Përgatiten për Tensione në Kosovë

Trajnimet për forcat e SHBA’së që përgatiten t’i bashkohen KFOR’it në Kosovë kanë ndryshuar nga përkushtimi për “një ambient të qetë” në “kontroll masash, barrikadash dhe tensionimeve të mëdha”.

“Më herët në trajnimin tonë, fokusi ishte më shumë në një ambient të qetë dhe stabil në Kosovë”, ka thënë koloneli Jeffrey Liethen, komandant për forcat amerikane në KFOR, në një komunikatë për shtyp lëshuar nga armata amerikane.

“Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, ka thënë ai. “Është shumë e qartë se programi i trajnimit këtu në Hohenfels është përshtatur në përputhje me atë që aktualisht po ndodhë në Kosovë kështu që kjo sigurisht se do të ndihmojë në kryerjen e misionit tonë”.

Kontrolli i masave, barrikadat dhe tensionimet e mëdha janë tash në qendër të trajnimit të Armatës së SHBA’së në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët Multinacional në Hohenfels, Gjermani. Planifikues të specializuar dhe kontrollues të vëzhgimit e kanë bërë atë prioritetin kryesor për të siguruar që ushtarët janë të gatshëm të përballen me situatën, sipas komunikatës.

“Kemi dërguar disa zyrtarë përgjegjës nga ekipe të ndryshime në Kosovë për të vëzhguar më të rejat (taktikat, teknikat dhe procedurat) dhe për të kuptuar ambientin operativ atje”, ka thënë kapiteni John Denney.

Ky informacion i është dhënë atyre që shkruajnë skenarë dhe zhvillojnë ngjarje ashtu që ushtarët sfidohen me to gjatë trajnimit, ka thënë Denney.

Gjithashtu shpresohet se aftësitë nga zonat e luftës, si nga Afganistani dhe Iraku, mund të përdoren.

“Çka po shpresojmë të bëjmë është të marrim përvojën që këta ushtarë veç e kanë nga Iraku dhe Afganistani”, ka thënë Denney. “Ne i përdorim këto gjëra bazike që ata i kanë përdorë dhe e vendosim një veçori të Kosovës respektivisht me zbarkimin që ata do të shohin këtu së shpejti”.

Transferi i autoritetit te trupat e reja amerikane të KFOR’it është paraparë të bëhet në Dhjetor.