Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit për dhunim të së miturës në Ferizaj

Gjykata e Ferzajit ka caktuar paraburgimin prej një muaji për të dyshuarin I.R., i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars 2024 e ka detyruar të miturën nën moshën 14-vjeçare të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

Këtë vepër penale ai dyshohet se e kreu duke qenë shofer i autobusit, dhe se e kishte ndalur të miturën në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe e kishte keqpërdorur seksualisht.

Tutje, sipas prokurorisë në kohë të pacaktuar në disa raste i dyshuari e kishte dërguar tek një motel në Ferizaj dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.

“Fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizajdhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.” – përshkruhet në njoftimin e prokurorisë.

Masa e paraburgimit e caktuar nga gjykata është për 30 ditë sipas kërkesës së Prokurorisë, nga gjyqtarja Fitore Daci.