Peppermint Club

Lokacioni i ri nuk është as i madh e as i vogël, andaj kjo gjë e bën atë vendin e përkryer për ata që duan të shoqërohen por që duan të kenë pak privatësi.

Pjesa e brendshme është e rregulluar në atë mënyrë që të japë një ndjenjë rehatie si dhe jep ndjenjën e magjepsjes, gjë që do t’i bëjë vizitorët të ndjehen me klas.

Diskoteka ka dy banakë të mëdhenj, disa ulëse të vendosura në njërën anë të banakut dhe kauçë në anën tjetër, përballë podiumit dhe DJ-it.

Podiumi i vallëzimit është mjaft i hapur që njerëzit të bëjnë lëvizjet e tyre të preferuara, gjersa dëgjojnë muzikë.
Peppermint Club ka po ashtu staf miqësor dhe të kudjesshëm, duke u bërë të ndjeheni si në shtëpi gjersa ofron shërbim profesional gjatë tërë natës.

Lokali do të jetë i hapur katër herë në javë, të hënave, të mërkureve, të premteve dhe shtuneve, si dhe varësisht nga kërkesat private,  mund të rezervohet edhe në ditë tjera.

Peppermint zakonisht tërheq klientët mosha e të cilëve sillet nga mesi i njëzetave deri tek fundi i të tridhjetave.
Për të kënaqur klientët e vet, diskoteka luan muzikë të zhanrit të ndryshëm në ditët e caktuara.

Të hënave, organizon muzikë live me bende të njohura vendore dhe artistë, ndërsa që gjatë vikendeve mund të hasni në llojllojshmëri muzikore nga hiphop e RnB e deri tek Electro, Tekno-House, të cilën e luajnë DJ dhe artistë vendorë e rajonalë.
Ajo u hap zyrtarisht natën e kaluar, kështuqë lëshojani një sy a është akoma vendi më i freskët në qytet.

Për më shumë informata apo rezervime:

[email protected]
http://www.peppermint-ks.com
Mobil: +377 45 343-343 / +377 44 234 367
Pallati I Rinisë Dhe Sporteve / Prishtine