Jackson u Vra nga Pakujdesia

Mjeku e bëri. Një sagë që filloi me vdekjen e papritur të Michael Jackson, rreth dy vjet e gjysmë më parë, përfundoi dje pasdite në gjykatën e Los Angeles-it, kur mjeku personal i këngëtarit, Dr Conrad Murray, u shpall fajtor për vrasjen e tij.

Jurisë i mori pak më shumë se tetë orë për ta shpallur Murray-n fajtor për vrasje pa dashje, një krim i cili e lë të përballet me burgim deri në katër vjet. Juria vendosi që mjeku me pakujdesi i dha pacientit 50-vjeçar një koktej të rrezikshëm të  ilaçeve me recetë, duke përfshirë propofol, mjet anestezik i fuqishëm, që eventualisht e vrau atë.

Murray qëndronte pa emocione në karrige kur vendimi u lexua, ndërsa dukej i mërzitur, por jo i befasuar. Ai menjëherë u mbajt në arrest nga gjykatësi Michael Pastor, i cili refuzoi lirimin me kusht. I lidhur me pranga, ai u drejtua nga gjykata nga oficerët e policisë për të përshëndetur të dashurën dhe nënën e tij, të cilët i thanë “të dua”, kur ai u largua.

“Ky ishte një krim ku rezultati përfundimtar ishte vdekja e një qenieje njerëzore,” vuri në dukje Pastor, i cili tha se “sjellja e papërgjegjshme e mjekut paraqet një demonstrim të një rreziku për sigurinë e publikut”.

“Dr Murray ka qenë i dënuar për një krim. Juria e gjykuan atë fajtor pa asnjë dyshim, dhe e bënë këtë në mënyrë unanime”, shtoi ai.

Për habinë e disa vëzhguesve, avokatët e Murray-t treguan se ai nuk dëshiron të apelojë, dhe se dëshiron të kthehet në gjykatë më 29 nëntor për të dëgjuar dënimin. Sikurse dhe për burgimin, pothuajse është e sigurt se ai do të humbasë licencën mjekësore.

Disa anëtarë të familjes Jackson ishin në gjykatë, duke përfshirë të dy prindërit e tij, Joe dhe Katherine, dhe vëllezërit e motrat e tij Jermaine, Randy dhe LaToya. Jashtë, një turmë e vogël brohorisnin e valëvitnin pankarta duke thënë: “Conrad Murray, digju në ferr”.

Gjatë procesit gjyqësor 6-javor, gjatë të cilit u dëgjuan 49 dëshmitarë, prokuroria me sukses e paraqiti Murray-in si një person lakmitar dhe të paaftë, i cili pranoi një pagë prej 150.000 $ në muaj (£ 93,000) për të ushqyer varësinë e Jackson-it për ilaçet e tij të përshkruara.

Ai i dha propofol këngëtarit, një anestetik i cili kurrë nuk duhet të përdoret jashtë mjedisit të spitalit dhe pastaj nuk e monitoroi atë siç duhet. Kur pacienti i tij ishte duke vdekur, ai nuk i thirri shërbimet emergjente për 20 minuta dhe dështoi me përpjekjet e tij për ta ringjallur atë, si dhe i gënjeu mjekët e ndihmës së shpejtë për barnat në sistemin e tij.

Gjyqi pasqyroi një pikëpamje të kthjellet për botën e Jackson-it, i cili ishte thellë në borxhe dhe, pavarësisht nga gjendja e tij e dobët, kishte rënë dakord të nisë prova me një orar tejet të ngarkuar për atë që ai shpresonte se do të jetë një seri koncertesh fitimprurëse.

Në një moment tronditës, gjykatës u shfaq një fotografi të kufomës së tij në një karrocë në spital, dhe fotografitë e dhomës së tij të gjumit, ku ai vdiq, e cila ishte mbushur me vegla mjekësore.

Ata gjithashtu dëgjuan një incizim kasete ku dëgjohej Jackson-i i droguar, duke biseduar me Murray-n, disa javë para vdekjes.

Dëshmitarët që kërkonin të dëshmonin për vështirësitë financiare dhe varësinë ndaj barnave u ndaluan nga gjykatësi Michael Pastor. Ai kufizoi kohën e marrjes së provave, duke u kufizuar vetëm në ditët që lidhen me vdekjen e këngëtarit, më 25 qershor 2009.

Mbrojta u dëmtua edhe nga një intervistë e Murray-t dhënë policisë, gjatë të cilës ai kishte thënë se i kishte dhënë Jackson-it një dozë të vogël propofol. Ky pranim e detyroi Murray-n që të mundohet të argumentojë, por pa sukses, që dozat e mëdha – fatale, ishin marrë nga vetë këngëtari. (The Independent)