Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga Karabinierët për kontrollimin e turmave

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marr trajnim nga Karabinierët italianë.

Trajnimi që morën kosovarët nga italianë ishte për kontrollimin e turmave.

FSK njoftoi se trajnimi ishte teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizimin e formacioneve të operimit në mjedise dhe situata të ndryshme.

Në njoftim tutje thuhet se pjesëtarët e trajnimit u sfiduan në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja për ngritjen e gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së”- thuhet mes tjerash në komunikatën e FSK-së të datës 18.04.2024.