes për Prokurorinë Speciale dhe për më tepër mbështetje për të luftuar krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Sipas njoftimit, Ambasadori Hargreaves, ka shprehur mbështetjen e tij për kryeprokurorin Isufaj, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke potencuar gatishmërinë e Ambasadës Britanike për organizimin e trajnimeve për prokurorë dhe staf mbështetës, me qëllim të zbatimit të reformave ligjore dhe institucionale.